
Kam një lutje, O Udhëheqësi im
Te pragu Yt po qaj me përgjërim
Dhuromë çfarë kjo zemër bren
kam turp e marre, me gjuhë s’e them
Evlatin tim që është dhuratë nga Ti
Unë t’i shoh të dëlirë, gjithsecilin
Çfarë pengese mund të ketë e Jotja Madhështi
Atë që ma dhe mua, ta ketë secili[1]
Bamirës i çuditshëm je, o Oqeani plot bekime
I Shenjtë je Ti, që poshtërove armiqtë e mi
Ata nga papastërtia liroji
robërit e Tu të përsosur bëji
Të jenë të ngazëllyer e bekimplotë
nga jeta gjynahqare shpëtoji, o Zot
Lajmëtarë të fesë si unë të jenë
I Shenjtë je Ti, që poshtërove armiqtë e mi
Fatbardhësia iu shfaqtë në ballë
shtëpive të tyre as mos u afroftë Dexhall
Shpëtoji nga çdo pikëllim në çdo situatë
të mos hutohen nga brengat e as nga vështirësitë
Kështu shpreson zemra ime nga Ti
I Shenjtë je Ti, që poshtërove armiqtë e mi
Ty, o i Dashuri im, të përgjërohem
në asnjë kohë ata të mos brengosen
Pragun Tënd të mos e lëshojnë kurrsesi
përkrahi ata në çdo çast, O Miku im
O Udhëheqësi im, kështu shpresoj nga Ti
I Shenjtë je Ti, që poshtërove armiqtë e mi
Ata të mos shohin kurrë mjerim
Kohën e vështirësive, vuajtjeve e as dëshpërim
E unë të shoh takvanë e gjithsecilit
Kur të më vijë koha e largimit
Vetë ma dhe myzhdenë paraprakisht
I Shenjtë je Ti, që poshtërove armiqtë e mi
O Zot, bekimet e Tua i kujtoj
Më dhe edhe myzhdetë, më pas edhe pasardhësit
E më the: “Kurrë nuk do të shkatërrohen;
sikur të jenë pisha, në kopshte do të lulëzohen”
Shumë herë më ke dhënë këtë lajm Ti
I Shenjtë je Ti, që poshtërove armiqtë e mi[2]
(takva do të thotë: drojë e devotshmëri ndaj Zotit)
Poezia në gjuhën origjinale, urdu
[1]. “Durr-e-themin” urdu, f. 47.
[2]. “Durr-e-themin” urdu, f. 47-49.