Zoti është trari i të gjitha përpjekjeve tona
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
trari i shtepise trari i ures

Nëse bëheni të Zotit, dijeni se Zoti është juaji. Ju do të jeni në gjumë, kurse Zoti i Madhërishëm për ju do të rrijë zgjuar. Ju do të jeni të shkujdesur nga armiku, kurse Zoti do ta vëzhgojë atë dhe do ta shpartallojë planin e tij. Ju ende nuk e dini se çfarë forcash ka Zoti juaj, sepse po ta dinit, nuk do t’ju vinte asnjë ditë e tillë që të brengoseshit kaq shumë për botën. Një njeri që zotëron një thesar, vallë, a mund të qajë dhe a mund të pikëllohet e të shkatërrohet kur humb vetëm një qindarkë. Po të ishit në dijeni të thesarit që Zoti juaj ju vjen në ndihmë për çdo nevojë, pse do të bëheshit kaq të vdekur për botën?! Zoti është një thesar i bukur, çmojeni Atë, sepse Ai është Ndihmësi në çdo hap tuajin. Pa Atë ju jeni asgjë dhe as planet dhe mjetet tuaja nuk mund të bëjnë ndonjë gjë.

Mos i ndiqni popujt e tjerë, që ranë përmbys vetëm mbi mjetet. Porsi gjarpri që lëpin dheun, edhe ata lëpinë “dheun” e mjeteve materiale. Porsi hutat dhe qentë që hanë ngordhësirën, edhe ata kanë kafshuar ngordhësirën. Ata i janë larguar shumë Zotit, adhuruan njerëz, hëngrën derrin, pinë alkoolin si ujë dhe tej mase varën shpresat vetëm te mjetet, duke mos i kërkuar fuqi Zotit dhe kështu, ata kanë vdekur dhe shpirti qiellor u është larguar në atë mënyrë, sikur pëllumbi kur braktis folenë e vet. Ata kanë lebrozën e adhurimit të botës, e cila ua hëngri të gjitha organet e tyre të brendshme. Andaj, kini frikë nga kjo lebrozë.

Unë nuk ju ndaloj të përdorni mjetet deri në masën e nevojshme, por ju ndaloj të kërkoni vetëm mjetet, siç i kërkojnë popujt e tjerë, duke e harruar Zotin, pra pikërisht Atë që u mundëson mjetet. Po të keni sy, do ta shikoni se vetëm Zoti ekziston dhe gjithçka është asgjë. Ju as nuk mund të zgjasni dorën dhe as nuk mund ta mblidhni atë, përveçse me lejen e Tij. Një “i vdekur” tallet me Të, por për të do të ishte më mirë të vdiste sesa të tallej në këtë mënyrë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp