Si falet namazi i tesbihut? | Namazi Tesbih në shqip dhe arabisht
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Shtatë nivelet e besimit

Është një hadith i vetëm dhe i dobët që vjen nga Hazret Ebu Rafi r.a., sipas të cilit i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i mësoi xhaxhait të tij, Hazret Abas r.a., mënyrën e namazit të tesbihut dhe duke i treguar rëndësinë e tij, i tha:

“O xhaxha! A të jap një gjë, me anë të së cilës ty do të të falen të gjitha mëkatet, të mëparshme dhe të mëvonshme, të reja dhe të vjetra, të bëra me pavetëdije dhe të bëra me vetëdije, të vogla e të mëdha, të fshehta e të hapëta?”

Kur Hazret Abasi r.a. e pyeti për vështirësinë që ka ky namaz për ta falur çdo ditë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj:

“Këtë namaz mund ta falësh sipas mundësisë: çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit apo një herë në jetë”.

Duke treguar mënyrën e këtij namazi nafil 4-rekatësh, sipas rrëfimit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha se namazfalësi në çdo rekat pas recitimit të sures El-Fatiha dhe të ndonjë pjese tjetër të Kuranit, nga 15 herë të thotë:

lutja e tesbihut

Subhanall-llahi vel-hamdulil-lahi ve la ilahe il-lAll-llahu vAll-llahu ekber.

(I Shenjtë është Allahu, lavdia është e Allahut, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe Allahu është më i madhi)

Veç kësaj, edhe në ruku pas lutjes së caktuar, edhe në qëndrim pas lutjes së caktuar, në çdo sexhde pas fjalëve të caktuara, në qëndrim midis dy sexhdeve pas lutjes së caktuar, si dhe në çdo rekat pas sexhdes së dytë duke qëndruar i ulur të thotë nga 10 herë fjalët e sipërpërmendura. Në këtë mënyrë, ky përkujtim në çdo rekat bëhet nga 75 herë dhe në katër rekate 300 herë gjithsej.[1]


[1] Xhāmi’u et-Tirmidhī, kitāb: “El-Vitr”, bāb: “Mā xhāe fī salātit-tesbīhi”, hadithi nr. 482.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp