Nga pragu i vdekjes me Covid-19, tek dëshmia ndaj Allahut dhe një jeta e re
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Nga pragu i vdekjes me Covid-19, tek dëshmia ndaj Allahut të Lartësuar dhe një jetë e re

Dedikues i jetës për Islam Ahmediatin
sherimi nga coronavirusi

Pjesa 1 – Nga Ibrahim Ikhlaf (dedikuar jetën ndaj Xhematit Musliman Ahmedia)

Hyrje

Hazret Kalifi i Pestë (Zoti e ndihmoftë fuqimisht), udhëheqësi dhe udhëzuesi ynë i dashur është si një tërësi, për të cilën ne jemi vetëm një pjesë. Në të vërtetë ne do të humbasim nëse shkëputemi prej tij. Nuk jam në gjendje ta përshkruaj plotësisht vuajtjen time dhe përvojën e vdekjes së ngushtë që kalova kur u diagnostikova me COVID-19 disa javë më parë.

Jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona që u lutën me zell për ne. U dëgjuan lutjet e të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, të cilët janë si gjymtyrët e trupit të Kalifatit, sepse Allahu i Madhëruar u përgjigj dhe pranoi lutjet e Imamit tonë, Hazret Kalifit te Pestë (Zoti e ndihmoftë fuqimisht).

Hazret Kalifi i Pestë (Zoti e ndihmoftë fuqimisht) u përgjërua me zell dhe ja, Allahu, Më i Ditshmi i jetës më ringjalli nga vdekja dhe më dha një jetë të re.

Gjatë sëmundjes sime, unë ndjeva thellësisht se Hazret Kalifi i Pestë (Zoti e ndihmoftë fuqimisht) iu përgjërua Allahut e Madhërishëm me një sinqeritet, dashuri, besnikëri dhe vendosmëri të palëkundshme sa që Allahu i Lartësuar krijoi antidotin dhe ndryshoi fatin e tij. Vullneti i Tij mori një formë që flladi i freskët i Shëruesit dhe Mbrojtësit filloi të frynte.

Në të vërtetë, unë fajësoj vetveten për sëmundjen time.

Në raste të ndryshme në të kaluarën Huzuri (Kalifi) më ka thënë:

“Ikhlaf sahib, dukeni se nuk flni më shumë se 3-4 orë; duhet të flini 6 orë pasi trupi ka të drejtë mbi ju. Unë po u them njerëzve të punojnë dhe për sa ju përket juve, po them që të flini; blini një shtrat/divan për zyrën tuaj, mbylleni derën dhe flini pasdite për gjysmë ore deri në një orë për të plotesuar 6 orët!”

Edhe pse falë Allahut jam jashtëzakonisht i bindur ndaj udhëzimeve të Hazret Kalifit të Pestë (Zoti e ndihmoftë fuqimisht), unë disi në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa dashje vazhdova të flija maksimalisht 2, 3 ose 4 orë dhe të punoja rreth 18 ose 19 orë në ditë. Megjithëse trupi im është i fortë, ishte e pamundur të mbaja një sistem të fortë imunitar.

“Po mbytesha…”

Disa ditë para se të shtrohesha në spitalin Frimley Park në Surrey, përjetova disa simptoma që lidhen me koronavirusin, kështu që u vetizolova plotësisht. Cdo gjymtyrë e trupit tim më dhimbte jashtëzakonisht shumë. Unë nuk mund të ulesha as të qëndroja ne këmbë. Isha jashtëzakonisht i rraskapitur, dhe gradualisht fillova të merrja frymë me zor.

Gjatë mbrëmjeve kisha një temperaturë të lartë. I gjithë trupi më djersitej dhe fillova të ndihesha i përgjumur dhe i trullosur. Ndërkohë, gruaja ime e respektuar Reem gjithashtu filloi të mos ndihej mirë dhe shfaqi simptoma.

Ne menduam me vete:

“A mund të ishte ky koronavirusi? Dhe nëse jemi duke vuajtur nga COVID-19, atëherë si do ta rrëfeja këtë gjë?”

Kjo për shkak se, për fat të keq, disa njerëz të Xhematit e konsideruan këtë siç ishte shenja e murtajës gjatë jetës së Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të). Ata supozuan se ai që infektohet është i dobët në besim.

Ne iu lutëm, qamë dhe iu përgjëruam Allahut të Madhërishëm që të mos vuanim nga koronavirusi. Ndërsa isha vetizoluar, vazhdoja të kryej punën time të Xhematit nga shtëpia. Sidoqoftë, sëmundja u përkeqësua dhe të enjten në mëngjes fillova të kollitem me gjak dhe pata një temperaturë që arriti në 40°C.

Së fundi, Allahu i Madhëruar më dhuroi një vendosmëri kaq të lartë, sa i thashë gruas:

“Qoftë koronavirus apo diçka tjetër, duket se nuk mund të mbijetoj dhe unë jam gati të largohem nga kjo botë. Të lutem telefono ambulancën dhe vëllain e respektuar Mian Wakas sahib (Sahibazada Mirza Waqas Ahmad) dhe i thuaji që me përulësi t’i kërkojë Hazret Kalifit të Pestë (Zoti e ndihmoft fuqimishtë) të lutet për mua.”

Mian Vakas sahibi më vonë atë ditë e njoftoi gruan time që Huzuri po lutet për Ibrahimin.

U pranova menjëherë në spital, ku më bën testet me rreze X dhe analizat e gjakut. Ndërkohë, më vendosën një tampon në fyt për të zbuluar për koronavirus.

Unë e njoftova vëlla Abid Khanin për situatën time dhe ai dërgoi një mesazh me tekst, ku më informonte se Huzuri, ende nuk është në dijeni se kisha COVID-19, ishte duke u lutur për mua dhe rekomandonte që të jepja sadaka, ndërsa unë dhe familja ime duhet të merrnim homeopati.

Kjo natyrisht më forcoi dhe më dha shpresë. Gjatë ditës, sëmundja ime u përkeqësua kur mushkëritë e mia u mbushën me materiale inflamatore dhe nuk ishin në gjendje të merrnin oksigjen të mjaftueshëm në rrjedhën e gjakut, duke zvogëluar aftësinë e trupit për të marrë oksigjen dhe për të hequr dioksid karboni. Duket se përfundova me kushte të rënda të frymëmarrjes, përfshirë pneumoni, shoqëruar me shqetësim dhe ankth. Ndihesha sikur po mbytesha dhe vdekja po më afrohej me shpejtësi.

Ndërsa sikur ethet dhe temperatura  40° C të mos ishin ende të mjaftueshme, zbulova se temperatura e dhomës ishte jashtëzakonisht e lartë pasi infermierët kishin harruar të fiknin ngrohësin që nxirrte ajër të nxehtë dhe unë nuk isha në dijeni të tij.

Në përgjithësi, unë e dua motin rreth kohës së sabahut pasi niveli i oksigjenit është shumë i lartë. I thashë infermieres të hapte dritaren dhe ndjeva oksigjenin të hynte në mushkëri, gjë që më lehtësoi pak.

Lutja ndaj të Plotfuqishmit

Në atë moment, iu luta Allahut, ndërsa sytë e mi ishin mbushur me lot që më rridhnin tek faqet:

“O Allah më i Larti, gjatë gjithë jetës sime më shpëtove nga të gjitha fatkeqësitë. O Allah, Ti e di që unë ta kushtova Ty jetën time dhe jam plotësisht i vetëdijshëm që Ti je Miku im i përjetshëm që ke qenë gjithmonë me mua që nga fëmijëria. Për shkak të besimit tim në Mesihun e Premtuar, Imamin dhe të dërguarin e epokës sonë, për hatrin Tend, i humba të gjithë anëtarët e familjes sime [me përjashtim të nënës sime dhe vëllezërve e motrave të cilët janë ahmedianë].

Njëherë u sulmova nga 300-500 sunitë në një xhami, te cilët më rrahën barbarisht dhe më lanë “të vdekur” për shkak të besimit tim dhe ti më shpëtove.

Njëherë tjetër, kishin bërë edhe komplot për të më vrarë. Dikush më sulmoi, për shkak të besimit tim, duke më sulmuar me një tullë për të me goditur kokën, por Ti e bërë atë të humbasë objektivin, dhe ai nuk arriti ta përmbushte qellimin e tij. Ai e bëri këtë pasi djali i tij pranoi ahmediatin përmes meje.

Pastaj një hoxhë i shquar dha shtatë predikime gjatë të premtave kundër Xhematit Tënd, në të cilat unë u citova disa herë si një i jashtëligjshëm. Ai nxiti njerëz kundër meje, gjë që çoi në faktin se unë papritmas u sulmova nga ndjekësi i hoxhës në një librari; Rashë përmbys ndërsa raftet e librave ranë poshtë dhe ai më plagosi dorën me thonjtë e tij të mprehtë si thika. E kam këtë shenjë edhe tani në dorën time, edhe pse kaluan 20 vjet nga kjo ngjarje. Më pas, sulmuesi filloi të më bombardoj me gurë.”

O Allahu im, ti gjithmonë më shpëtove. O, Allahu im, o i Dashuri im, Me të vërtetë unë jam mëkatar dhe nuk e meritoj dashurinë Tënde, por ti je i Mëshirshmi; ki mëshirë për mua dhe më shpëto edhe këtë herë që të mund t’i shërbej Xhematit dhe të kryej më shumë vepra të mira. O, Allah, ta dedikova jetën time Ty dhe kështu vepruan gruaja dhe fëmijët e mij. Ki mëshirë për ne.”

Gjatë qëndrimit në spital, sa herë që mbylla sytë pashë fytyrën ndriçuese dhe të bukur të Hazret Kalifit të Pestë (Zoti e ndihmoft fuqimishtë) Mendova:

“SubhanAllah, Kalifi emërohet nga Allahu dhe më pas bëhet Udhëzuesi, Udhëheqësi, dijetari i vërtetë i udhëzuar prej Zotit në sipërfaqen e tokës nga i cili mund të përfitojë bota dhe në të vërtetë i vetmi, nga i cili duhet të përfitojë.”

Si pasojë, unë pata një dhimbje të jashtëzakonshme që babai im, xhaxhallarët, hallat, kushërinjtë dhe qindra anëtarë te tjerë të familjes nuk ishin në gjendje të shihnin Rrugën e duhur të Ahmediatit.

Por kishte diçka të çuditshme që më mbeti në zemër tërë kohën:

“Pse shqetësohesh? Huzuri është babai yt i dhembshur!”

Atëherë do të zgjohesha dhe do të mendoja se sa me fat jam që e pranova Xhematin Ahmedia, Islamin e vërtetë.

Në ankth dhe dhimbje të fortë, unë u luta:

“O Allah, i Plotfuqishëm, unë e dua jashtëzakonisht Hazret Kalifin e Pestë  (Zoti e ndihmoft fuqimishtë) dhe unë dua t’i shërbej Xhematit pasi ky është ilaçi i vetëm për botën. Të lutem më jep një jetë tjetër për t’i shërbyer Bimës që ke mbjellë me Dorën Tënde.”

Dëshira ime e vetme ishte që dikush të mund të shprehte Selamin tim deri tek Huzuri.

Një diagnozë shkatërruese

Të nesërmen, të premten, rreth kohës së sabahut, mjeku, i cili është shumë i njohur dhe kishte shërbyer në Afrikën Perëndimore gjatë shpërthimit të Ebolës, arriti dhe më njoftoi:

“Ti ke koronavirus dhe nuk ka rrugëzgjidhje nëse nuk shtrohesh në terapi intensive. Ke akoma forcë dhe do të ishte më mirë sepse gjendja jote po përkeqësohet.”

U trishtova shumë nga fjalët e mjekut, veçanërisht kur ai më tha që ekzistonte mundësia që të mos mbijetoja. U tmerrova.

Gruaja ime Reem u thirr për t’u informuar. E pyeta nëse Huzuri ishte duke u lutur për mua pasi unë kisha shumë nevojë për lutjet e Hazret Kalifit të Pestë (Zoti e ndihmoft fuqimishtë).

Ajo më ngushëlloi, duke thënë se:

“Huzuri po lutet për ty.”

Atëherë gjendja ime u ngjall me qetësi nga Allahu i Madhëruar.

sherimi nga coronavirusiGjatë atyre momenteve unë shqiptova fjalët e mëposhtme:

“La havle ve la kuvvete il-la bil-lahil-‘Alijjil-‘Adhim! O, virus, mos mendo se je aq i fuqishëm. Ti nuk ke ndonjë fuqi dhe as forcë të më dëmtosh dhe as të më përfitosh, përveçse nëse Allahu i Madhëruar e dëshiron këtë. Për më tepër, mjeku që mendoi se unë ndoshta nuk do të mbijetoj duhet të jetë i vetëdijshëm se jeta ime është në duart e Atij që më krijoi.”

Duket se trupi im u prek fuqishëm nga virusi. Sytë e mi ishin dobësuar dhe herë pas here thjesht mund të shihja vetem disa ngjyra para meje.

Përpara se të qetësohesha, unë u futa në një gjendje kome të shkaktuar qëllimisht nga mjekët dhe kisha një tub të futur në laring, në mënyrë që një ventilator të mund të merrte frymë për mua, pasi unë kisha nevojë për 80% oksigjen.

Për një sekondë, si i dedikuar i jetës për Islamin (vakf-e-zindagi), u shqetësova se vdekja ime e papritur nuk duhet të krijonte një lloj boshllëku të përkohshëm në lidhje me punën që më caktoi Huzuri. Atëherë ndjeva edhe qetësi, sepse në të gjitha departamentet për të cilat unë punoja, stërvita dhe krijova, sipas udhëzimeve të Huzurit, një linjë te dytë që mund të merrte përsipër përgjegjsitë e mia.

Vëllezërit dhe motrat e mia më të dashura; sa befasuese është kjo që në të njëjtën ditë kur Huzuri ishte njoftuar se unë isha pranuar në ICU, Huzuri, shumë i shqetësuar, i tha Faruk Aftabit:

“Ibrahimi duhej të ishte pranuar në ICU shumë më herët. Sidoqoftë, duhet t’i merrni disa ilaçe homeopatike, dhe përpiquni që të arrijn tek ai, sado pak pika qoftë, duhet të vendosen në buzët e tij.”

Eshtë interesante, kur Huzuri ishte informuar pas xhumasë, spitali raportoi se gjendja ime ishte përmirësuar dhe se shqetësimi ishte ulur dhe unë kisha nevojë per vetëm 60% oksigjen.

Gjatë gjithë kohës, pavarësisht nëse isha zgjuar ose duke fjetur, fjalët e mëposhtme seç po frymëzonin në zemër, sikur të ishin në zemrën time:

“Unë jam me i Fuqishmi [atributi El-Kah’har i Zotit u perceptua vazhdimisht]! Unë jam aq i Fuqishem! Unë jam më i Larti, përtej arritjes së njerëzve! Jam i Pavarur nga njerëzit [edhe kur ata nuk më adhurojnë]! Nëse ata Më adhurojnë Mua, është mirë për ta. Nëse ata nuk Më adhurojnë Mua, nuk do të ndikojë aspak tek Unë.”

Unë isha aq i frymëzuar dhe i druajtur, sa e njoftova gruan time disa herë në lidhje me këtë frymëzim.

Fatkeqësisht të shtunën, pasi gjendja ime u përmirësua dhe mjekët menduan të hiqnin ventilatorin, papritmas pata një sulm paniku. Infermierja menjëherë i raportoi një prej vëllezërve të mi që unë i shkrova asaj duke kërkuar të më drejtonte në drejtimin e Jug-Lindjes, në drejtim të Kibles.

Në fakt, unë nuk jam në gjendje ta kujtoj këtë ngjarje, por e di shumë mirë se thellë në veten time isha aq i shqetësuar për mungesën e namazeve të mia [gjatë ICU], dhe duket sikur kjo ishte arsyeja e këtij sulmi të parë të panikut.

Infermierja më vonë e raportoi këtë edhe tek gruaja ime, me pas Reem i tha asaj:

“Te lutem tregoji Ibrahimit që udhëheqësi ynë shpirtëror po lutet për ty, dhe anëtarët e Xhematit në të gjithë botën po luten gjithashtu për ty.”

Infermierja e shkroi atë për të mos harruar asgjë dhe e pyeti gruan time:

“A mund t’ju pyes nga kurioziteti se çfarë është ky Xhemat në mbarë botën dhe kush është ky Udhëheqës Shpirtëror?”

Pra, Reem i shpjegoi asaj se kush jemi, dhe ajo vazhdonte të thoshte ‘mahnitëse!’

Pastaj sulmi i dytë i panikut që kisha ishte të dielën. Isha shumë në ankth dhe temperatura ime u rrit. Unë i kërkova infermieres të fliste me gruan time, përsëri nuk mund ta kujtoj këtë ngjarje, por bazuar në deklaratat e shkruara dhe deklaratën e gruas sime, u bë shumë e qartë se unë u shqetësova nëse Huzuri po lutet për mua apo jo. Në të vërtetë po mendoja vazhdimisht:

“A po lutet Huzuri për mua? A është i kënaqur me mua? Unë e di se kënaqësia e tij është një reflektim i Kënaqësisë së Allahut.”

Ne këtë rast, Reem shprehet se infermierja e telefonoi dhe e vendosi telefonin në një mënyrë që ta dëgjoja, ndërsa infermierja lexoi ato që unë shkruaja.

E pyeta gruan time:

“A është Huzuri duke u lutur për mua? A e bëri të qartë Huzuri këtë gjë?”

Ajo më tregoi për deklaratën e Huzurit në gazetën Al-Hakam në lidhje me koronavirusin dhe tha:

“Huzuri po lutet për ty dhe po kërkon azhornime të rregullta. Ai me vendosmëri tha se ti do të mbijetosh. Kështu që, ji i fortë tani, asgjë nuk do të ndodhë!”

Më vonë gjatë ditës, infermierja i tha gruas sime se pas kësaj telefonate, Ibrahimi u qetësua aq shumë dhe filloi të përmirësohej.

Reem, në të vërtetë, i referohej një mrekullie të madhe të raportuar nga vëllai i respektuar Munir Odeh, i cili informoi Hazret Kalifin e Pestë (Zoti e ndihmoft fuqimisht) në zyrën e tij gjatë takimit zyrtar me të, që Reem është jashtëzakonisht e prekur dhe po pret një fjalë ngushëllimi nga Huzuri.

Siç është mënyra e Profetëve dhe të Dërguarve të Allahut, Hazret Kalifi  (Zoti e ndihmoft fuqimisht) heshti dhe vazhdoi të flasë për çështje të tjera që lidhen me takimin zyrtar.

SubhanAllah, kur Munir Odeh u ngrit të largohej dhe arriti te dera, Huzuri i tha:

“Thuajini Reemit, të rrijë e qetë. Asgjë nuk do t’i ndodhë Ibrahamit. Ai do të shërohet.”

Elhamdulil-lah atë ditë gjendja ime u përmirësua në mënyrë drastike dhe mjeku raportoi që unë isha duke buzëqeshur dhe dukej se isha më i forti në mesin e të gjithë pacientëve të tjerë.

Mjekët atëherë thanë që ndoshta ventilatori do të hiqet së shpejti.

Fundi i pjesës së parë.

SHËNIM:

Pjesa e dytë do të publikohet në ditët në vijim, e cila përfshin detaje të takimit të parë të drejtpërdrejtë të z. Ibrahim Ikhlaf me Kalifin e Pestë të Xhematit Musliman Ahmedia, pasi të lirohet nga spitali.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp