Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia dënon sulmin e bërë në Zelandën e Re
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia dënon sulmin e bërë në Zelandën e Re

Zelanda e Re

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka dënuar ashpër sulmin terrorist që u bë më parë në Zelandën e Re.

paqja globale lufta boteroreDuke folur nga Londra, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në emër të Xhematit Musliman Ahmedia në mbarë botën, shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi terrorist barbar që ka ndodhur në Christchurch.

“Sulme të tilla të ashpra dhe krejtësisht çnjerëzore duhet të dënohen në termat më të forta. Është një tragjedi e rëndë që dhjetëra muslimanë të pafajshëm kanë humbur jetën ndërsa ishin duke adhuruar Zotin e Madhërishëm në xhami. Të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh kombin ose besimin e tyre, kanë të drejtë të adhurojnë në mënyrë paqësore.

“Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për vendet e tjera të botës së zhvilluar që ne duhet të bashkohemi së bashku për të trajtuar të gjitha format e urrejtjes racore, etnike dhe fetare me mençuri dhe me dorë të hekurt.

“Lutjet tona të sinqerta janë me viktimat e këtyre sulmeve dhe me të gjithë ata që janë prekur. Autorët e këtij veprimi makabër duhet të sillen para drejtësisë”.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp