Moment historik! Islamabadi në Surrey bëhet Qendra e re botërore e Xhematit Musliman Ahmedia

Pas 35 vitesh të bekuara në Xhaminë Fazl, Xhemati Musliman Ahmedia çel qendrën e re botërore në Islamabad në Surrey, Elhamdulil-lah!
Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë t’ju njoftoj që më 15 prill 2019, pas një periudhe 35-vjeçare, Qendra botërore e Xhematit u transferua nga Xhamia Fazl e Southfields në Islamabad, Tilford, Surrey të Londrës.
Kjo ngjarje historike ndodhi në momentin kur Hazret Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, u nis nga Xhamia Fazl pak minuta pas orës 18:00 për të mbërritur në Islamabad në orën 18:55, ku ai u prit nga qindra mulismanë burra, gra e fëmijë të Xhematit Musliman Ahmedia, për të cilët kjo ka qenë një ditë e hareshme.
Me të mbërritur, Shenjtëria e tij përshëndeti me dorë të gjithë muslimanët ahmedianë dhe përgëzoi për ilahitë që u recituan nga fëmijët në shenjë falënderimi ndaj Allahut të Madhërishëm. Ky pa dyshim ka qenë një moment i veçantë në historinë e Xhematit Musliman Ahmedia.
Më pas, Shenjëtëria e tij udhëhoqi namazet e akshamit dhe të jacisë në xhaminë e porsandërtuar, e cila u quajt “Xhamia Mubarak” (Xhamia e Bekuar).
Por përpara kësaj, qindra muslimanë të Xhematit Ahmedia i bënë lamtumirë Udhëheqësit të tyre gjatë largimit të tij nga Xhamia Fazl, vend i cili shërbeu si Qendër botërore e Xhematit dhe rezidencë e Kalifit të Kohës për plot 35 vjet, që nga koha kur mërgoi Hazret Kalifi i Katërt r.a. në Britaninë e Madhe në vitin 1984.
Pavarësisht se ahmedianët që jetonin afër Xhamisë Fazl kishin edhe ndjenja trishtimi për shkak të largimit të Kalifit të kohës nga zona e tyre, por emocionet e falënderimit ndaj Zotit ishin ato që i mbizotëronin, pasi po përmbushej edhe një herë në mënyrë madhështore shpallja e Zotit që i erdhi Hazret Mesihut të Premtuar a.s. duke thënë “Zgjeroje shtëpinë tënde!”, shpallje e cila parashikonte progresin e pandalshëm të Xhematit Musliman Ahmedia anekënd botës.
Përveç xhamisë, një sërë zyrash qendrore do të vendosen në qendrën e re në Islamabad. Një sallë e madhe multifunksionale dhe një kompleks i gjerë banimi gjithashtu janë ndërtuar në këtë tokë.
Ndërsa mbyllet një kapitull historik, po hapet një tjetër, Elhamdulil-lah. Nën udhëheqjen dhe udhëzimin e Kalifatit Ahmedia, të gjithë muslimanët ahmedianë janë të bashkuar në besimin se epoka e re do të tregojë suksesin dhe lulëzimin vazhdueshëm të Xhematit Musliman Ahmedia, inshaAllah.
Comments are closed.