Duaja kur zgjohesh nga gjumi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
duaja kur zgjohesh nga gjumi

Këto janë tre dua ose lutje të Profetit Muhammed s.a.v.s. për t’u zgjuar nga gjumi. Ndër to, e para është më e praktikuara.

(1) Hazret Hudhejfa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur zgjohej nga gjumi bënte këtë lutje:

duaja kur zgjohesh nga gjumiLavdia është e Allahut që na ringjalli pasi na dha vdekje dhe ne tek Ai do të kthehemi. (Buhariu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha nama)

(2) Hazret Ebu Hurejrah r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka thënë: Kur zgjohesh nga gjumi, bëj këtë lutje:

duaja kur zgjohesh nga gjumiLavdia është e Allahut që i dha shëndet trupit tim, më ktheu shpirtin tim dhe më mundësoi ta përkujtoj Atë. (Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ed-dua idha ava ila firashihi)

(3) Hazret Obada Ibni Samiti r.a. tregon se ai që zgjohet nga ndonjë ankth dhe bën këtë lutje, Zoti ia pranon lutjen dhe nëse merr abdes dhe ngrihet për të falur namaz, ia pranon edhe namazin:

duaja kur zgjohesh nga gjumiNuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. I Atij është Sundimi, e Atij është lavdia e Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Lavdia është e Allahut! I Shenjtë është Allahu dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Allahu është më i Madhi. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër, përveç Allahut. O Allah! Më fal mua! (Buhariu, Kitabut-tehexhud, bab fadli man ta’ara minel-lejl)

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp