Xhemati Musliman Ahmedia dënon sulmet terroriste të Stambollit

Xhemati Musliman Ahmedia i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta popullit të Turqisë dhe të gjithë atyre që u prekën nga sulmet në Aeroportin e Stambollit.
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia thotë:
“Sulmet e tilla të neveritshme dhe krejtësisht johumane, duhen dënuar në mënyrën më të ashpër të mundshme”.
Islami në asnjë rrethanë nuk lejon asnjë lloj terrorizmi apo vrasje ndaj njerëzve të pafajshëm. Komplotistët e kësaj makabre kushdo qofshin, duhen sjellë përpara drejtësisë dhe të dënohen ashpërsisht.
Sulmet e tilla në muajin e Ramazanit, në muajin e mëshirës, janë shenjë e burracakërisë së armikut, njëherësh, e moslidhjes së tij në asnjë aspekt me fenë Islame, fenë e mëshirës.