Lutje që bëhet në momentin kur pranohet lutja

Lutje që bëhet në momentin kur pranohet lutja
Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur të shihni se lutja juaj është pranuar, domethënë kur shëroheni, kur ktheheni shëndoshë nga udhëtimi etj., çfarë ju ndalon ta bëni këtë lutje?
El-hamdulil-lāhil-ledhī bi-‘izzetihī ve xhelālihī tetimmus-sālihātu.
Lavdia është e Allahut, që me nderin e Tij dhe me madhështinë e Tij kryhen me sukses të gjitha punët e mira.[1]
Lutje për të pasur përfundim të mirë
Hazret Busr bin Ebi Ertat r.a. ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë këtë lutje:
All-llāhumme ahsin ‘ākibetenā fil-umūri kul-lihā ve exhirnā min khizjid-dunjā ve ‘adhābil-ākhireti.
O Allah! Në të gjitha çështjet na mundëso përfundime të mira dhe na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga ndëshkimi në ahiret.[2]
Referencat
[1] El-Hākim en-Nīsābūrī, “El-Mustedrek ‘alā es-sahīhajn”, kitāb: “Ed-Du‘ā vet-tekbīr vet-tehlīl vet-tesbīh vedh-dhikr”, hadithi nr. 1999.
[2] El-Hākim en-Nīsābūrī, “El-Mustedrek ‘alā es-sahīhajn”, kitāb: “Ma’rifetus-sahābeh radijAll-llāhu ‘anhu”, kapitulli: “Dhikr Busr bin Ebī Ertat radijAll-llāhu ‘anhu”, hadithi nr. 6508.