Kalifi paralajmëron për intensifikim të trazirave dhe rrezikun e luftës bërthamore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia paralajmëron për intensifikim të trazirave globale dhe rrezikun fatal të luftës bërthamore

paqja globale lufta boterore

Sa kohë që rivalitetet shtohen dhe urrejtjet rrënjosen përherë e më thellë, askush nuk e di ku do të na çojnë këto ngjarje apo sa të tmerrshme do të jenë pasojat” – Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.).

Çmimi Musliman Ahmedia për Përhapjen e Paqes Dr. Fred Mednick, themelues i organizatës “Teachers Without Borders”

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia, ndër të tjera, foli për:

  • mosndaljen e përpjekjeve të Xhematit për të promovuar paqen dhe drejtësinë në botë
  • rivalitetet midis kombeve dhe përshkallëzimin e trazirave
  • moszgjidhjen e ngërçit mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve
  • gjendjen e mjerueshme të Sirisë pas një dekade
  • problemet që lindin për shkak të emigracionit masiv në Perëndim dhe për zgjidhjet afatshkurtër dhe afatgjatë
  • islamofobinë
  • Brexit
  • mësimet e Islamit për zgjidhjen e këtyre problemeve

Kalifi nxit kombet të bashkëpunojnë për të arritur një paqe të qëndrueshme në botë.

Më 9 Mars 2019, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) mbajti fjalimin kryesor në Simpoziumin e 16-të Kombëtar të Paqes, organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Mbretërinë e Bashkuar.

paqja globale lufta boteroreKonferenca u mbajt në Xhaminë Baitulf Futuh në Londër, me më shumë se 1000 pjesëmarrës, përfshirë këtu 700 trupa diplomatikë dhe të ftuar nga 30 vende të botës, ndër to Ministra, Ambasadorë të Shteteve, Deputetë Parlamenti.

Gjatë konferencës, Shenjtëria e tij i dha Çmimin Musliman Ahmedia për Përhapjen e Paqes Dr. Fred Mednick, themelues i organizatës ndërkombëtare “Teachers Without Borders”, si mirënjohje për përpjekjet e tij për të siguruar qasje të pakufishme në arsim për disa nga vendet më të neglizhuar në botë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) nisi fjalimin duke theksuar se Xhemati Musliman Ahmedia nuk do të rreshtë kurrë së promovuari paqen dhe drejtësinë në botë.

Shenjtëria e tij paralajmëroi se rivalitetet midis kombeve po intensifikohen dhe beteja të reja po lindin, që mund të rezultojnë fatale.

paqja globale lufta boteroreShenjtëria e tij theksoi që lufta bërthamore nuk është diçka e largët apo në perspektivë, por një kërcënim që sa vjen e bëhet më real, dhe nuk duhet injoruar apo harruar.

Ai përmendi një numër katalizatorësh nxitës, përfshirë këtu edhe tensionet mes fuqive bërthamore, konfliktet dhe luftërat që nxiten nga fuqitë botërore në Lindjen e Mesme, nacionalizimi i ekstremit të djathtë, qëndrimi kundër emigracionit, frustrimi ekonomik dhe izolimi, që vazhdojnë t’i shtyjnë kombet drejt luftës bërthamore dhe shkatërrimit global.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) paralajmëroi për shkatërrim bërthamor fatal nëse kombet nuk tregojnë tolerancë ose nuk përpiqen të fashitin shkaqet e ndasive midis tyre.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) u shpreh:

“Lufta bërthamore do të sillte një shkatërrim jo vetëm për botën sot, por do të linte gjurmë, duke shkaktuar mjerim tek brezat e ardhshëm. Ndaj, ne duhet të ndalojmë dhe të reflektojmë për pasojat e veprimeve tona. Asnjë problem apo konflikt nuk duhet të konsiderohet i parëndësishëm, qoftë në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.

paqja globale lufta boteroreDuke komentuar për përshkallëzimin e tensioneve midis shteteve, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

 “Gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara pohuan me bindje të plotë që ishin shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje historike paqeje me Korenë e Veriut, por akoma edhe sot nuk ka asnjë të dhënë që kjo marrëveshje është arritur”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) vijoi:

“Ditët e fundit pamë një përshkallëzimi të papritur të tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit. Të dyja vendet janë fuqi bërthamore dhe të dyja kanë ndërtuar aleanca me shtetet e tjera, qoftë të hapura apo sekrete, që do të thotë se pasojat e mundshme të luftës do jenë të gjëra dhe gjithëpërfshirëse”.

paqja globale lufta boteroreShenjtëria e tij deklaroi se kombet po përdorin konfliktet në Lindjen e Mesme si mjet për të dominuar, duke krijuar aleanca të reja dhe duke nxitur më tej konfliktin.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Nga njëra anë kemi aleancën mes Rusisë dhe Turqisë, ndërsa nga ana tjetër, SHBA dhe Arabia Saudite po bëhen bashkë dhe po i ushtrojnë presion Iranit, dhe po kërkojnë sanksione të tjera kundër tyre. Ekspertët e politikës shprehen qartazi se qëllimi i këtyre kombeve është të dominojnë Lindjen e Mesme”.

paqja globale lufta boteroreHazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) vijoi:

“Shpeshherë, kemi parë raste kur shtetet kanë ndërhyrë në kombet e shkatërruara pas luftës ose i kanë ndihmuar të rimëkëmben, me pretekstin për të sjellë paqe, kur në fakt vetëm sa kanë përgatitur terrenin për të marrë nën kontroll pasuritë natyrore të vendit më të dobët. Në vend që t’i gëzohen pasurisë që kanë, shtetet e fuqishme kërkojnë të vendosin kontroll mbi kombet e dobëta”.

Shenjtëria e tij solli si shembull luftën në Siri, që ka shkaktuar mjerim pafund dhe vazhdon të jetë në një gjendje të pasigurt.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Më shumë se gati një dekadë, Siria është rrënuar dhe është bërë copash nga gjakderdhja. U tha që lufta civile ishte drejt fundit, por çfarë është arritur në këtë dekadë përveçse vdekja e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe largimi i miliona të tjerëve? Asgjë pozitive dhe e ardhmja mbetet e pasigurt, ndërkohë që rriten tensionet mes shteteve që i kanë të lidhura interesat e tyre me të ardhmen e Sirisë”.

paqja globale lufta boteroreAi tha se:

“Edhe pse këto kombe tentuan të mposhtin grupet ekstremiste si ISIS në Lindjen e Mesme, ata në fakt vetëm sa e kanë përhapur më shumë urrejtjen”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“U tha se grupi terrorist ISIS është në prag kolapsi dhe ashtuquajturi Kalifat i tyre ka marrë fund. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe pse ISIS ka humbur territorin e vet, ideologjitë e tij të urrejtjes vazhdojnë dhe ka akoma anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën që mund të mblidhen sërish dhe të kryejnë sulme terroriste në Evropë ose diku tjetër”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) gjithashtu theksoi se nacionalizmi vazhdon të jetë i pranishëm dhe partitë e ekstremit të djathtë po fitojnë popullaritet në mbarë botën. Ai shpjegoi se një nga arsyet kryesore që e përforcojnë popullaritetin e ekstremit të djathtë është emigracioni masiv.

paqja globale lufta boteroreShenjtëria e tij shpjegoi më tej se ka pakënaqësi mes banorëve vendas pasi mendojnë që fondet publike do të shkojnë gjithmonë e më shumë për financimin dhe përkrahjen e emigrantëve. Ai ofroi një zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjate në lidhje me këtë çështje:

Për zgjidhjen afatgjatë, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Zgjidhja afatgjatë për krizën e emigracionet është të vendoset paqe në vendet në luftë dhe të ndihmohen banorët të jetojnë në paqe, ata banorë të cilët po detyrohen të jetojnë në mjerim dhe rrezik”.

Duke diskutuar për zgjidhjen afatshkurtër, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Në terma afatshkurtër, ku refugjatët ose azilkërkuesit shkojnë në vendet perëndimore për shkak të kushteve aktuale politike ose fetare në vendet e tyre, ata duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Në të njëjtën kohë, mbështetja nuk duhet t’iu bëhet në kurriz të banorëve vendas. Emigrantët duhet të nxiten që të fillojnë sa më shpejtë punë, në vend që të jetojnë me ndihmë ekonomike për një kohë të gjatë. Duhet të punojnë shumë, të mbajnë veten e tyre dhe të kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë e re. Përndryshe, nëse vazhdimisht financohen nga paratë e taksapaguesve, pakënaqësitë do të jenë të paevitueshme”.

paqja globale lufta boteroreMë tej, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) beson se shkaku kryesor i pakënaqësive në shoqëri priret të jetë frustrimi ekonomik dhe financiar, dhe kjo sjell në mënyrë të paevitueshme përhapjen e islamofobisë dhe ksenofobisë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Grupe të caktuara e shfrytëzojnë një pakënaqësi të tillë duke fajësuar emigrantët ose predikuesit e fesë dhe nxisin ndjenja urrejtjeje kundrejt tyre. Kështu, në Evropë është krijuar një përshtypje që aziatikët, afrikanët dhe kryesisht emigrantët muslimanë janë një kërcënim për shoqërinë. Në Shtetet e Bashkuara gjithashtu ekziston e njëjta frikë kundrejt muslimanëve dhe hispanikëve që kërkojnë të kalojnë kufirin nëpërmjet Meksikës”.

Shenjtëria e tij shpjegoi se shkaku kryesor i pakënaqësisë dhe i armiqësisë, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, është padrejtësia ekonomike, prandaj është e nevojshme që të bëhen përpjekje për të shmangur këtë problem mes shtetit dhe banorëve.

Ai tha se, nëse vendet që kanë qenë pre e luftës ose e përçarjes, mund të rimëkëmben ekonomikisht, nuk do të kultivojnë pakënaqësi a urrejtje për kombet e tjera. As banorët e tyre nuk do të detyrohen të emigrojnë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) foli gjithashtu për pasigurinë dhe ankthin në lidhje me Brexitin dhe marrëdhëniet në të ardhmen mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Shenjtëria e tij përmendi që ka shprehur qartazi pikëpamjet e tij në lidhje me Brexit gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Evropian në vitin 2012, ku theksoi se Evropa është më e fortë kur është e bashkuar dhe një e vetme.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Në fjalimin tim shtatë vjet më parë u përqendrova te rëndësia që ka heqja e frikës së popullit në lidhje me emigrimin dhe theksova përfitimet që sjell bashkimi. Megjithatë, shqetësimet e njerëzve nuk u morën parasysh, dhe kështu, gjithmonë e më shumë evropianët kanë vënë në pikëpyetje përfitimet e Bashkimit Evropian…Edhe pse kisha shpresuar për një unitet më të theksuar në Evropë, gjatë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të shtimit të trazirave dhe përçarjes”.

Teksa citoi mësimet Islame dhe zgjidhjen që ato japin për këtë trazirë, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Pikëpamja Islame është që paqja arrihet me unitet. Fatkeqësisht, në vend të unitetit, ne po kërkojmë ndarje dhe u japim prioritet interesave vetjakë përkundrejt interesave kolektivë. Besoj se politika të tilla kanë vazhduar të prishin themelet e paqes dhe të sigurisë në botë”.

Gjatë shpjegimit se si mësimet Islame sjellin paqe në botë, Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) tha:

“Për të krijuar një portret të qartë të qeverisjes dhe udhëheqjes Islame, duhet të shikojmë në epokën e Themeluesit të Islamit, Profeti i Shenjtë Muhammed s.a.v.s. (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Kur Profeti i Shenjtë s.a.v.s. (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) mërgoi në Medinë, ai krijoi një konventë që hebrenjtë të jetonin në paqe me muslimanët, dhe të kishte mirëkuptim, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) vazhdoi:

“Konventa rezultoi të ishte një kartë e rëndësishme e të drejtave të njeriut dhe e qeverisjes, dhe siguroi paqe mes komuniteteve të ndryshme që jetonin në Medinë. Sipas pikave të kartës, të gjithë njerëzit, pavarësisht besimit ose kombësisë, ishin të detyruar të respektonin të drejtat e tjetrit. Lira e besimit dhe liria e vetëdijes ishin dy pikat kryesore të marrëveshjes”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.) e përmbylli fjalimin e tij me lutje për paqe në botë:

“I lutem Allahut të Plotfuqishëm të mbizotërojë paqja dhe që hijet e gjata të luftës dhe konfliktet që bien mbi ne, të zëvendësohen nga qiejt blu të paqes dhe mbarësisë. Lutem që t’u vijë fundi pakënaqësive dhe varfërisë që kanë pllakosur jetët e një numri të madh njerëzish dhe që kanë nxitur luftëra shkatërrimtare dhe pasiguri në mbarë botën… Lutem që të tregojmë tolerancë ndaj besimeve dhe zakoneve të njëri-tjetrit, dhe të vlerësojmë diversitetin në shoqërinë tonë. Lutem që të shohim më të mirën e njerëzimit dhe të përdorim forcën dhe aftësinë e njëri-tjetrit për të krijuar një botë më të mirë për fëmijët tanë dhe të kultivojmë paqe jetëgjatë në shoqëri”.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Rafiq Hayat, President i Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë.

paqja globale lufta boteroreMë pas, Kryepeshkopi Kevin McDonald, përfaqësues i Kishës Katolike Romake, falënderoi Xhematin Musliman Ahmedia për vendosmërinë për të promovuar paqen.

Kryepeshkopi Kevin McDonald u shpreh:

“Kjo iniciativë është thuajse e pazakontë, ndryshe dhe vizionare, që bën së bashku njerëz të besimeve të ndryshme, njerëz në sektorin publik dhe privat, njerëz të shtresave të ndryshme të jetës, për të reflektuar mbi paqen, sepse është diçka që na prek të gjithëve…Falënderoj Xhematin Musliman Ahmedia që e fokusoi vëmendjen te paqja, që ftoi njerëz të besimeve dhe normave të ndryshme të mblidhen së bashku. Shpresoj që të mblidhemi me bindjen se mund të ketë paqe në botë vetëm nëse ka paqe midis nesh”.

paqja globale lufta boterorePasi mori Çmimin Musliman Ahmedia për Përhapjen e Paqes, dr. Fred Mednick, themelues i organizatës ndërkombëtare “Teachers Without Borders”, u shpreh:

“Përmes këtij çmimi, Shenjtëria e tij, Xhemati Musliman Ahmedia dëgjoi zërin e mësuesit dhe këngët e mësimdhënësve…Ndihem i respektuar nga mikpritja, ngrohtësia dhe sinqeriteti i Xhematit, dhe mund të them vetëm që është një nder i veçantë për mua që të marrë këtë çmim; duhet të bëjmë më të mirën tonë, InshAllah (Dashtë Zoti), për të shkuar tek më shumë mësues në këtë planet, dhe sidomos te mësuesit dhe fëmijët në vendet e treta”.

paqja globale lufta boteroreKonferenca u mbyll me një lutje në heshtje nga Shenjtëria e tij.

Shenjtëria e tij takoi personalisht shumë intelektualë dhe të ftuar, si dhe mbajti një konferencë për shtyp me gazetarët dhe përfaqësues të medias.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp