Deklarata e Xhematit Musliman Ahmedia për sulmin mbi kishën në Francë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Deklarata e Xhematit Musliman Ahmedia për sulmin mbi kishën në Francë

deklarata

Të gjithë anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia në mbarë botën janë tronditur nga vrasja e Atë Jacques Hamelit në një kishë të Francës.

Xhemati Musliman Ahmedia e konsideron këtë si një akt të shëmtuar e të ligë, që në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

Mësimet e Kuranit të Shenjtë dhe të Profetit Muhammed s.a.v.s. janë të paqes, tolerancës dhe të dashurisë ndaj njerëzimit.

Kurani Famëlartë thotë:

“ai që vret një të pafajshëm, është njësoj sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin!” (Kurani 5:33)

Gjatë gjithë jetës së tij, Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. dënoi luftën, dhunën dhe padrejtësinë, në cilëndo formë qofshin ato. Ai porositi rreptësishtë pasuesit e tij që edhe nëse juve ju imponohet një luftë mbrojtëse, nuk keni të drejtë të sulmoni asnjë lider fetar, asnjë faltore dhe njerëzit e thjeshtë si të moshuarit, gratë dhe fëmijët.

Sot, asnjë shtet apo grup ka shpallur luftë kundër Islamit. Muslimanët jetojnë lirisht këtu në Perëndim dhe kanë mundësi të praktikojnë fenë e tyre dhe për këtë liri muslimanët duhet të jenë mirënjohës. Ndaj, urrejtja që shfaqin terroristët dhe ekstremistët është tërësisht e pabazë. Terroristët dhe ekstremistët e tillë nuk po e mbrojnë Islamin, por përkundrazi, po shërbejnë vetëm për ta njollosur dhe për ta diskredituar në emër të tij dhe në emër të mësimeve të tij.

Xhemati Musliman Ahmedia i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së At Jacques Hamelit dhe të gjithë atyre që janë prekur.

Ne gjithashtu i shprehim solidaritetin tonë Papa Françeskut, Kishës Katolike Romake dhe popullit francez. Ndajmë dhimbjen dhe zemëratën e tyre.

Lutemi për paqen në botë dhe për një fund të të gjitha formave të terrorizmit, të ekstremizmit dhe të urrejtjes.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp