“Nëse duam paqen, duhet t’i vlerësojmë të tjerët e t’u japim përparësi të drejtave të tyre” – Kalifi

Më 11 maj 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed u intervistua nga gazeta suedeze “Sydsvenskan” në xhaminë “Mahmud” në Malmo të Suedisë
Kur u pyet në lidhje me xhaminë e sapondërtuar, të quajtur “Mahmud”, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:
“Kur kam qenë herën e kaluar (në vitin 2005) këtu ishte një fushë e madhe dhe tani kemi ndërtuar një xhami të bukur në të. Sa herë që arrijmë të ndërtojmë një xhami të re, emocionohem sepse gëzojmë edhe një vend, i cili na bashkon dhe në bën të mundur të përulemi para Zotit të Madhërishëm”.
Gazetari e pyeti për shqetësimet e tij në lidhje me paqen dhe sigurinë botërore dhe ai iu përgjigj:
“Nëse duam paqen, duhet t’i vlerësojmë të tjerët e t’u japim përparësi të drejtave të tyre, në vend që të kërkojmë të drejtat tona. Ky është çelësi i paqes, që i jep fund konflikteve të botës”.
Ai u pyet nëse e ka takuar Papa Françeskun. Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:
“Nuk e kam takuar deri më tani, por kam pëlqyer dhe përgëzuar shumë gjëra që ai ka thënë që nga koha kur është zgjedhur”.