Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics
shpallja e Zotit dije e persosur

O të dashur! Askush nuk mund të luftojë kundër Zotit në punët e Tij. Jini të sigurt që mjeti për të arritur dijen e përsosur është shpallja e Zotit të Madhërishëm, që Ai u dha profetëve të Tij të shenjtë. Dhe më pas, Ai Zot që është një lumë i pasosur i bekimit, kurrsesi nuk deshi ta mbyllë këtë shpallje për të ardhmen dhe kështu ta shkatërrojë botën, përkundrazi, dyert e komunikimit të Tij dhe të shpalljes së Tij janë gjithmonë të hapura.

Po, kërkojini ato nëpërmjet rrugëve të tyre, atëherë do t’i gjeni lehtësisht. Ai ujë i jetës zbriti nga qielli dhe qëndroi në vendin e tij të denjë. Tani, çfarë ju duhet të bëni, që ta pini atë ujë? Vetëm kjo, që fytas e mbytas të arrini tek ai burim dhe të vini buzët përpara tij, që ta pini ngishëm këtë ujë të jetës. E gjithë fatmirësia e njeriut është që ai të vrapojë vetëm në atë drejtim ku gjen dritë, dhe të zgjedhë vetëm atë rrugë, ku i shfaqet shenja e Mikut të humbur. Ju vëreni se gjithmonë drita zbret prej qiellit mbi tokë. Në të njëjtën mënyrë, drita e vërtetë e udhëzimi zbret po prej qiellit. Vetëm fjalët dhe hamendësimet e njeriut, nuk mund t’i japin atij dijen e vërtetë. A mund ta gjeni Zotin, pa manifestimin e Tij? A mund të shihni në errësirë, pa pasur këtë dritë qiellore?

Po të ishte e mundur kjo, do ta shihnit edhe Zotin, pa manifestimin e Tij. Por sytë tanë, pavarësisht se kanë aftësinë e të parit, por janë nevojtarë të dritës qiellore. Dhe veshët tanë, pavarësisht se kanë aftësinë e të dëgjuarit, janë nevojtarë të erës që fryn prej Zotit. Ai Zot nuk është Zoti i vërtetë që rri heshtur, duke lënë gjithë barrën mbi hamendësimet tona. Përkundrazi, Zoti i Përsosur dhe i Gjallë është Ai që vazhdimisht Vetë ka treguar adresën e Qenies së Tij dhe Ai kështu deshi edhe tani, që të tregojë Vetë për Veten e Tij. Dritaret qiellore janë gati të hapen. Së shpejti do të lindë agimi i vërtetë. Të bekuar janë ata që ngrihen dhe tani ta kërkojnë Zotin e vërtetë, të njëjtin Zot, të cilit nuk i vjen asnjë kohë e vështirë dhe as ndonjë fatkeqësi, të cilit kurrë nuk i zbehet madhështia. Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

اَللّٰہُ نُوۡرُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ 1

Zoti është drita e qiejve dhe e tokës në çdo çast. Pikërisht Ai ndriçon çdo gjë. Po Ai është Dielli i diellit dhe Po Ai është Jeta e të gjithë gjallesave të Tokës. Pikërisht Ai është Zoti i Vërtetë dhe i Gjallë. I bekuar është ai që e pranon Atë.

Mjetet për të arritur shkallën e tretë të dijes, që është dija përmes përjetimit, janë edhe vështirësitë, shtrëngimet dhe dhimbjet që Profetëve të Zotit dhe të dëlirëve u vijnë nga duart e kundërshtarëve ose nga caktimet e Zotit. Gjatë vështirësive të tilla, të gjitha udhëzimet e Sheriatit që ishin thjesht si dije në zemrën e njeriut, ai i sendërton praktikisht. Pra, duke u mbrujtur me brumin e të vepruarit, udhëzimet e Sheriatit tregojnë përsosmërinë e tyre dhe ata që i zbatojnë në këtë shkallë, e tërë qenia e tyre shndërrohet në një përmbledhje të plotë të udhëzimeve të Zotit. Të gjitha virtytet si falja, hakmarrja, durimi, mëshira etj., që deri më parë qëndronin vetëm në mendje e në zemër, tani të gjitha gjymtyrët e tjera bekohen prej tyre dhe pak nga pak gdhenden në tërë shpirtin njerëzor. Siç Allahu i Madhërishëm thotë:

وَ لَنَبۡلُوَنَّکُمۡ بِشَیۡءٍ مِّنَ الۡخَوۡفِ وَ الۡجُوۡعِ وَ نَقۡصٍ مِّنَ الۡاَمۡوَالِ وَ الۡاَنۡفُسِ وَ الثَّمَرٰتِ ؕ وَ بَشِّرِ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۱۵۶﴾ۙ الَّذِیۡنَ اِذَاۤ اَصَابَتۡہُمۡ مُّصِیۡبَۃٌ ۙ قَالُوۡۤا اِنَّا لِلّٰہِ وَ اِنَّاۤ اِلَیۡہِ رٰجِعُوۡنَ ﴿۱۵۷﴾ؕ اُولٰٓئِکَ عَلَیۡہِمۡ صَلَوٰتٌ مِّنۡ رَّبِّہِمۡ وَ رَحۡمَۃٌ ۟ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۵۸﴾ 2

لَتُبۡلَوُنَّ فِیۡۤ اَمۡوَالِکُمۡ وَ اَنۡفُسِکُمۡ ۟ وَ لَتَسۡمَعُنَّ مِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ وَ مِنَ الَّذِیۡنَ اَشۡرَکُوۡۤا اَذًی کَثِیۡرًا ؕ وَ اِنۡ تَصۡبِرُوۡا وَ تَتَّقُوۡا فَاِنَّ ذٰلِکَ مِنۡ عَزۡمِ الۡاُمُوۡرِ ﴿۱۸۷﴾ 3

Ne do t’ju sprovojmë, duke ju përballur me frikë, me uri, me humbje të pasurisë, me humbje të jetëve, të përpjekjeve dhe të fëmijëve. Të gjitha këto shqetësime do t’ju vijnë si caktime prej Zotit ose nga duart e armikut. Atëherë, jepu lajm të gëzueshëm durimtarëve, të cilët kur i godet fatkeqësia, vetëm thonë: “Sigurisht, jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”. Mbi të tillët do të ketë bekime dhe mëshirë prej Zotit të tyre, dhe pikërisht këta e kanë gjetur përsosmërisht udhëzimin.

Kjo tregon që dija nuk ka nder, nëse thjesht rri e mbyllur në mendje e në zemër, por dija e vërtetë është ajo që zbret nga mendja, në mënyrë që të gjitha gjymtyrët të rregullohen dhe të ndriçohen prej saj dhe që kujtesat të kthehen në vepra. Pra, nëse doni ta bëni dijen të qëndrueshme, ju duhet t’i gdhendni shkronjat e saj nëpër gjymtyrë. As edhe një dije e vogël nuk mund të përsoset, pa e ushtruar në praktikë.

Për shembull, ne dimë prej kohësh që të gatuash bukë është punë shumë e thjeshtë. Mjafton të zësh brumin, e ta ndash në kulaçe. Pastaj të hapësh një kulaçe me të dyja duart për të bërë pite, e atë ta shtrosh në tigan. Me ta kthyer nga të dyja anët dhe me ta pjekur, buka bëhet gati. Kjo është dija jonë vetëm me fjalë. Por kur fillojmë të gatuajmë bukën duke mos pasur aspak përvojë, vështirësia e parë që del përpara është që të ruajmë sasinë e duhur të përbërësve, por ne rrezikojmë ta bëjmë brumin të fortë si gur, ose të na dalë i lëngshëm. Dhe edhe sikur pas shumë vuajtjesh ta përgatisim brumin, buka do të jetë diku e pjekur, e diku e djegur, me ca veshë anash dhe me një gungë në mes, edhe pse kemi pesëdhjetë vjet që e shohim me sy se si bëhet buka. Kështu që, me dijen pa praktikë, do të shpërdorojmë shumë kilogramë miell.

Nëse kjo është gjendja jonë e dijes në çështjet elementare, si mund të mbështetemi vetëm në njohuritë tona pa përvojë praktike në çështjet me rëndësi të madhe?! Andaj, Zoti i Madhërishëm në këto ajete na mëson që vështirësitë që Ai na sjell, gjithashtu janë një mjet për të arritur dijen dhe përvojën. Pra, ato na e përsosin dijen.

Më pas në ajetin tjetër Zoti thotë: Ju do të sprovoheni edhe me humbjen e pasurive dhe të jetëve tuaja. Njerëzit do t’ju rrëmbejnë pasurinë, do t’ju vrasin, ju do të sfiliteni nga duart e hebrenjve, të krishterëve, idhujtarëve, dhe ata do t’ju thonë fjalë të rënda e do t’ju lëndojnë. Nëse do të duroni dhe do të shmangeni nga fjalët e padenja, kjo do të jetë një vepër shumë e guximshme.

Shkurt, këto ajete na japin mesazhin që dija e mbarë është vetëm ajo që tregon dritën e vet në provën e veprave, kurse dija fatzezë është ajo që mbetet vetëm si dije por kurrë nuk kthehet në vepër.

Ashtu siç paratë shtohen me tregti, edhe dija kur ushtrohet dhe kthehet në vepra, arrin në shkallën më të lartë shpirtërore. Kështu që, praktika është mjeti kryesor për ta përsosur dijen dhe pikërisht me përvojën dija fiton një dritë. Nga kjo mund të kuptoni se çfarë do të thotë që dija të arrijë në shkallën e përvojës. Është dija që praktikisht provohet në çdo degë të saj. Këtë e bën Islami. Në gjithçka që u ka mësuar Zoti i Madhërishëm njerëzve përmes Kuranit, u ka dhënë mundësi ta shkëlqejnë këtë mësim dhe të mbushen me dritën e tij.


[1] “Allahu është drita e qiejve dhe e tokës.” (En-Nur 24:36).
[2] “Ne patjetër që do t’ju sprovojmë, duke ju përballur me pak frikë, me pak uri, me pak humbje të pasurisë, të njerëzve e të të vjelave. Jepu lajm të gëzueshëm durimtarëve. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi, thonë: “Sigurisht, jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”. Mbi të tillët do të ketë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë, dhe të tillët do të jenë të udhëzuar.” (El-Bekare 2:156-158).
[3] “Ju patjetër do të sprovoheni me pasuritë tuaja dhe me jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fjalë therëse nga ata, të cilëve u ishte dhënë libri para jush dhe nga ata që janë idhujtarë. Po duruat dhe patët druajtje (ndaj Zotit), kjo përnjëmend do të jetë një vepër shumë e guximshme.” (Ali Imran 3:187).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp