
Pesë virtyte themelore
Hazret Mirza Tahir Ahmed
Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.Downloads and Formats
Përshkrim i librit
(1) Vërtetësia, (2) butësia në fjalë, (3) vetëpërmbajtja, (4) dhembshuria dhe (5) guximi.
“Popujt fetarë nuk mund të ngrihen, pa ngritjen e virtyteve të tyre. Është krejtësisht i pavërtetë mendimi që njeriu të jetë edhe i keq në sjellje, edhe të jetë njohës i Zotit. Prandaj, në ngritjen e popujve fetarë, gjëja më e rëndësishme është ngritja e virtyteve të tyre. Një popull sa më shpejt ta fillojë këtë ngritje, aq më mirë do të jetë për të dhe aq më e lehtë do të jetë rrugëtimi i tij … Popujt që synojnë të bëjnë vepra madhështore në botë, që kanë qëllime madhore, që kanë përgjegjësi të mëdha, periudha e vështirësive të të cilëve nuk shtrihet në pak vite, por përgjatë shekujve, të cilëve do t’u duhet t’i bëjnë ballë çdolloj vështirësie, që do të ndeshen me çdo armik të fortë dhe që do të arrijnë edhe ta mundin atë”, duhet t’i kenë këto virtyte.
Por, si mund të arrihen ato? Përgjigjen e gjeni brenda këtij libërthi.