Hazret Profeti Muhammed (s.a.)

Profeti Muhammed (paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të) është themeluesi i fesë Islame, përmes të cilit Zoti shpalli fenë përfundimtare për mbarë njerëzimin. Ai u lind në vitin 571 te një familje fisnike në Mekë, Arabi dhe ishte pasardhës i profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të). Fjala “Muhamed” nga ana leksikore do të thotë ‘i lavdërueshëm’.

Jeta e tij përpara Profetizmit

Disa muaj para se të vinte në këtë botë, i ati Abdullahu u nda jeta, ndërsa e ëma Amina, ndërroi jetë kur Muhammedisa ishte vetëm gjashtë vjeç. Më pas ai u mor nën kujdes nga gjyshi i tij, Abdyl Muttelib, por edhe ai vetëm dy vjet më vonë u nda nga jeta duke ia lënë amanet nipin amanet djalit të tij, Ebu Talibit, pra xhaxhait të Muhammeditsa.

Pavarësisht nga këto vuajtje e hidhërime, Muhammedisa u rrit si një person i ndershëm, fisnik, i sinqertë dhe i mençur. Ai gjithashtu e ndihmoi xhaxhanë e tij në tregti, ndonjëherë duke e shoqëruar atë në udhëtimet e tij drejt vendeve të tjera.

Muhammedisa bëri një jetë të çiltër e të thjeshtë dhe ishte i shquar për ndjenjat e tij altruiste. Për shkak të kësaj sjelljeje fisnike, ai cilësohej me epitete të bukura si Es-Siddik (i vërteti) dhe El-Emin (i besueshmi). Kur ishte njëzet e pesë vjeç, Muhammedisa u martua me një vejushë të respektueshme Hatixhen, e cila ishte afërsisht dyzet vjeçe. Ajo ishte aq e impresionuar nga sjellja e tij fisnike, saqë i dorëzoi gjithë pasurinë dhe shërbëtorët e saj. Muhammedisa i liroi gjithë skllevërit, ndërsa shumicën e pasurisë e shpërndau midis njerëzve të vobektë e nevojtarë.

Shpallja prej Zotit

Muhammedisa kalonte shumë kohë në meditimin dhe përkujtimin e Allahut (‘Allahu’ është fjala arabe që do të thotë një Zot). Për këtë, ai shpeshherë shkonte në një shpellë të quajtur Hira, e cila ndodhej disa kilometra larg Mekës. Kur ai ishte dyzet vjeç, iu shfaq engjëlli Xhibril në një vizion, i cili ia përcolli shpalljen e parë të Kuranit me këto fjalë:

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili ju krijoi. Ai e krijoi njeriun nga një droçkë ngjitëse gjaku. Lexo! Dhe sigurisht Zoti yt është më i Nderuari, i Cili ia mësoi me anë të pendës, ia mësoi njeriut atë që ai nuk e kishte ditur.” (Kurani 96:2-6)    

Muhammedisa ishte aq i frikësuar nga kjo ngjarje saqë ai nxitoi për t’u kthyer në shtëpi dhe ia rrëfeu atë bashkëshortes së tij Hatixhe r.a., e cila e shoqëroi atë te kushëriri i saj Verka bin Neufel i cili jetonte si një oshënar i krishterë. Pasi që dëgjoi gjithçka që i kishte përjetuar Muhammedisa, Verka tha: “Jam i bindur se engjëlli që është zbritur mbi ty, është i njëjti i cili më parë i ishte shfaqur Musaita.s..” Në fakt, Verka po i referohej profecisë së Dhjatës së Vjetër që parashikonte ardhjen e një profeti madhështor:

“Unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj.” (Ligji i Përtërirë 18:18)

Kështu, kjo ngjarje shënon zanafillën e misionit të Muhammeditsa si profet dhe i dërguar i Zotit. Ajetet e lartpërmendura janë të parat prej një varg shpalljesh që iu zbritën Muhammeditsa përgjatë një periudhë njëzetetre vjeçare. Këto shpallje ruhen në Kuranin Famëlartë, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet njësoj dhe plotësisht i pandryshuar.

Misioni i Tij

Profeti Muhammedsa predikoi njëshmërinë e Zotit. Ai mësoi se të gjitha fetë hyjnore kanë predikuar të njëjtin mesazh të njëshmërisë së Zotit dhe që, për të arritur paqen njeriu duhet të përmbushë detyrat e tij karshi Krijuesit si dhe ndaj krijesës së Tij. Muhammedisa mbështeti të varfrit, liroi skllevërit, mbrojti të dobëtit nga shfrytëzimi e të shtypurit nga padrejtësia dhe vendosi të drejta të barabarta për gratë. Ai i porositi ndjekësit e tij të jenë të durueshëm në vështirësi dhe t’i luten Allahut e të besojnë vetëm tek Ai. Misioni i tij ishte të ndalonte të keqen e padrejtësinë dhe të përhapte mirësinë dhe dhembshurinë në botë. Kjo është arsyeja pse Kurani e cilëson atë si “Mëshirë për mbarë njerëzimin”.

Luftërat dhe fitoret

Idhujtarët e Mekës, nuk i kushtonin asnjë vëmendje mesazhit të Muhammeditsa, madje e kundërshtonin dhe i nxirrnin pengesa në çdo mënyrë të mundshme. Profetisa dhe shokët e tij u persekutuan rëndë, por ata i qëndruan besnik rrugës së tyre me qëndrueshmëri dhe vetëpërmbajtje shembullore, dhe kurrë nuk u kundërpërgjigjën. Mekasit ushtruan çdolloj shtypjeje dhe trysni kundër muslimanëve, dhe veçanërisht kundër atyre skllevërve që pranonin këtë fe. Pas trembëdhjetë viteve të përndjekjes e persekutimit, Muhammedisamori urdhër prej Zotit që të shpërngulej në Medinë, një qytet që ndodhej afro 340 k.m. në veri të Mekës. Megjithatë, edhe atje banorët e Mekës nuk e lanë të jetonte i qetë.

Ata mësynë muslimanët disa herë në Medinë dhe bënë luftëra të përgjakshme, por pësuan vetëm disfata. Profeti Muhammedsa zhvilloi të gjitha luftëra në mbrojtje, dhe sa herë që arriti fitore kundër agresorëve, ai është sjellë me falje dhe mëshirë.

Kur Profeti Muhammedisa triumfoi përfundimisht Mekën, ai e bëri paqësisht, pa asnjë gjakderdhje. Aq më tepër, ai u tregua jashtëzakonisht i dhembshur, i mëshirshëm dhe i shpirtmadh ndaj kundërshtarëve të tij.

Muhammedisa e ftoi mbarë botën drejt Islamit, por njëkohësisht i siguroi çdokujt lirinë e të praktikuarit fenë e vet.

Me të vërtetë jeta e Muhammeditsa është mahnitëse dhe mbresëlënëse, por duket sikur brenda ato atyre gjashtëdhjetë e tre viteve, janë shfaqur të gjitha spektrat e përjetimeve dhe ndjenjave njerëzore, nga skamje në bollëk, nga dështimet në fitore, nga një zë i vetmuar për drejtësinë e paqen në një fuqi të papërballueshme dhe nga persekutimi i skajshëm deri te autoriteti mbretëror.

Ai erdhi në këtë botë si një fëmijë jetim dhe u rrit si një djalë i dhembshur i adoptuar. Ai ishte një tregtar i ndershëm, një bashkëshort i devotshëm, një baba i dashur, një fqinj i kujdesshëm, një kryekomandant i shquar, një gjykatës i drejtë, një politikan i dalluar, një shok besnik dhe mbi të gjitha ai ishte i Dërguari i Zotit dhe thirrës i përkushtuar ndaj Fjalës së Tij.

Profeti Muhammed s.a.s. ndërroi jetë në vitin 622 duke lënë pas një bashkësi fisnike dhe të sinqertë besimtarësh, të cilët pavarësisht vështirësive të mëdha, vijuan të përhapnin mesazhin e Islamit në të gjitha vendet e botës. Sot, janë më shumë se një miliard musliman që jetojnë në botë.

Thëniet e Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të)

Barazia

“Ju të gjithë jeni të barabartë, pavarësisht vendit, kombit apo fisit që i përkisni apo gradën që gëzoni. Askush nuk ka të drejtë, të pretendojë epërsinë mbi dikë tjetër. Asnjë arab nuk gëzon epërsi mbi një joarab, e as ky i fundit nuk gëzon epërsi mbi një arab. Raca e bardhë në asnjë mënyrë nuk mund të jetë më e mirë se raca me ngjyrë, e as anasjelltas, përveçse në shkallën e përmbushjes së detyrave ndaj Zotit dhe krijesës së Tij. Me të vërtetë, më të nderuarit nga ju janë ata që janë më të druajtur dhe më të devotshëm.”

(Nga Fjalim i Lamtumirës i Profetit Muhammedsa)

Bamirësia

Çdo ditë që lind dielli, secila nga gjymtyrët e njeriut është e detyruar të bëjë bamirësi. Të pajtosh palët kundërshtuese është bamirësi. Të ndihmosh dikë për t’i hipur kalit ose për ta ngarkuar atë, është bamirësi. Fjala e mirë është bamirësi. Çdo hap që hidhet në drejtim të xhamisë për falje, është bamirësi. Largimi i diçkaje që shkakton shqetësim në rrugë, është bamirësi. (Buhariu dhe Muslimi)

Kërkimi i dijes

Është detyra e çdo muslimani dhe muslimane që të kërkojnë dije. (Ibni Maxha)

Kujdesi ndaj fqinjit

Ai që i beson Zotit dhe Ditës së Gjykimit, nuk duhet të shqetësojë fqinjin e tij. Nuk është prej nesh ai, që fle i nginjur, ndërsa fqinji i tij të jetë i pabukë. (Buhariu)

Besnikëri

Besnikëria ndaj atdheut është pjesë e besimit. (Sakhavi)

Mirësjellja ndaj të tjerëve

Asnjëri prej jush nuk është besimtar i vërtetë, derisa ai e do për të tjerët atë, që e do për veten. (Buhariu)

Ndershmëria

Respektoni fëmijët tuaj dhe ushqejini me virtytet më të mira. (Ibni Maxha)

Mirënjohja

Njeriu që është mirënjohës ndaj njerëzve, nuk mund të jetë mirënjohës as ndaj Zotit. (Tirmidhiu)

Falja

Zoti i fal respekt dhe ia lartëson statusin atij, që ia fal fajin keqbërësit dhe nuk sillet me të me arrogancë. (Musned Ahmedi)