Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Të ngjashme rreth kësaj teme
filozofia psikologjia

Përgjigjja e pyetjes së parë

Të nderuar pjesëmarrës, të keni parasysh se në faqet e para të kësaj ligjërate, ka disa rreshta hyrës, që mund të duken se nuk kanë lidhje me temën, por janë shumë të nevojshëm të përmenden për të ditur përgjigjet e sakta të pyetjeve. Prandaj, i kam shtuar këto fjalë, në mënyrë që të mos ketë vështirësi për ta kuptuar problemin që po diskutojmë.

Tri gjendjet e njeriut

Që të jetë e qartë, pyetja e parë ka të bëjë me gjendjen instinktive, morale dhe shpirtërore të njeriut. Fjala e pastër e Zotit të Madhërishëm, Kurani i Shenjtë, këto tri gjendje i ndan në një mënyrë të tillë që për të tria, përcakton tri pikënisje përkatëse. Thënë ndryshe, janë përcaktuar tri burime, prej të cilave rrjedhin tri gjendje të ndryshme.

E para: Shpirti që urdhëron për të keqen (emmāreh)

Burimin e parë, që është pikënisja e të gjitha gjendjeve instinktive, Kurani Famëlartë e quan shpirt që urdhëron për të keqen (nefsun emmāreh), siç ai thotë:)[1], siç ai thotë:

filozofia tri gjendjet e njeriut

Domethënë, karakteristika e shpirtit emmāreh është që ai e shpie njeriun drejt veprave të këqija, që janë kundër përsosurisë dhe gjendjes së tij morale, dhe e nxit atë për të ndjekur rrugët e këqija e të pahijshme. Pra, animi i njeriut nga mëkatet dhe nga gjërat e padrejta, përcaktohet si një gjendje e tij, e cila ndodhet para gjendjes morale dhe që e dominon njeriun në mënyrë të pakontrolluar. Kjo quhet gjendje instinktive, në një kohë kur njeriu nuk udhëzohet nga arsyetimi, urtësia dhe njohja e vërtetë.

Në këtë gjendje, njeriu ndjek mënyrën shtazore të sjelljes për të plotësuar dëshirat e tij instinktive, si ato të të ngrënit, të fjeturit, të zgjuarit, të zemëruarit, të provokuarit etj., ndërsa, kur ai udhëhiqet nga arsyetimi, urtësia dhe njohja e vërtetë dhe i ushtron ato gjendje për t’i realizuar me drejtpeshim, atëherë ato nuk quhen më instinktive, por quhen gjendje morale. Kjo do të sqarohet edhe në vijim.

E dyta: Shpirti qortues (levvāmeh)

Burimin e dytë, nga i cili burojnë gjendjet morale, Kurani Famëlartë e quan shpirt qortues (nefsun levvāmeh), siç ai thotë:

filozofia tri gjendjet e njeriutBetohem për atë shpirt, që e qorton veten për çdo vepër të keqe e të padrejtpeshuar![2]

Ky shpirt është burimi i dytë i gjendjeve të njeriut që i vë në lëvizje gjendjet morale dhe njeriun e dallon nga shtazët. Në këtë ajet, betimi në emër të këtij shpirti është bërë për ta nderuar atë, sepse ai ka kaluar nga shpirti emmāreh duke e përvetësuar atë levvāmeh, gjë që i dha nder përpara Zotit. Ky shpirt u quajt levvāmeh, sepse ai e qorton njeriun për veprat e këqija dhe nuk pajtohet me të nëse ai kalon një jetë të shfrenuar si kafshët. Madje, ai dëshiron që njeriu të realizojë sjellje e morale të mira e të mos humbë ekuilibrin në të gjitha parimet e jetës dhe që emocionet e dëshirat instinktive t’i realizojë duke u këshilluar me mendjen.

Ky shpirt, ngaqë e qorton njeriun për të keqen, quhet levvāmeh, që do të thotë qortues i rreptë. Por, shpirti levvāmeh, edhe pse nuk i pëlqen impulset instinktive, madje e qorton njeriun për to, prapë nuk mund të jetë i aftë në mënyrë të plotë për të bërë veprat e mira, sepse ndonjëherë u nënshtrohet impulseve instinktive, dhe si rrjedhojë gremiset e rrëzohet si një fëmijë, i cili edhe pse nuk dëshiron, rrëzohet për shkak të pafuqisë, madje edhe pendohet për dobësinë e tij. Pra, kjo është ajo gjendje morale, kur shpirti fillon të mbledhë në veten e tij virtytet e larta dhe dëshiron ta mposhtë mosbindjen, megjithëse nuk e mbizotëron atë krejtësisht.

E treta: Shpirti i qetësuar (mutmeinneh)

Pastaj është një burim i tretë që mund të quhet pikënisje e gjendjeve shpirtërore.

Këtë burim Kurani Famëlartë e quan shpirt të qetësuar (nefsun mutmeinneh), siç ai thotë:

filozofia e mesimeve te islamit

Domethënë, o nefs i qetësuar, që gjete qetësinë prej Zotit, kthehu te Zoti yt. Ti je i kënaqur me Të dhe Ai është i kënaqur me ty. Hyr në grupin e robërve të Mi dhe futu në xhenetin Tim.[3]

nefsi i qetesuar morali

Kjo është ajo gjendje, kur njeriu mbushet me fuqitë shpirtërore, duke shpëtuar nga të gjitha dobësitë, dhe lidhet aq shumë me Zotin saqë nuk mund të jetojë pa Të. Ashtu si uji që derdhet pa asnjë pengesë me furi nga lart poshtë, edhe ai shkrihet e përhumbet pas Zotit. Kjo pikërisht është përmendur në ajetin që thotë Zoti:

O nefs që gjete qetësinë prej Zotit, kthehu tek Ai.

Shpirti i tillë krijon në vetvete një ndryshim të jashtëzakonshëm që në këtë jetë, e jo pas vdekjes, dhe po në këtë botë, ai fiton një xhenet e jo diku tjetër. Fjalët që janë përmendur në këtë ajet: Kthehu te Rrab-i yt, “Rrab” do të thotë ai që të rrit ty. Në këtë mënyrë, shpirti i qetësuar e merr rritjen prej Zotit, sepse dashuria ndaj Tij bëhet ushqimi i tij dhe ai pi ujë vetëm nga ky Burim jetëdhënës. Prandaj, ai i shpëton vdekjes, siç thotë Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë në një tjetër ajet:

filozofia tri gjendjet e njeriutShpëtoi dhe nuk u shkatërrua ai që pastroi shpirtin e tij nga impulset e ulëta. Ndërsa, ai që e zhyti veten në dëshirat e ulëta, pra në dëshirat instinktive, u dëshpërua nga jeta.[4]

Pra, këto janë tri gjendje, të cilat me fjalë të tjera mund të quhen gjendjet instinktive, morale dhe shpirtërore. Në Librin e Zotit të Madhërishëm, kërkesat instinktive, janë quajtur nefs emmāreh, sepse ato bëhen shumë të rrezikshme për njeriun kur dalin jashtë kontrollit, madje nganjëherë, ato ia fundosin krejtësisht moralin dhe shpirtin.

Si i shtron Kurani Famëlartë gjendjet instinktive të njeriut?

Shtrohet pyetja: çfarë ndikimi ka Kurani Famëlartë lidhur me gjendjet instinktive të njeriut, çfarë udhëzimesh jep ai lidhur me to dhe, deri në ç’masë Kurani dëshiron që ato të mbeten te njeriu? Në lidhje me këtë, Kurani Famëlartë sqaron se gjendjet instinktive kanë ndikim shumë të thellë mbi gjendjet morale dhe ato shpirtërore, saqë te njeriu, edhe mënyra e të ushqyerit dhe e të pirit ndikojnë mbi gjendjet morale dhe shpirtërore të tij.

Nëse ai i trajton gjendjet instinktive duke përfituar nga udhëzimet e Kuranit, atëherë ashtu si çdo gjë që hidhet në minierën e kripës bëhet kripë, edhe këto gjendje shndërrohen në ato morale dhe ndikojnë thellë mbi spiritualitetin e tij. Për këtë arsye, Kurani Famëlartë i jep rëndësi të veçantë pastërtisë, etikës dhe ekuilibrit trupor për kryerjen e të gjitha adhurimeve dhe për arritjen e pastërtisë së brendshme e të gjendjes së përulësisë dhe të përvuajtjes te pragu i Zotit.

Nëse mendojmë thellë, kjo filozofi duket shumë me vend pasi veprimet që realizohen nga gjymtyrët e trupit kanë ndikim të thellë mbi shpirtin. Veprimet tona instinktive edhe pse janë trupore, ato patjetër ndikojnë në gjendjet shpirtërore. Për shembull, nëse përpiqemi të qajmë, edhe pse në mënyrë artificiale, menjëherë fillon të bjerë një rrëke lotësh që prek e pikëllon edhe zemrën. Pra, në këtë rast zemra i ndjek sytë. Po ashtu, nëse përpiqemi të qeshim, edhe zemra gëzohet.

Gjithashtu vërehet që edhe përulësia trupore krijon gjendje përulësie dhe nënshtrimi në shpirt. Krahas kësaj, shohim se kur ecim duke ngritur kokën lart dhe duke zgjeruar gjoksin, atëherë kjo mënyrë e të ecurit vetvetiu krijon një lloj arrogance brenda nesh. Pra, nga këta shembuj bëhet e qartë se gjestet trupore ndikojnë në gjendjet shpirtërore.

Ushqimet që hamë kanë ndikim në moralin tonë

Veç kësaj, përvoja na dëshmon që edhe ushqime të ndryshme kanë ndikim në aftësitë mendore dhe shpirtërore të njeriut. Nëse shqyrtojmë thellë, del se ata që kurrë nuk hanë mish, trimëria fillon t’u zbehet, derisa gradualisht e humbin guximin dhe bëhen shumë frikacakë, duke humbur kështu një dhunti të lavdishme që u ishte dhënë prej Zotit. Këtë dukuri mund ta gjejmë edhe në ligjin e natyrës, të vënë prej Zotit, ku asnjë nga kafshët barngrënëse nuk zotëron guximin që mund të ketë një kafshë mishngrënëse. Edhe te shpendët e gjejmë këtë dukuri.

ushqimi bio moraliKështu që, nuk mund të dyshohet aspak që ushqimet kanë ndikim në moral. Nga ana tjetër, njerëzit që ditë e natë hanë vetëm mish dhe perimet i përdorin shumë pak në dietën e tyre, e humbin virtytin e butësisë e të përulësisë. Kurse ata që ndjekin rrugën e mesme të të ushqyerit, i trashëgojnë të dyja llojet e virtyteve. Duke marrë parasysh pikërisht këtë urtësi, Kurani Famëlartë thotë:

filozofia tri gjendjet e njeriut

Hani edhe mish edhe ushqime të tjera, por me asgjë mos e teproni,[5] që mos t’ju ndikojë për keq në gjendjen morale dhe as mos t’i sjellë dëm shëndetit tuaj.

Ashtu siç pamë që gjestet trupore ndikojnë në shpirt, në të njëjtën mënyrë edhe shpirti nganjëherë ndikon te trupi. Një njeriu të brengosur i lotojnë edhe sytë. Po ashtu ai që gëzohet, buzëqesh.

Pra, të gjitha lëvizjet tona si të ngrënët, të pirët, të fjeturit, të zgjuarit, të çlodhurit, të pastruarit dhe lëvizjet e tjera natyrore, patjetër që ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore. Forma e trupit tonë ka lidhje të ngushtë me të qenët tonë si njeri.

Nëse një pjesë e trurit lëndohet, njeriu fillon ta humbë kujtesën, ose nëse merr goditje në ndonjë pjesë tjetër, mund të privohet nga të gjitha ndjenjat.

Nëse ndonjë epidemi befas e sulmon njeriun, ai mund ta prekë atë deri në zemër duke ia rënduar keqas organizmin, aq sa edhe sjellja e njeriut të çrregullohet dhe ai të çmendet plotësisht, madje mund të humbasë edhe jetën brenda disa çastesh. Pra, edhe lëndimet trupore vërtetojnë që shpirti dhe trupi kanë lidhje shumë të mistershme, sekret të cilin, vështirë ta zbulojë njeriu.

Nëse studiojmë më thellë, na bëhet i qartë fakti që, realisht nëna e shpirtit është vetë trupi. Shpirti nuk u zbret nga lart grave shtatzëna, por ai është si një dritë që ndodhet e fshehur në spermën e njeriut dhe shkëlqen bashkë me zhvillimin e trupit. Fjala e pastër e Zotit na tregon që shpirti vjen në jetë në të njëjtën strukturë, e cila vjen prej spermës dhe përgatitet në mitër. Siç thotë Ai në Kuranin Famëlartë:

filozofia tri gjendjet e njeriut

Trupin, që përgatitet në mitër, Ne e shndërrojmë në një krijesë tjetër dhe e shfaqim në një qenie, që quhet shpirt. Zoti ka bekime të shumta dhe është Krijues i tillë që asnjëri nuk barazohet me Të.[6]

Kjo që thuhet, “Nga trupi, Ne sjellim një krijesë tjetër”, është një sekret i fshehur që zbulon realitetin e shpirtit dhe që tregon ato lidhje të forta që ekzistojnë midis shpirtit dhe trupit. Ky ajet gjithashtu na mëson se e njëjta filozofi Hyjnore gjendet edhe në gjestet trupore, në thëniet dhe në të gjitha lëvizjet instinktive të njeriut kur ato fillojnë të realizohen për hir të Zotit të Madhërishëm dhe në rrugën e Tij.

Me një fjalë, sikundër në spermë, edhe në veprat e sinqerta, që nga fillimi fshihet një shpirt, i cili shkëlqen gradualisht bashkë me formimin dhe përsosmërinë e veprave të njeriut. Kur ky shpirt përsoset, ai përnjëherë ndizet si një dritë me gjithë madhështinë e saj dhe qenia shpirtërore shfaq jetën në mënyrë të plotë. Vetëm kur plotësohet modeli i veprave të njeriut, atëherë brenda tij, si një vetëtimë diç fillon të ndriçohet. Kjo është ajo kohë, për të cilën Zoti i Madhërishëm flet me një shembull në Kuranin Famëlartë:

filozofia tri gjendjet e njeriut

Kur Unë ta përfundoj modelin e tij, t’ia rregulloj të gjitha pozicionet për shfaqjet e t’i fryj prej shpirtit Tim, atëherë ju të gjithë bini në sexhde për të në tokë. Në këtë ajet Zoti tregon se kur forma e veprave plotësohet, atëherë ai shpirt, të cilin Zoti e lidh me Qenien e Tij, fillon të shkëlqejë brenda saj, sepse kjo formë përgatitet në mënyrë të plotë vetëm atëherë kur merr fund jeta materiale. Prandaj, drita Hyjnore, që më përpara ishte e zymtë, përnjëherë flakërohet. Çdokush që sheh këtë madhështi të Zotit, e ka për detyrim që t’i bëjë sexhde Atij dhe të kthehet pas Tij. Ndaj, çdokush përulet kur e sheh këtë dritë dhe natyrshëm i afrohet asaj, përveç djallit (iblisit), që do errësirën.


[1] “Njëmend, shpirti (nefsi) është urdhërues i fuqishëm për të keqen”. (Jusuf 12:54)
[2] “Dhe betohem në shpirtin që qorton fort!” (El-Kijamah 75:3)
[3]O shpirt i qetësuar (nefsun mutmeinneh)! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe duke gjetur kënaqësinë (e Tij)! Hyr te robërit e Mi dhe hyr në xhenetin Tim!” (El-Fexhr 89:28-31)
[4] “Pa dyshim, fitoi ai që e pastroi (shpirtin e vet), dhe humbi ai që e shkeli atë.” (Esh-Shems :10-11)
[5] “Hani e pini dhe mos e teproni.” (El-Araf 7:32)
[6] “…pastaj e bëmë atë krijesë tjetër. Pra, Allahu zotëron bekimin, Krijuesi më i mirë nga të gjithë krijuesit!” (El-Muminun 23:15)
[7] “Kur ta plotësoj atë dhe të fryj në të fjalën Time, bini në sexhde për të (për t’iu nënshtruar atij).” (El-Hixhr 15:30)

Klikoni Postimin Vijues për të lexuar kapitullin e radhës të këtij libri