Paqja e paarritshme?! Pse duhet të kthehemi te Zoti?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
paqja zoti

Jemi përpjekur sipas mënyrës sonë. I kemi arsyetuar veprimet tona. Megjithatë paqja na mungon akoma. Paqe nuk do të thotë të mos kesh probleme, por që Zoti të jetë prezent në jetët tona. Ligësia në shpirt ka shkaktuar shkatërrimin e moralit dhe humbje të etikës, ku ne si shoqëri që kemi pranuar edhe sjelljen më të keqe si normë, nuk arrijmë të kuptojmë se në çfarë mase na ka mposhtur e keqja. Ne krijojmë ligje që janë në kundërshtim me ligjet Hyjnore. Ne po luftojmë me Perëndinë dhe po përballemi me pasojat.

Njerëzit e mirë e reflektojnë këtë mirësi të Zotit. Nëse ulet forca pozitive e së mirës te njeriu, fillon të zërë vend e keqja. E keqja nuk largohet vetëm me fjalë. Në fakt vetëm se dekompozohet. E keqja mund të tejkalohet vetëm me mirësi dhe besim. Nderi dhe fisnikëria mund të tregohen vetëm duke jetuar dhe vepruar me drejtësi dhe pastërti.  Prandaj, sido që të jenë rrethanat, ne duhet të qëndrojmë drejt së vërtetës, ndershmërisë dhe të veprojmë me drejtësi.

Gjatë një fjalimi  në vitin 1863, Abraham Linkoln u shpreh:

“…E kemi harruar Zotin. Kemi harruar dorën e mëshirshme që na ruajti në paqe … dhe kemi imagjinuar më kot, të tradhtuar nga zemra, se të gjitha bekimet na vinin nga mençuria dhe virtyti i lartë yni. Të intoksikuar nga suksesi i vazhdueshëm, jemi bërë shumë vanitoz sa për të ndier domosdoshmërinë e shëlbimit dhe ruajtjes së hirit, shumë krenarë sa për t’iu lutur Zotit që na solli në jetë.”

Fjalë të ndiera që vlejnë edhe sot.

Hipokrizia, intoleranca dhe ekstremizmi që vërejmë këtu dhe në mbarë botën mund të ndëshkohen lehtësisht. Por, për t’i  parandaluar ato që në rrënjë duhet të bëhen shumë përpjekje me vetë-reformim dhe revolucione të shumta. Kjo tragjedi mund të rezultojë për mirë. Ajo mund të çojë në një katarsis të mënyrave tona të dyshimta dhe të liga. Mund të jetë një katarsis dhe pastrim i shpirtrave tanë. Me kalimin e kohës, mund të  lindë një popull që jeton jetën me lutje, dashuri dhe dhembshuri.

Sipas një tradite të lashtë, Zoti e mbron njerëzimin pavarësisht nga shkeljet e shumta, sepse në çdo kohë ekzistojnë dhjetë njerëz të drejtë, të cilët shpengojnë njerëzimin me veprat e tyre të mira. Ky shëlbim mund të mos jetë i përhershëm.

E kemi të gjithë për detyrë, muslimanë dhe jo-muslimanë, arabë dhe jo-arabë, që të lëmë pas ndjenjat dhe të mos luajmë lojëra të dyfishta. Bota është shumë e vogël, urtësia jonë e kufizuar, koha shumë e shkurtër sa për ta harxhuar edhe më shumë duke u përpjekur të fitojmë në kurriz të njerëzve të tjerë. Lufta nuk vendos kush ka të drejtë, por vetëm kush mbetet.  Deri sa të pranojmë se të gjithë njerëzit kanë të drejta të njëjta dhe se ka drejtësi, dinjitet, barazi dhe respekt për të gjithë, nuk do të ketë paqe.

Udhëheqja ka rëndësi. Ne kemi nevojë për udhëheqës për t’u marrë shembull dhe të cilët me ndershmëri, integritet dhe moral të lartë kontrollojnë ngjarjen dhe sfidojnë tendencën vetë-shkatërruese dhe dehumanizuese të shoqërisë sonë globale, duke folur me zë të lartë, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke theksuar që të jemi të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve tona; dhe se dashuria dhe frika ndaj Zotit përbëjnë gjithë urtësinë.

Kjo duhet të jetë baza e vërtetë e të gjitha veprimeve tona. E keqja do të kapërcehet vetëm me lutje të vazhdueshme, kthim pas, drejtësi, dhembshuri dhe dashuri. Profeti i Islamit e ringjalli botën përmes lutjeve dhe faljes në errësirën e natës.

Nëse ekziston një farë shprese për civilizim, që një bashkësi njerëzish frymëzues, fisnikë dhe të dobishëm të dalin nga kakofonia aktuale e grindjeve, shkatërrimit, nihilizmit dhe fanatizmit, të gjithë ne duhet të kthehemi te Zoti dhe të ndryshojmë. Kalifi dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, një njeri i Zotit në tokë, na bën thirrje të gjithëve të jemi pranë Zotit, të lutemi, të duam dhe të tregojmë dhembshuri. Le të ndjekim zërin që na thërret në emër të Zotit. Le të kthehemi te Zoti.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp