Lutje për fëmijë - Lutje të Kuranit për të kërkuar fëmijë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për fëmijë – Lutje të Kuranit për të kërkuar fëmijë

1) Për ta vijuar misionin e tij, Hazret Ibrahimi a.s. me këtë lutje i kërkoi Zotit pasardhës të dëlirë, së cilës Zoti iu përgjigj duke thënë se atij do t’i jepte një fëmijë të dhembshur:

رَبِّ ہَبۡ لِیۡ مِنَ الصّٰلِحِیۡنَ

O Zoti im! Dhuromë (trashëgimtar) prej të sinqertëve.[1]

2) Hazret Zekerijai a.s. duke parë fruta jashtë stine te Hazret Merjemja a.s. (e cila ishte nën kujdesin e tij) e pyeti: “Nga të kanë ardhur këto?” “Nga Allahu”, iu përgjigj ajo. Kjo e tërhoqi fuqishëm Hazret Zekerijain a.s., që të bënte lutjen e mëposhtme. Lajmi i pranimit të kësaj lutjeje i erdhi kur ai ende ishte në mihrab duke u falur dhe ai u njoftua se do të kishte një fëmijë me emrin Jahja.[2]

رَبِّ ہَبۡ لِیۡ مِنۡ لَّدُنۡکَ ذُرِّیَّۃً طَیِّبَۃً ۚ اِنَّکَ سَمِیۡعُ الدُّعَآءِ

O Zoti im! Dhuromë prej Vetes pasardhës të dëlirë. Ti pa dyshim e dëgjon shumë lutjen.[3]

3) Hazret Ibni Xhurejxhi r.a. thotë: “Umeti i Hazret Ibrahimit a.s. ka mbetur gjithnjë adhurues i Zotit”. Allame Sha’bi thotë: “Aq shumë më gëzon lutja që kanë bërë Hazret Nuhi a.s. dhe Hazret Ibrahimi a.s. për faljen e krejt besimtarëve, burra e gra, saqë nuk do të gëzohesha kaq shumë edhe sikur të kisha gjithë pasurinë botës”.[4]

رَبِّ اجۡعَلۡنِیۡ مُقِیۡمَ الصَّلٰوۃِ وَ مِنۡ ذُرِّیَّتِیۡ ٭ۖ رَبَّنَا وَ تَقَبَّلۡ دُعَآءِ ﴿۴۱﴾ رَبَّنَا اغۡفِرۡ لِیۡ وَ لِوَالِدَیَّ وَ لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ یَوۡمَ یَقُوۡمُ الۡحِسَابُ

O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi ta lartësojmë namazin dhe, o Zoti ynë, pranoje lutjen! O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët ditën kur të bëhet kontrolli.[5]

4) Se sa bukur e bëri lutjen Hazret Zekerijai a.s. për të kërkuar fëmijë në moshën e thyer, na e tregon vetë lutja e tij:

رَبِّ اِنِّیۡ وَہَنَ الۡعَظۡمُ مِنِّیۡ وَ اشۡتَعَلَ الرَّاۡسُ شَیۡبًا وَّ لَمۡ اَکُنۡۢ بِدُعَآئِکَ رَبِّ شَقِیًّا ﴿۵﴾ وَ اِنِّیۡ خِفۡتُ الۡمَوَالِیَ مِنۡ وَّرَآءِیۡ وَ کَانَتِ امۡرَاَتِیۡ عَاقِرًا فَہَبۡ لِیۡ مِنۡ لَّدُنۡکَ وَلِیًّا ۙ﴿۶﴾ یَّرِثُنِیۡ وَ یَرِثُ مِنۡ اٰلِ یَعۡقُوۡبَ ٭ۖ وَ اجۡعَلۡہُ رَبِّ رَضِیًّا

O Zoti im! Eshtrat më janë dobësuar. Koka më është zbardhur nga thinjat, por, o Zoti im, kurrë nuk kam dalë i pafat kur të jam lutur Ty. Unë kam frikë nga ortakët e mi pas meje, ndërsa gruan e kam shterpë. Pra, dhuromë një trashëgimtar, që të më trashëgojë edhe mua dhe të trashëgojë edhe familjen e Jakubit. Dhe, o Zoti im, bëje atë shumë të pëlqyer.[6]


[1] Kurani Famëlartë 37:101.
[2] Kurani Famëlartë 3:30-38.
[3] Kurani Famëlartë 3:39.
[4] Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 4, f. 46.
[5] Kurani Famëlartë 14:41-42.
[6] Kurani Famëlartë 19:5-7.

Lutje për të pasur fëmijët të edukuar, adhurues dhe shërbëtorë të Zotit

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp