Popujt ngrihen me virtyte
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
virtyte

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Ai është Një dhe i pashoq. Po ashtu, dëshmoj se Muhammedi është rob e i dërguar i Tij. Pas kësaj, kërkoj mbrojtjen e Allahut nga djalli i mallkuar.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve;
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit;
Sunduesit të ditës së gjykimit.
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Na udhëzo në rrugën e drejtë.
Në rrugën e atyre që i bekove, që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan. (Amin!)

Ata që bëjnë plane madhore, duhet të bëjnë shprehi t’u kushtojnë vëmendje të veçantë gjërave themelore. Nganjëherë disa njerëz që pretendojnë të bëjnë deklarata dhe plane madhore, nuk i marrin fare parasysh gjërat fillestare, ndërkohë pikërisht ato, në të vërtetë, kanë rëndësi themelore. Derisa nuk vendosen themelet, nuk mund të ndërtohet asnjë ndërtesë e lartë. Ky është një ligj, të cilin nuk mund ta anashkalojë asnjë inxhinier a mjeshtër në botë.

Në ndërtimin e popujve, e kam fjalën për popujt fetarë, pra, në ndërtimin e popujve fetarë, dy gjëra kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe pikërisht rreth tyre vërtitet e gjithë filozofia e jetës dhe ato janë: lidhja me robin dhe lidhja me Zotin. Islami ka dhënë mësime shumë të gjera rreth këtyre dy lidhjeve dhe ka paraqitur një planprogram madhor. Por këtë planprogram mund ta vëmë në jetë vetëm atëherë, kur do t’u japim vëmendje të veçantë gjërave fillestare të tij dhe, me durim, t’i hedhim themelet e më pas, duke u mbështetur te bekimi i Zotit të Madhërishëm, të shpresojmë se do të mund të ndërtojmë ngrehina madhore mbi to.

Kjo epokë e Xhematit Musliman Ahmedia ka rëndësi të jashtëzakonshme. Siç ju kam tërhequr vëmendjen shumë herë, ne tashmë po i largohemi shekullit të parë të Mesihut të Premtuar a.s.. Pra, po i largohemi në rrafshin kohor. Por është plotësisht e mundur, madje Kurani Famëlartë shprehimisht e ka paraqitur si profeci që, largësia kohore edhe mund të shkurtohet dhe mund të tejkalohet, po të mos lejohet zhdukja e virtyteve dhe veprave.

virtyte“Dhe Ai do ta dërgojë atë edhe tek të tjerë nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti”. (Kurani Famëlartë 62:4)

Mesazhi dhe sihariqi në këtë ajet është po ai, me përmbushjen e të cilit, na është ngjallur besimi edhe një herë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme. Edhe pse jemi të mëvonshmit, por duke qenë të lidhur me këtë profeci të Kuranit Famëlartë, kemi parë me sy dhe de fakto e kemi provuar para botës që largësia kohore mund të zhduket përmes afrisë së virtyteve. Përmes veprave mund t’i tejkalojmë largësitë kohore, edhe të së kaluarës, edhe të së ardhmes.

Nga ky këndvështrim, është e rëndësishme për ne që në krye të çdo shekulli, të shohim se hapi ynë a lidhet me shekullin e kaluar apo jo. Në virtyte e në vepra, mos vallë po rritet largësia midis nesh e të parëve?! Kështu që, marshimi ynë do të jetë në dy mënyra: një në rrafshin kohor, që është i pashmangshëm dhe një tjetër është ai që në dukje mund të jetë përparimtar, siç përparojnë popuj të ndryshëm, por në thelb mund të jetë rënie, siç popujt bien moralisht. Ky lloj përparimi në fakt është shenjë rënieje.

Në këtë aspekt, ne nuk duhet të ecim para, por duhet të kthehemi. Mrekullia më e madhe që ka treguar Mesihu i Premtuar a.s., arritja më e madhe e tij është pikërisht ajo e kthimit e jo e ecjes përpara. Ai erdhi pas 13 shekujsh, por në ç’mënyrë vallë u vendos, krejt papritmas, në atë kohë, e cila ishte koha e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s.?! Kështu që, në krye të çdo shekulli të ardhshëm, kemi nevojë të hedhim një hap drejt kthimit dhe me vendime të qarta e të prera, të hartojmë një program të tillë, që edhe pse në kohë do të ecim përpara, por ai program të na të bëjë të mundur kthimin tonë në vlera virtytesh dhe veprash.

Në këtë aspekt, kur shoh në të katër anët në këtë kohë, përveç shtrirjes së xhematit, më duken edhe disa shqetësime. Xhemati, me bekimin e Allahut të Madhërishëm, po përparon me hapa të shpejtë. Përparimi i tij në çdo vend është më shumë se kurdoherë. Në vendet ku kemi xhemat në numër të madh, rritja e xhematit është e bekuar në njërën anë, por në anën tjetër është edhe shqetësuese. Në xhematet e mëdha, kur vijnë breza të rinj, qoftë përmes lindjeve, vetvetiu rritet shqetësimi për edukimin e tyre.

Prandaj, kur mora vendimin për të marrë nën kujdesin tim organizatën e Khudamul-Ahmediasë (të rinjve), të Ensarullahut (të moshuarve) dhe të Laxhnasë (grave) të të gjitha vendeve të botës, kisha si synim që drejtpërdrejt t’i merrja ato shërbime prej këtyre organizatave, të cilat, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, të na plotësojnë nevojat e edukimit të anëtarëve të xhematit. Dhe, Khudamul-Ahmedia, Ensarullah dhe Laxhna Imail-lah le të mos ndërtojnë kështjella imagjinare, por të bëjnë detyra të vogla një herë, që neve të na plotësohet nevoja sa për të mbuluar kokën. Kjo ishte nevoja për të cilën kam marrë këtë hap.

Në vazhdë të këtyre përpjekjeve, sot do t’i paraqes xhematit dy plane fillestare. U drejtohem në veçanti tri organizatave që përmenda pak më parë. Në dashtë Zoti i Madhërishëm, ato do të marrin udhëzime të herëpashershme dhe, në grupe-grupe, do të ngarkohen me programe të lehta, por praktike. Por, çështjet që sipas meje kanë rëndësi themelore, jua kam shtjelluar edhe më përpara në mënyra të ndryshme dhe ndiej të nevojshme përsëritjen e disave prej tyre edhe sot.

Në ngritjen e popujve fetarë, gjëja më e rëndësishme është ngritja e virtyteve

Popujt fetarë nuk mund të ngrihen, pa ngritjen e virtyteve të tyre. Është krejtësisht i pavërtetë mendimi që njeriu të jetë edhe i keq në sjellje, edhe të jetë njohës i Zotit. Prandaj, në ngritjen e popujve fetarë, gjëja më e rëndësishme është ngritja e virtyteve të tyre. Një popull sa më shpejt ta fillojë këtë ngritje, aq më mirë do të jetë për të dhe aq më i lehtë do të jetë rrugëtimi i tij. Në këtë aspekt, organizata e grave është ajo që duhet të bëjë detyrën më fillestare dhe më themelore. E njëjta detyrë, në një pjesë tjetër të moshës, do t’u besohet të rinjve (khudamëve) dhe të moshuarve (ensarëve). Pra, në thelb, është një punë, të cilën këto organizata do ta bëjnë me grupmosha të ndryshme.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp