Lutje për të kërkuar mëshirë për prindërit, për shkak të mirësive të tyre

Zoti i Madhërishëm i mësoi të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe umetit të tij këtë lutje për prindërit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “Fëmija nuk mund t’ua shpërblejë prindërve derisa ta lirojë të atin nga skllavëria”.[1]
رَّبِّ ارۡحَمۡہُمَا کَمَا رَبَّیٰنِیۡ صَغِیۡرًا
O Zoti im! Mëshiroji të dytë, në atë mënyrë, siç ata më kanë rritur kur unë isha i vogël.[2]
[1]. Sahih Muslim, kitab “El-‘Itk”, bab “Fadlil-‘itkil-valid”, hadithi nr. 3799.
[2]. Kurani Famëlartë 17:25.