
Lutje kur del nga shtëpia
Hazret Enes Ibni Malilki r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Ai që bën lutjen vijuese gjatë kohës kur del nga shtëpia, shejtani i largohet dhe lutësit i thuhet:
“Ty të është mjaftuar kjo lutje. Je i udhëzuar dhe i shpëtuar”.[1]
Ajo lutje është:
Me emrin e Allahut! U mbështeta tek Allahu. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Allahut.
Sipas Hazret Ume Selmasë r.a., kjo lutje ka disa fjalë shtesë dhe duke i përfshirë edhe ato, lutja del si më poshtë:
Me emrin e Allahut! U mbështeta tek Allahu. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër, përveç Allahut. O Allah! Të kërkojmë mbrojtje që të mos rrëshqasim, të mos humbasim, të mos bëjmë padrejtësi, të mos na bëhet padrejtësi, të mos injorojmë dhe të mos injorohemi.[2]
Lutje për të hyrë në shtëpi
Hazret Ebu Malik Ash’ariji r.a. thotë se kur të hyni në shtëpi, bëni lutjen e mëposhtme dhe jepuni selam banorëve të shtëpisë:
O Allah! Të kërkoj hyrjen e mbarë dhe daljen e mbarë. Me emrin e Allahut kemi hyrë dhe me emrin e Allahut kemi dalë. Jemi mbështetur tek Allahu, Zoti ynë.[3]
Lutje për të dalë në pazar
Hazret Burejda r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur dilte në treg bënte lutjen vijuese:
O Allah! Të kërkoj mbarësinë e këtij tregu dhe të mirën që gjendet në të. Të kërkoj mbrojtje nga e keqja e tij dhe e keqja që gjendet në të. O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga mundësia për të bërë be të rreme ose për të bërë pazar të humbur.[4]
[1]. Tefsir Tha’labi, vëll. 2, f. 382.
[2]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha kharaxha min bejtihi; Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha kharaxha min bejtihi.
[3]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu, idha dakhala min bejtihi.
[4]. Kitabud-dua, lit-Tibrani, vëll. 2, f. 1168.