
Lutje për të kërkuar rrugën e drejtë
I Dërguari i Allahut s.a.v.s., duke i mësuar Hazret Aliut r.anhu lutjen që vijon, tha se me “rrugën e drejtë” duhet të kesh parasysh rrugën që është e drejtë si shtiza:
All-llāhumme ihdinī ve seddidnī.
O Allah! Më udhëzo dhe më mbaj në rrugën e drejtë! [1]
Lutje për qëndrueshmërinë në zemër
Hazret Shehr Ibni Heusheb r.anhu pyeti Hazret Umi Selemen r.anha për lutjen që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e bënte më së shumti dhe ajo i tregoi lutjen që vijon. Hazret Umi Seleme një herë kur e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se përse e bënte kaq shumë këtë lutje, ai i qe përgjigjur: “Zemra e çdo njeriut gjendet midis dy gishtërinjve të Zotit, i cili mund ta ndryshojë kur të dojë”.
Jā mukal-libel-kulūbi thebbit kalbī alā dīnike.
O Kontrolluesi i zemrave! Vendosma zemrën në besimin Tënd! [2]
Lutje për t’iu mbështetur tërësisht Zotit të Madhërishëm
Sipas Hazret Abdullah Ibni Abasit r.anhu, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shpesh bënte këtë lutje:
All-llāhumme leke eslemtu, ve bike āmentu, ve ‘alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike khāsamtu, All-llāhumme innī e‘ūdhu bi‘izzetike, lā ilāhe il-lā ente, en tudil-lenī, ente el-hajju el-ledhī lā jemūtu, vel-xhinnu vel-insu jemūtūne.
O Allah! Ty t’u dorëzova, Ty të besova, te Ti u mbështeta, nga Ti anova dhe me ndihmën Tënde u përballa me armikun. O Allah! Kërkoj mbrojtjen e nderit Tënd, se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, që të mos më devijosh. Ti je i Gjalli që nuk vdes, kurse xhindet dhe njerëzit vdesin. [3]
LEXONI:
- Si do të vepronte Profeti Muhammed s.a.v.s. gjatë një pandemie?
- Engjëjt dhe djajtë | E mira dhe e keqja
[1] Sahīh Muslim, kitāb: “Edh-Dhikr ved-du‘ā’ vet-teubeh vel-istigfār”, bāb: “Et-Te‘avvudhu min sherri mā ‘amile ve min sherri mā lem ja‘mel”, hadithi nr. 6911.
[2] Xhāmi‘u et-Tirmidhī, kitāb: “Ed-Da’vāt”, bāb: “Et-Tis‘ūne (90)”, hadithi nr. 3522.
[3] Sahīh Muslim, kitāb: “Edh-Dhikr ved-du‘ā’ vet-teubeh vel-istigfār”, bāb: “Et-Te‘avvudhu min sherri mā ‘amile ve min sherri mā lem ja‘mel”, hadithi nr. 6899.