Lideri musliman i bën thirrje medies për përgjegjshmëri në luftën kundër ekstremizmit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lideri musliman i bën thirrje medies për përgjegjshmëri në luftën kundër ekstremizmit

Hazret Mirza Masur Ahmedi tha: Media duhet të nënvizojë mësimet paqësore të Islamit që praktikohen nga shumica e muslimanëve

Më 19 mars 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesor me rastin e Simpoziumit 13-të Kombëtar të Paqes, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia i Anglisë.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-002Eventi u zhvillua në xhaminë Bejtul Futuh të Londrës me një audiencë prej 900 vetash, që vinin nga 26 shtete, duke përfshirë mbi 500 miq jo-ahmedianë, ndër të cilët edhe ministra dhe ambasadorë shtetesh, deputetë të të dyja Dhomave të Parlamentit të Anglisë dhe shumë personalitete të shquara të fushave të ndryshme.

Shenjtëria e tij gjithashtu i dha Znj. Hadeel Qassim ‘Çmimin e Xhematit Musliman Ahmedia për Promovimin e Paqes’, duke njohur përpjekjet e saj personale e të jashtëzakonshme për të lehtësuar vuajtjet e mijëra fëmijëve refugjatë të mbyllur në kampet e rrezikshme e të papërkrahura në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij, Shenjtëria e tij foli për nevojën themelore për të pasur drejtësi dhe barazi në të gjitha nivelet e shoqërisë, në mënyrë që të vendoset paqe reale dhe afatgjatë.

Ai i bëri thirrje medies që të përdorë influencën e saj

“si një forcë për të mirën dhe si një forcë për paqen”,

duke përhapur veprimtaritë pozitive të shumicës së muslimanëve të mbarë botës dhe duke kundërshtuar

“pakicën e vogël”,

e cila ndërmerr mizoritë në masë në emër të Islamit, në mënyrë të gabuar.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-003Shenjtëria e tij gjithashtu tha se Islami nuk ka pasur asnjë ndëshkim për apostazinë dhe se Kurani i Shenjtë është flamurtar për lirinë fetare universale. Shenjtëria e tij përsëriti nevojën për të ndërprerë linjat e furnizimit dhe të financimit ndaj të gjitha grupeve terroriste dhe ekstremiste në të gjithë botën.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar pak para Simpoziumit, Shenjtëria e tij tregoi mendimin e tij që Mbretëria e Bashkuar duhet të mbetet pjesë e Bashkimit Evropian.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi nisi fjalën e tij duke thënë se terrorizmi dhe ekstremizmi i ditëve tona kanë përhapur një frikë rreth Islamit.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-004Ai tha:

“Ky event po zhvillohet në një kohë kur frika ndaj Islamit është në rritje, për shkak të veprimeve të frikshme dhe të pamëshirshme të grupeve terroriste, siç është ISISi. Për shembull, në nëntorin e kaluar, bota dëshmoi me frikë sulmet terroriste që ndodhën në Paris dhe përveç saj, ka pasur sulme kamikaze në vende të ndryshme, në mënyrë të herëpashershme”. 

Megjithatë, Shenjtëria e tij e bëri të qartë që Islami i vërtetë është një fe e paqes dhe se aktet brutale që bëhen nga disa grupe të ashtuquajtura muslimane, në asnjë mënyrë nuk lejohen nga Islami.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Që në kapitullin e parë të Kuranit të Shenjtë, thuhet se Allahu i Madhërishëm është ‘Furnizuesi dhe Mbajtësi i të gjitha botëve. Ai është i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëbërës’. Kështu që, kur Allahu i Madhërishëm është Furnizuesi dhe Mbajtësi i të gjithë njerëzve dhe është edhe i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëbërës, si mund të dojë Ai që besimtarët e Tij të jenë të pamëshirshëm, vrastarë dhe dëmsjellës në çfarëdo mënyre ndaj krijesave të Tij?! Pa dyshim, përgjigjja është: Nuk është e mundur”.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-005Shenjtëria e tij tha se aty ku mizoria dhe padrejtësia mbizotërojnë, Islami na mëson dy metoda për të sjellë paqe dhe reformë.

Ai tha:

“Është shumë më mirë në qoftë se paqja mund të arrihet përmes dialogut të ndërsjellë, negociatave dhe diplomacisë. Megjithatë, kur kjo nuk sjell rezultat, vetëm atëherë mund të ushtrohet forca për të ndaluar keqbërjen me synimin që të vendoset paqja e qëndrueshme”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Filozofia që qëndron pas dënimit në Islam është shumë largpamëse dhe unike … Dënimi dhe sanksionet janë lejuar jo si mjet për t’u hakmarrë ose për të ndëshkuar, por qëllimi i tyre është vetëm reforma, rehabilitimi dhe përmirësimi”.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-006Duke iu përgjigjur një akuze të rëndomtë që i bëhet Islamit, Shenjtëria e tij tha se Islami nuk ka pasur asnjë ndëshkim për apostazi dhe se liria fetare universale ishte një ndër parimet bazë të tij.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Islami ka parimet universale për lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Feja është dhe gjithmonë do të jetë një çështje e zemrës, andaj, asnjëherë nuk duhet të ketë imponim në të”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

“Nëse një musliman vendos të heqë dorë nga Islami, sipas mësimeve të Kuranit, ai ose ajo ka të drejtë të bëjë një gjë të tillë. Asnjë qeveri, grup apo individ nuk ka të drejtë ta ndëshkojë atë apo të marrë masat kundër tij/saj në ndonjë formë. Prandaj, akuza që Islami mandaton dënimin e apostazisë është tërësisht e padrejtë dhe e pabazë”.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-007Duke i bërë thirrje medies që të përdorë influencën e saj si një forcë për të mirën dhe të veprojë me përgjegjshmëri, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Nuk ka dyshim që media luan një rol të madh në ndikimin e opinionit publik dhe për këtë arsye, ajo duhet ta përdorë këtë forcë me përgjegjshmëri, si një forcë për të mirën dhe si një forcë për paqen. Ajo duhet t’i tregojë botës se çfarë përfaqëson Islami i vërtetë, në vend që të fokusojë aktet e pamëshirshme të një pakice shumë të vogël”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Propaganda është oksigjeni që po mban shumicën e grupeve terroriste dhe ekstremiste”.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-008Shenjtëria e tij tha se media nuk ka humbur asnjë kohë për t’i lidhur me Islamin aktet brutale të bëra nga të ashtuquajturit muslimanë, kurse ka injoruar zërat e atyre të cilët me gjithë zell përpiqen të përhapin mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në një kohë konflikti botëror, nuk duhet të harrojmë parimin themelor, i cili është që duhet t’i shuajmë të gjitha format e së keqes dhe t’i vërtetojmë të gjitha format e mirësisë dhe humanizmit. Në këtë mënyrë, e keqja nuk do të përhapet shumë, kurse virtyti dhe paqja do të përhapen gjerësisht dhe do të zbukurojnë shoqërinë tonë”.

Duke folur rreth luftës që po vijon në Siri, Shenjtëria e tij tha se Perëndimi duhet të jetë

“e gatshme për të hapur kanalet e komunikimit”

me qeverinë siriane, për t’ia lehtësuar popullit sirian gjendjen e vështirë e të pashpresë.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-009Shenjtëria e tij tha se qeveritë e botës ose organizatat ndërkombëtare duhet t’i japin përparësi paqes mbi dëshirën e tyre për ta ndërruar regjimin. Ai tha se ata duhet të marrin mësim nga shembujt tragjikë të Irakut dhe të Libisë, ku të dyja shtetet vijojnë të jenë të mbërthyera në konflikte dhe mungesën e ligjit që kur janë eliminuar forcërisht liderët e tyre të vjetër.

Duke dhënë alarmin që ekziston një rrezik real i një lufte tjetër botërore, Shenjtëria e tij gjithashtu tha se ka ende kohë për ta parandaluar një katastrofë të tillë, nëse të gjitha palët do të dëshirojnë të veprojnë me drejtësi dhe do të lënë anash interesat e tyre vetjake.

Shenjtëria e tij kritikoi dështimin e vijueshëm në ndërprerjen e linjave financiare të grupeve terroriste dhe faktin që disa shtete të fuqishme, që pretendojnë të punojnë për paqe, eksportojnë armët në Lindjen e Mesme, gjë e cila i fryn zjarrit të luftës që po bëhet në Siri, Irak dhe Jemen.

Në lidhje me tregtinë e naftës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Kur vjen koha për të siguruar naftën, morali kërcen nga dritarja”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

“Pretendohet që po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të asgjësuar terrorizmin dhe ekstremizmin, por faktet nuk e mbështesin këtë pretendim”.

Duke përmbyllur fjalën e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Lutem që të gjithë ne të luajmë rolin që na takon për ta ndihmuar kauzën e humanizmit dhe lutem që paqja e vërtetë, e bazuar në drejtësi, të vendoset në të gjitha pjesët e botës”.

Përpara se të mbahej fjalimi kryesor, personalitete të ndryshme të shquara folën për rëndësinë e paqes dhe për gjendjen kritike në të cilën ndodhet bota sot.

Z. Rafik Hajat (Rafiq Hayat), President i Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia fokuson arsimin, punët humanitare dhe xhihadin e përmirësimit vetjak dhe të përhapjes së paqes”.

Z. Siobhain McDonagh, deputet dhe kryetar i ‘All Party Parliamentary Group for the Ahmadiyya Muslim Community’ tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia kontribuon fuqishëm këtë vend dhe besimi juaj në paqe dhe tolerancën fetare është një shembull për të gjithë ne, siç mund të prisnim nga një komunitet si ju, motoja e të cilit është ‘dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd’”.

2016-03-19-UK-Peace-Symposium-010Z. Zac Goldsmith, deputet dhe kandidat për Kryetarin e Bashkisë së Londrës, tha:

“Për më shumë se një shekull, Xhemati Musliman Ahmedia po qëndron kundër urrejtjes, por ju jeni përballur me të me dhembshuri, dashuri dhe ndihmë praktike për të sjellë komunitetet bashkë”.

Lord Tarik Ahmed (Tariq Ahmad) i Wimbledon-it, Minister për luftën kundër ekstremizmit tha:

“Në luftën kundër ekstremizmit, nuk ka shembull më të mirë sesa Xhemati Musliman Ahmedia që punon nën udhëheqjen hyjnore dhe frymëzuese të Shenjtërisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed”.

Znj. Justine Greening, deputete dhe Sekretare e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar, tha:

“Dua të them vetëm se sa krenare jam duke përfaqësuar Xhematin Musliman Ahmedia si një deputete lokale dhe, gjithashtu, dua të them se duke punuar më gjerësisht brenda qeverisë, për mua është një privilegj të punoj bashkë me organizatën ‘Humanity First’ dhe të shoh sesi Organizata Rinore e Xhematit Musliman Ahmedia mbledh fondet”.

Edhe para, edha pas ceremonisë, Shenjtëria e tij takoi personalisht me personalitete të ndryshme dhe miq të ftuar dhe, gjithashtu, mbajti një konferencë për shtyp me përfaqësuesit e medies.
2016-03-19-UK-Peace-Symposium-011

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp