
Jo pa qëllim u shfaq në Arabi kjo dritë e fundit. Arabët ishin populli i bijve të Ismailit që dikur ishte shkëputur nga Izraelët dhe me urtësinë Hyjnore ishte sjellë në shkretëtirë të Paranit (Faran). Faran فاران në arabisht do të thotë: “dy veta të larguar”. Pra, ata që vetë Hazret Ibrahimias i ndau nga bijtë e Izraelit, nuk bënin më pjesë në sheriatin e Tevratit. Siç është e shkruar që ata nuk do të merrnin pjesë me Is’hakun a.s.. Kështu që, ata u braktisën prej atyre me të cilët patën lidhje gjaku dhe me tjetërkënd ata nuk kanë pasur as farefisni e as lidhje.
Të gjitha vendet e tjera kanë pasur ca tradita adhurimi dhe porosish Hyjnore, që dëshmonin që aty kishin mbërritur mësimet e profetëve në ndonjë kohë. Vetëm Arabia ishte vendi që ishte krejtësisht i painformuar nga këto mësime dhe kështu ishte më e prapambetura në të gjithë botën. Andaj, në fund i erdhi radha dhe profetësia që erdhi aty u cilësua si e përgjithshmja, në mënyrë që të bekoheshin të gjitha vendet e tjera edhe një herë dhe që të ndreqej edhe gabimi i krijuar. Andaj, cilin libër tjetër ta presim pas këtij Libri të përsosur, që ndërmori reformën e krejt njerëzimit? Kurani krijoi kontakt jo veç me një popull, sikur Librat e mëparshëm, përkundrazi, ai deshi reformën e të gjithë popujve dhe shpalosi të gjitha nivelet e edukimit njerëzor. Njerëzve të egër ai ua mësoi etikën njerëzore dhe pasi i bëri njerëz, ua mësoi virtytet e larta.