
Lutje për të gjetur dashurinë e Zotit
Abdullah ibni Jezid El-Ensari r.a. thotë se njëra ndër lutjet që bënte i Dërguari i Allahut s.a.s. ishte edhe kjo:
O Allah! Dhuromë dashurinë Tënde, dashurinë e atij, dashuria e të cilit më bën dobi pranë Teje. O Allah! Atë që më ke dhuruar dhe që e dua, ktheje në forcë për mua për të fituar atë që Ti e do. Atë që Ti ma largon prej meje dhe që e dua, zëvendësoje me atë që Ti e do.[1]
Dashuria e Zotit dhe një lutje e Hazret Davudit a.s.
Hazret Ebu Darda r.a. tregon se Hazret Davudi a.s., që e adhuronte Zotin më shumë se kushdo tjetër, për të pasur dashurinë e Zotit bënte këtë lutje:
O Allah! Të kërkoj dashurinë Tënde! Dashurinë e atij që Ti e do; veprën që më sjell te dashuria Jote! O Allah! Dashurinë Tënde bëje për mua më të dashur sesa vetja ime, pasuria ime, familja ime dhe uji i ftohtë![2]
[1]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 74.
[2]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 74.