
Hazret ‘Ukba Ibni Amiri r.anhu ka përcjellë këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., që ai bënte për t’u mbrojtur nga e keqja e ditës, e natës dhe e fqinjit:
All-llāhumme innī e‘ūdhu bike min jeumis-sūi, ve min lejletis-sūi, ve min sā‘atis-sūi, ve min sāhibis-sūi, ve min xhāris-sūi fī dāril-mukāmeti.
O Allah! Më mbro nga dita e keqe, nga nata e keqe, nga ora e keqe, nga shoqëruesi i keq dhe nga fqinji i keq kudo që banoj.[1]
[1] Ebul-Kāsim et-Taberānī, “Mu’xhemul-kebīr”, vëll. XVII, botues “Mektebetu Ibni Tejmijje”, Kajro 1980, fq. 294, hadithi nr. 810.