
Hazret Ebu Hurejrah r.a. rrëfen: Një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Mbrëmë ju kam dëgjuar që po bënit një lutje”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha të ishte i sigurt nëse i kishte dëgjuar mirë fjalët. Ajo lutje është:
O Allah! Më fal gjynahun, më zgjero shtëpinë dhe më beko në atë që më jep Ti.[1]
Lutje për të pasur bereqet në risk gjatë pleqërisë
Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje:
O Allah! Më jep bereqet në riskun Tënd gjatë pleqërisë dhe moshës së thyer.[2]
Lutje për të pasur bereqet në të vjela e të lashta
Hazret Ebu Hurejrah r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur shikonte për herë të parë frutën e stinës, bënte këtë lutje:
O Allah! Beko të vjelat tona, beko qytetin tonë dhe beko enët dhe matëset tona![3]
[1]. Musned Ahmed, vëll. 4, f. 63.
[2]. Mustadrik Hakim, vëll. 1 f. 542.
[3]. Muslimi, Kitabul-haxh, bab fadli Medina.