8) Pranimi i lutjeve është argument për ekzistencën e Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
lutje per shpetim

ARGUMENTI I TETË

Argumenti i tetë që na jep Kurani Famëlartë për ekzistencën e Zotit është që Ai pranon lutjet. Kur dikush bie në hall dhe i lutet Zotit me përgjërim, Ai ia pranon lutjen. Kjo nuk ishte kufizuar me ndonjë kohë të veçantë, madje sot dhe në çdo kohë ka njerëz që e përjetojnë këtë fakt. Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë pohon:

Kur robërit e Mi të pyesin rreth Meje, Unë pa dyshim jam afër. I përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai Më lutet. Prandaj, edhe ata le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, që të udhëzohen.[1]

Dikush mund të thotë:

Si mund të di se Zoti e dëgjon lutjen? Pse të mos mendoj se disa punë lutësit i realizohen rastësisht, siç disa edhe nuk i realizohen. Nëse të gjitha lutjet e tij pranohen, vetëm atëherë mund të ishte e besueshme kjo gjë.

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është që pranimi i lutjes sjell një shenjë me vete. Udhëheqësi ynë, Hazret Mirza Ghulam Ahmed Kadijani, Mesih i Premtuar, Imam Mehdi a.s., ndër të tjera propozoi një provë për ekzistencën e Zotit, duke sfiduar kundërshtarët e tij. Ai sugjeroi të zgjidheshin disa pacientë me sëmundje të rënda dhe të ndaheshin në dy grupe. Njëri grup të trajtohej dhe të mjekohej nga doktorët, kurse për grupin tjetër ai do t’i lutej Zotit dhe do të shikonin se cilët pacientë do të kishin përmirësimin më të mirë. Çfarë dyshimi mund të kishte në një test të tillë?!

Madje, njëherë ngjau që një qen i tërbuar kishte ngrënë një djalë, i cili më pas, pati shenja çmendurie. Mjekët e qytetit Kasuli[2] pohuan me dokument se djali nuk mund të shërohej. Megjithatë, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. u lut për të dhe ai u shërua, edhe pse ai që kafshohet nga një qen i tërbuar dhe që ka filluar të shfaqë shenjat e çmendurisë, nuk shërohet. Pra, pranimi i lutjeve është argument se ekziston një Zot që i pranon ato. Pranimi i lutjes nuk është i kufizuar në një epokë të caktuar, por në çdo kohë mund të gjesh shembuj të pranimit. Lutjet siç pranoheshin në të kaluarën, pranohen edhe sot e kësaj dite.


[1] Kurani Famëlartë, 2:187.
[2] Kasuli është një qytet malor në Himaçal Pradesh, në shtetin verior të Indisë. [Botuesi]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp