Lutje për të pasur mbrojtjen e vazhdueshme të Allahut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje per te pasur mbrojtjen e Allahut

(1) Abdul Hamidi, skllav i liruar i fisit Benu Hashim, përcjell rrëfimin e së ëmës (e cila ka qenë shërbëtore tek e bija e Profetit Muhammed s.a.v.s.), që Profeti Muhammed s.a.v.s. i mësonte të bijës në mëngjes e në mbrëmje lutjen e mëposhtme për të kërkuar mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm:

lutje per te pasur mbrojtje

SubhānAll-llāhi ve bihamdihi, lā kuvvete il-lā bil-lāh, mā shā’All-llāhu kāne ve mā lem jeshe’ lem jekun, a’lemu ennAll-llāhe ‘alā kul-li shej’in kadīr, ve ennAll-llāhe kad ehāta bikul-li shej’in ‘ilmā.

I Shenjtë është Allahu me lavdinë e Tij. Askush tjetër s’ka fuqi, përveç Allahut. Bëhet ajo që do Allahu, kurse diçka që nuk e do Ai, nuk bëhet. Unë e di se Allahu me të vërtetë është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se Allahu zotëron dije për çdo gjë![1]

(2) Është edhe një rrëfim tjetër që tregon Hazret Talaku r.anhu:

Një njeri erdhi tek Ebu Derda r.anhu dhe tha se i është djegur shtëpia. Ebu Derda r.anhu iu përgjigj: “Jo, nuk më është djegur”. Më pas erdhi një njeri tjetër, i cili i dha të njëjtin lajm, por edhe atij Ebu Derda r.anhu i tha: “Jo, nuk më është djegur shtëpia”. Më pas erdhi një i tretë dhe e njoftoi: “O Ebu Derda! Ka rënë zjarr dhe është shuar kur i është afruar shtëpisë sate”. Ebu Derda r.anhu tha: “E dija se Allahu i Madhërishëm nuk do të ma digjte shtëpinë”. Të pranishmit u befasuan dhe i kërkuan t’i sqaronte për të dyja përgjigjet që u kishte dhënë. Pra, së pari kur tha se “nuk më është djegur shtëpia” dhe, së dyti, kur tha “E dija se Allahu i Madhërishëm nuk do të ma digjte shtëpinë”. Ebu Derda r.anhu iu përgjigj:

Këto përgjigje jua dhashë për shkak të disa fjalëve që kisha dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Ai kishte thënë se kushdo që do të lutej në mëngjes me këto fjalë, nuk do t’i ndodhë asnjë gjëmë deri në mbrëmje dhe kushdo që do të lutej në mbrëmje me këto fjalë, nuk do t’i ndodhë asnjë gjëmë deri në mëngjes. Ato fjalë janë si vijon:

lutje per te pasur mbrojtjen e Allahut

All-llāhumme ente rabbī lā ilāhe il-lā ente, ‘alejke tevekkeltu, ve ente rabbul-‘arshil-‘adhīm, mā shā’All-llahu kāne ve mā lem jeshe’ lem jekun, lā havle ve lā kuvvete il-lā bil-lāhil-‘alijjil-‘adhīm, a’lemu ennAll-llāhe ‘alā kul-li shej’in kadīr, ve ennAll-llāhe kad ehāta bikul-li shej’in ‘ilmā. All-llāhumme innī e‘ūdhu bike min sherri nefsī, ve min sherri kul-li dābbetin ente ākhidhun bināsijetihā, inne rabbī ‘alā sirātin mustekīm.

O Allah! Ti je Zoti im! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Te ti u mbështeta dhe Ti je Zoti i arshit madhështor. Bëhet ajo që do Allahu, kurse diçka që nuk e do Ai, nuk bëhet. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër, përveç Allahut të Lartësuar e të Madhërishëm. Unë e di se Allahu me të vërtetë është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se Allahu zotëron dije për çdo gjë. O Allah! Mbromë nga e keqja e vetvetes dhe nga e keqja e çdo gjallese, kokën e së cilës Ti e ke nën kontroll. Zoti im pa dyshim gjendet në rrugën e drejtë.[2]

LEXONI:


[1] Sunen Ebī Dāvūd, kitāb: “El-Edeb”, bāb: “Mā lekulu idhā asbaha”, hadithi nr. 5075.
[2] ‘Abdurrahmān Ibn El-Xheuzī, “El-‘ilelul-mutenāhijeh fī ehādīthil-vāhijeh”, botimi i parë, vëllimi II, shtëpia botuese: “Kutub el-‘ilmijjeh”, Bejrut 1403h. / 1983, kitāb: “Ed-Dhikr”, bāb: “Hadīth fī thevābil-istigfāri”, hadithi nr. 1400, fq. 837.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp