Lutje për të pasur mirësi materiale në botë dhe shpirtërore në ahiret
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të pasur mirësi materiale në botë dhe shpirtërore në ahiret

Vula e Profetëve dhe mëshirë për të gjithë botën

Lutje për t’u përmirësuar shpirtërisht dhe materialisht

Hazret Ebu Hurejre r.anhu ka përcjellë këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

lutje per permiresim shpirteror

All-llāhumme aslih lī dīnī el-ledhī huve ‘ismetu emrī, ve aslih lī dunjā el-letī fīhā me‘āshī, ve aslih lī ākhiretī el-letī fīhā me‘ādī, vexh‘āl el-hajāte zijādeten lī fī kul-li khajrin, vexh‘alil-mevte rāhaten lī min kul-li sherrin.

O Allah! Më përmirëso besimin, që është forca ime në punët e mia. Më përmirëso botën, që është mjet mbijetese për mua. Më përmirëso ahiretin, që është vendkthimi im. Ma bëj jetën riprodhuese për çdo të mirë. Më bëj vdekjen qetësi nga çdo e keqe.[1]

Lutje për të pasur mirësi në botë dhe në ahiret

Hazret Enes Ibni Maliku r.anhu tri ditë radhazi e pyeti të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për t’i treguar lutjen më bekuese dhe çdo herë ai i mësoi të njëjtën lutje dhe i tha: Do të kesh një sukses shumë të madh nëse do të gëzosh mirësi në botë dhe në ahiret. Të njëjtën lutje, Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. ia mësoi Hazret Abasit r.anhu, si dhe Hazret Ebu Bekrit r.anhu duke thënë: “Nuk ka gjë më të çmueshme të kesh mirësi pas besimit”. Lutja në fjalë është si më poshtë:

lutje per miresi ne bote e ahiret

All-llāhumme innī es‘elukel-‘āfve vel-‘āfijete fid-dunjā vel-ākhireti.

O Allah! Të kërkoj faljen dhe mirësinë në këtë botë dhe në ahiret![2]

LEXONI:


[1] Sahīh Muslim, kitāb: “Edh-Dhikr ved-du‘ā’ vet-teubeh vel-istigfār”, bāb: “Et-Te‘avvudhu min sherri mā ‘amile ve min sherri mā lem ja‘mel”, hadithi nr. 6903.
[2] Sunen Ibn Māxheh, kitāb: “Ed-Du‘ā”, bāb: “Mā jed‘ūne bihir-rexhulu idhā asbaha ve idhā emsā”, hadithi nr. 3871.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp