
Duaja për çiftin e sapomartuar
Hazret Amr Ibni Shuejbi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur të martoheni ose të merrni ndonjë shërbëtor në shtëpi, bëni këtë lutje:
O Allah! Të kërkoj të mirën e saj dhe të mirën që ke lënë në natyrën e saj dhe më mbro nga e keqja e saj dhe nga e keqja që e ke lënë në natyrën e saj.” (Ebu Daud, Kitabun-nikah, bab fi xhami’in-nikah)
Shënim: Për martesë, nëse lutjen e bën një femër, le ta zëvendësojë gjininë e përemrit nga femërore në mashkullore (në arabisht duke e zëvendësuar përemrin “ha” në “hu”).
- Lexoni lutje të ndryshme që na mëson Zoti në Kurani Famëlartë
- Lexoni lutje të ndryshme të Profetit Muhammed s.a.v.s.
- Lexoni parimet e lutjes
Duaja para se të kryhen marrëdhëniet bashkëshortore
Duaja para marrëdhënieve bashkëshortore. Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thoshte se, kur ndokush nga ju i afrohet bashkëshortes dhe bën këtë lutje, Zoti i Madhërishëm i dhuron fëmijë të mbrojtur nga e keqja e shejtanit:
Me emrin e Allahut! O Allah! Mbrona nga shejtani dhe mbroje nga shejtani edhe atë që do të na dhurosh. (Buhariu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha ata ahluhu)