Kalifi i Xhematit Ahmedia mbajti fjalim në Parlamentin Holandez
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti fjalim historik në Parlamentin Holandez

Kalifi fjalim historik ne Holand

Hazret Mirza Masrur Ahmed: Islami garanton lirinë fetare universale dhe u bën thirrje superfuqive të botës të veprojnë me drejtësi

2015-10-06- Parlamenti Holandez

Me 6 tetor 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed, mbajti një fjalim historik në një sesion të veçantë të organizuar nga Komiteti për Punët e Jashtme” pranë parlamentit kombëtar të Holandës në Den Hagë, para një audience prej më shumë se 100 figura politike dhe miq.

2015-10-06 - Parlamenti Holandez

Hazret Mirza Masrur Ahmed mbërriti në parlament në orën 4:35 dhe u mirëpret nga Z. Harry van Bommel, deputet i parlamentit holandez dhe zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, i cili e përcolli në Sallën e Ligjërimeve.

Sesioni zyrtar filloi me fjalën e Z. Van Bommel-it, i cili i shprehu mirëseardhje Shenjtërisë së tij në parlament dhe prezantoi anëtarët e komitetit. Ai gjithashtu mirëpriti deputetët, ambasadorët dhe personalitetet, të ardhur nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kroacia, Irlanda, Mali i Zi, Spanja dhe Suedia.

2015-10-06 - Parlamenti Holandez

Më pas, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti fjalimin kryesor, gjatë të cilit, ai theksoi se kërcënimi për paqen dhe sigurinë në botë është çështja më kritike e kësaj kohe.

Shenjtëria e tij tregoi zgjidhjet, në bazë të mësimeve të Kuranit Famëlartë, për problemet me të cilat bota po përballet sot. Ai gjithashtu u bëri thirrje superfuqive të botës të mbështesin shtetet më ekonomi më pak të zhvilluara dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i tyre.

Duke folur për rritjen e mungesës së paqes në botë, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Në botën e sotme shohim se disa çështje vazhdimisht theksohen dhe etiketohen si problemet kyçe të kohës sonë. Nëse analizojmë situatën në mënyrë objektive, kuptojmë që, në fakt, çështja më kritike e kohës sonë është paqja dhe siguria botërore. Pa dyshim, çdo ditë që kalon, e bën botën më të paqëndrueshme dhe më të rrezikshme”.

2015-10-06 Kalifi - Parlamenti HolandezShenjtëria e tij tha se ka shumë shkaqe që po cenojnë paqen dhe sigurinë e botës, si paqëndrueshmëria në ekonominë botërore, mungesa e drejtësisë midis qeverive dhe popujve të tyre dhe mospajtimi gjithnjë në rritje midis shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Lideri fetar tha se as Islami e as ndonjë fe tjetër nuk mund të akuzohet për aktet e dhunshme të ekstremizmit.
2015-10-06 - Parlamenti HolandezShenjtëria e tij tha se nocioni, se Kurani i Shenjtë ose Profeti i Islamit (paqja qoftë mbi të) mbështetën ekstremizmin apo terrorizmin në çfarëdo forme qoftë, është një padrejtësi shumë e madhe.
2015-10-06 - Parlamenti HolandezDuke iu referuar përkushtimit të palëkundur të Xhematit Musliman Ahmedia për paqen, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Unë dhe të gjithë muslimanët ahmedianë të sinqertë, pa dyshim, nuk janë prej atyre që krijojnë trazira e çrregullime në botë, apo marrin pjesë në to, madje jemi njerëz që duam paqe në botë. Jemi njerëz që duam të shërojmë botën. Jemi njerëz që duam të bashkojmë njerëzimin. Jemi njerëz që duam të kthejmë të gjitha urrejtjet dhe armiqësitë në dashuri e dhembshuri. Dhe sigurisht, jemi njerëz që bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të vendosur paqen botërore.

2015-10-06 - Parlamenti HolandezHazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

Si një lider fetar, do të doja të theksoja se në vend të akuzojmë e të provokojmë njëri-tjetrin, ne duhet të fokusojmë në vendosjen e paqes së vërtetë e afatgjatë botërore.

Më pas, Hazret Mirza Masrur Ahmed citoi një numër ajetesh të Kuranit Famëlartë, që tregojnë se Islami është ngritur për vendosjen e lirisë fetare dhe të drejtave universale të njeriut.
2015-10-06 - Parlamenti HolandezShenjtëria e tij gjithashtu sqaroi se luftërat, që ka luftuar Profeti i shenjtë (paqja qoftë mbi të) dhe muslimanët e parë, ishin tërësisht mbrojtëse dhe ishin zhvilluar për të mbrojtur parimet e lirisë së fesë dhe të besimit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Në ajetin 194 të sures 2 të Kuranit Famëlartë, Allahu ka theksuar se muslimanëve nuk u lejohet të përfshihen në asnjë luftë a betejë në ndonjë vend, ku liria fetare ekziston. Kështu që, asnjë shtet islamik, grup a individ musliman nuk ka të drejtë të përfshihet në asnjë lloj dhune, lufte a paligjshmërie, as kundër shtetit, as popullit të tij.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

Po kështu, në Evropë e Perëndim, shtetet janë sekulare dhe për këtë arsye, një musliman në asnjë mënyrë nuk mund të ketë të drejtë për të cenuar ligjet e vendit, për të kundërshtuar qeverinë me dhunë apo për të nxitur rebelimin dhe kryengritjen, në çfarëdo forme qoftë.

2015-10-06 - Parlamenti HolandezDuke folur për rëndësinë e madhe që ka drejtësia në marrëdhëniet ndërkombëtare, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Islami mëson që në çdo rrethanë të zbatoni fuqimisht parimet e drejtësisë dhe të integritetit, sado të vështira qofshin ato. … E vërteta është që paqja e qëndrueshme nuk mund të vendoset, derisa të mos vihet drejtësia në çdo shtresë të shoqërisë.

Duke treguar se sa shumë Islami thekson lirinë universale fetare dhe sa shumë ai angazhohet për të, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Në fakt, Islami garanton lirinë, pavarësinë dhe mbrojtjen e njerëzve të të gjitha feve. Islami mbron të drejtat e çdo individi, që çdokush të ndjekë besimin dhe rrugën që do.

2015-10-06 - Parlamenti HolandezDuke përsëritur shqetësimin e tij në lidhje me sigurinë e botës, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Bota është në nevojë shumë të madhe për paqen dhe sigurinë. Kjo është çështje urgjente e kohës sonë. Të gjitha shtetet dhe të gjithë njerëzit duhet të bashkohen për të arritur të mirën më të madhe dhe bashkërisht duhet të përpiqen për të ndalur çdolloj mizorie, persekutimi dhe padrejtësie të kryer në emër të fesë apo në ndonjë mënyrë tjetër. Këtu përfshihen edhe talljet që bëhen ndaj cilësdo feje, të cilat mund të nxisin frustrimet dhe pakënaqësitë dhe, gjithashtu, këtu përfshihen edhe aktet e grupeve ekstremiste që përhapin urrejtje dhe që i justifikojnë padrejtësisht me emrin e fesë.

2015-10-06 - Parlamenti HolandezDuke mbyllur fjalën e tij, Hazret Kalifi i Pestë u bëri thirrje superfuqive të heqin dorë nga të gjitha format e shfrytëzimit të shteteve të dobëta.

Ai tha:

Sot, shohim se shumë nga shtetet e botës së parë po rrisin investimet e tyre në shtetet e varfra dhe ato në zhvillim. Është shumë e nevojshme që ato të veprojnë me drejtësi dhe të përpiqen t’i ndihmojnë shtetet e dobëta dhe nuk duhet të shfrytëzojnë as burimet e tyre, dhe as krahun e tyre të lirë të punës, për dobitë dhe fitimet e veta.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

Fitimin që marrin shtetet e pasura nga investimet e tyre në vendet e varfra, shumicën e tij duhet ta re-investojnë po në ato vende dhe këtë pasuri ta përdorin për të mbështetur, për të rimëkëmbur dhe për të lulëzuar njerëzit vendas. Nëse vendet e zhvilluara do të veprojnë në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’u sjellin dobi vendeve të varfra, por edhe vetes së tyre. Kjo do të ngrejë ekonomitë lokale dhe rrjedhimisht do të përmirësojë edhe gjendjen dhe ekonominë botërore.

2015-10-06-NLD-Hage-parlamenti-i-holandes-012Pas fjalimit të Kalifit, anëtarët e komitetit patën mundësi për të kërkuar mendimin e Shenjtërisë së tij në lidhje me një sërë çështjesh, duke përfshirë lirinë fetare, lirinë e shprehjes, krizën e refugjatëve dhe persekutimin e muslimanëve ahmedianë në disa shtete.
2015-10-06-NLD-Hage-parlamenti-i-holandes-013Më pas, Shenjtëria e tij takoi kokë më kokë personalitete dhe miq të ndryshëm dhe, gjithashtu, deputet holandezë e njohën Shenjtërinë e tij me dhoma të ndryshme të parlamentit të tyre.
2015-10-06-NLD-Hage-parlamenti-i-holandes-0142015-10-06-NLD-Hage-parlamenti-i-holandes-0152015-10-06 - Parlamenti Holandez2015-10-06-NLD-Hage-parlamenti-i-holandes-017

 

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp