Një lutje e përulur për të kërkuar faljen e mëkateve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Mesihu i Premtuar a.s., në një letër ngushëllimi, duke iu drejtuar me shumë modesti Maulana Nuruddinit (Kalifit të Parë të Mesihut të Premtuar), të cilit i kishte vdekur djali, (në gusht 1885), i tërheq vëmendjen për këtë lutje. Ai shkruan:

Kjo lutje është zakoni i këtij robi modest dhe në të vërtetë është tamam për gjendjen time.

Ai gjithashtu e këshilloi:

Është mirë që, kur ta bëni këtë lutje, të keni parasysh që lutësi duhet ta pranojë gabimin e tij me gjithë zemër dhe gjithashtu favorin dhe bekimin e Zotit të tij. Sepse s’ka dobi nëse thuhet vetëm me gojë, ndaj duhet një emocion në zemër, bashkë me mallëngjimin e me të qarët.

Pastaj ai i tregoi se si duhet bërë kjo lutje, duke thënë:

Zgjohuni në pjesën e fundit të natës, merrni abdes dhe me shumë sinqeritet falni dy nafile, pastaj bëni këtë lutje me shumë përulje e me shumë dhimbje:

O Mirëbërësi im, o Zoti im, unë jam një rob Yti, i paaftë, shumë mëkatar dhe shumë përtac. Unë bëja padrejtësi pas padrejtësie dhe Ti më dhe bekime mbi bekime. Unë bëja mëkat pas mëkati dhe Ti më bëre mirësi pas mirësie. Ti gjithmonë m’i mbulove mëkatet dhe më dhurove bekimet e Tua të panumërta. Prandaj, edhe tani, më mëshiro mua njeri të kotë dhe mëkatar, dhe më fal gabimin dhe mosmirënjohjen time e më liro nga ky mëkat imi, se s’ka ndihmës tjetër përveç Teje. Amin! Amin![1]


[1]. “Maktubat-e-Ahmedia”, vol. 5, nr. 2, f. 3.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp