Dhembshuria - Filozofia e mësimeve të Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics
dhembshuria compassion

Një tjetër instinkt ndër instinktet e njeriut është edhe dhembshuria. Përgjithësisht, njerëzit e çdo feje kanë dhembshuri të vrullshme ndaj popullit të vet. Nga ky vrull i vetvetishëm dhe nga dashamirësia ndaj popullit të vet, shpesh njerëzit u bëjnë padrejtësi popujve të tjerë, sikur këta të fundit të mos jenë njerëz. Kjo gjendje nuk mund të quhet moral, por është vetëm një ndjenjë e brendshme, të cilën po të shohim me vëmendje, e kanë edhe korbat dhe shpendë të tjerë. Vëreni sesi mblidhen mijëra korba nëse ngordh qoftë edhe një prej tyre.

Kurse te njeriu kjo ndjenjë do të quhet moral atëherë kur ajo do të realizohet në vendin e në kohën e duhur duke përmbushur kushtet e drejtësisë. Dhembshuria e vërtetë është një moral madhor, që në arabisht quhet muasat e në persisht hamderdi. Në lidhje me këtë Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

وَ تَعَاوَنُوۡا عَلَی الۡبِرِّ وَ التَّقۡوٰی ۪ وَ لَا تَعَاوَنُوۡا عَلَی الۡاِثۡمِ وَ الۡعُدۡوَانِ 1

وَ لَا تَہِنُوۡا فِی ابۡتِغَآءِ الۡقَوۡمِ 2

وَ لَا تَکُنۡ لِّلۡخَآئِنِیۡنَ خَصِیۡمًا 3

وَ لَا تُجَادِلۡ عَنِ الَّذِیۡنَ یَخۡتَانُوۡنَ اَنۡفُسَہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یُحِبُّ مَنۡ کَانَ خَوَّانًا اَثِیۡمًا ﴿۱۰۸﴾ۚۙ 4

Kuptime: Vetëm në veprat e mira duhet të keni dashamirësi dhe bashkëpunim me popullin tuaj, ndërsa në veprat e padrejta e në shkelje, kurrsesi nuk duhet të bashkëpunoni me të. Jini të angazhuar në dashamirësinë ndaj popullit. Mos u dilni në mbrojtje të pandershmëve. Mos luftoni për ata që janë të pandershëm e të pabesë. Zoti nuk i do ata që bëjnë punë të pandershme.


[1] “Bashkëpunoni me njëri-tjetrin për mirësinë dhe druajtjen dhe mos bashkëpunoni për mëkatin dhe keqtrajtimin.” (El-Maidah 5:3)
[2] “Mos u tregoni të kursyer në ndjekjen e popullit.” (En-Nisa 4:105)
[3] “Dhe për të pabesët mos debato!” (En-Nisa 4:106)
[4] “Mos debato për ata që janë besëprerë me veten e tyre. Pa dyshim, Allahu nuk e do mëkatarin e pabesë.” (En-Nisa 4:108)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp