Fatkeqësitë nuk do të largohen, derisa njerëzit nuk e largojnë kokëfortësinë e tyre
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Fatkeqësitë nuk do të largohen, derisa njerëzit nuk e largojnë kokëfortësinë e tyre

Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.
termeti fatkeqesia

14 janar, 1898

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. duke iu drejtuar anëtarëve të Xhematit, tha:

“Njerëzit duhet ta kenë parasysh ahiretin. Duhet që të kenë drojë, përpara se t’u vijë ndëshkimi.

Shikoni si përfunduan populli i Lutit dhe popuj të tjerë. Dikush edhe sikur e ka zemrën gur, duhet që ta qortojë atë e t’i japë mësimin e përulësisë dhe të përgjërimit përpara Zotit. Kjo është shumë e rëndësishme për anëtarët e Xhematit tonë, sepse atyre u mundësohet njohja e freskët ndaj Zotit. Ai që bën dua për njohjen e Zotit, por nuk e praktikon atë, bën vetëm llafe.

Anëtarët e Xhematit tonë nuk duhet të mbeten të shkujdesur duke parë shkujdesjen e të tjerëve, dhe nuk duhet të mbeten të ftohtë, duke vërejtur ftohtësinë e të tjerëve. Njeriu mban shumë shpresa e dëshira. Por kush mund ta dijë caktimin e së padukshmes?! Jeta nuk ecën në bazë të shpresave tuaja. Shpresat ndjekin tjetër linjë, dhe caktimet ndjekin tjetër linjë dhe pikërisht kjo linja e dytë është e vërteta. Mbajeni mend! Te Zoti e ka të shkruar të saktë të gjithë biografinë e njeriut. Kurse vetë njeriu nuk mban mend se çfarë gjërash janë shkruar aty. Prandaj, vazhdimisht duhet ta zgjoni zemrën.”

Fatkeqësitë nuk do të largohen, derisa njerëzit nuk e largojnë kokëfortësinë e tyre

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. vijoi:

“Është për të ardhur keq që, pavarësisht se ranë fatkeqësi, por sërish nuk u largua nga njerëzit mburrja dhe kokëfortësia e tyre, në përgjithësi. Sinqerisht ju them të vërtetën, fatkeqësitë nuk do t’u largohen njerëzve, derisa ata nuk do të largojnë kokëfortësinë e vet.

Unë shoh që njerëzit nuk janë të gatshëm për të bërë pajtim të plotë me Zotin e Madhërishëm. Këtë e pamë gjatë thatësirës që ra së fundmi. Në të kaluarën, njerëzit i trembte thjesht një dekret që mund të shpallej nga Meka ose Medina. Pra, kur dikush thoshte se kështu erdhi një dekret nga Meka e Shenjtë, njerëzit trembeshin. Por, tani nuk tremben as duke i parë me sy fatkeqësitë. Mendimi im është që derisa njerëzit nuk kthehen tërësisht drejt Zotit, nuk do t’u ndryshojë fati.

Zoti thotë në Kuranin e Shenjtë:

إِنَّ اللَّهَ لاَ يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ

“Sigurisht, Allahu nuk ndryshon çfarë ka një popull, derisa ata nuk e ndryshojnë çfarë kanë në veten e tyre.” (Er-Ra’d 13:12)”

(“Malfuzat”, vëll. 1, f. 152)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp