Disa mësime nga karantina
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Disa mësime nga karantina

karantina izolimi mesime

Në vitin 1931, dijetari i shquar i Xhematit Mevlana Ebul-‘Ata Xhalend’heri udhëtoi për në Palestinë për thirrje në Islam. Ato ditë, në Basra (Irak) ishte përhapur kolera. Gjatë udhëtimit, ngaqë edhe ai kaloi nga Basra, u detyrua të qëndronte disa ditë në karantinë. Më vonë, ai shkroi një artikull për këtë ngjarje, të cilin kemi kënaqësinë ta sjellim për lexuesit tanë. (Redaksia)


Unë erdha nga India në Palestinë nga rruga e Irakut dhe Sirisë. Për të ndjekur këtë rrugë, duhet të udhëtosh me anije nga qyteti Karaçi [sot në Pakistan] deri në Basra [Irak]. Nga Basra deri në Bagdad punon hekurudha. Më pas, nga Bagdadi, nëpërmjet transportit rrugor, duke kaluar Damaskën dhe Bejrutin, vjen deri në Hajfa.

Më 16 gusht, unë u nisa me anije nga Karaçi dhe, më 20 gusht, mbërrita në Basra. Deri atëherë, ishte përhapur kolera në Basra. Për këtë arsye ishte e detyruar të merrje dy gjilpëra, përpara se të zbrisje në portin detar të Basrasë. Unë njërën e kisha marrë në Karaçi, kurse tjetrën në anije gjatë udhëtimit. Udhëtarët e Bagdatit nuk ishin të lejuar të hynin në Basra. Nga porti erdha direkt në stacionin e trenit dhe mbërrita në Bagdad.

Kolera e përhapur në Basra së shpejti do të bëhej shkaku i karantinimit tim, vetëm sepse unë mora ajrin e Basrasë. Njerëzit e tillë shteti irakian i detyron të qëndrojnë të paktën pesë ditë në karantinë, më pas ata marrin leje nga Departamenti i Shëndetësësi. Unë sipas specifikave të mia, qëndrova afërsisht nëntë ditë, vetëm atëherë ma lëshuan lejen.

Por, më 1 shtator, kur mbërrita në Damaskë, edhe aty u detyrova të qëndroja një ditë. Edhe ata, pas ekzaminimit, më lëshuan certifikatën se nuk kisha efekte të mikrobit të kolerasë.

Sërish, edhe në kufirin e Palestinës më ndaluan për karantinimin, sepse sipas tyre, testi i mëparshëm ishte bërë nga shteti francez, kurse ky ishte një shtet tjetër. U detyrova të karantinohesha edhe për një javë tjetër afër Hajfasë (Haifa), ku do të testohesha dy herë për të marrë certifikimin. Më në fund, më 8 shtator mbarrita te destinacioni. Elhamdulil-lah!

Çfarë është karantina?

Në rast epidemie në ndonjë zonë të caktuar, çdo shtet sigurohet për njerëzit që hyjnë në kufijtë e tij, që nëse ata janë të paprekur nga sëmundja e përhapur apo jo. Për ta ditur këtë, njerëzit duhet të qëndrojnë për një kohë të caktuar në një vend të posaçëm. Një vend i tillë quhet karantinë.

Në arabisht karantinës i thonë حجر صحی. Mua m’u desh të rrija në karantinë në dy vende, ku kam kuptuar mirë se në çfarë situate kalon njeriu, ku asnjëri nuk mund ta vizitojë atë. Askush nuk mund të informohet për të se në çfarë gjendje është.

Kur isha në karantinën e Hajfasë, anëtarët e Xhematit bashkë me të nderuarin Mevlana Xhelaluddin, erdhën për të më takuar, por ata nuk kishin të drejtë as për të më dhënë dorën. Qëndruan përtej barrierës prej telash dha më thanë selamalejkum dhe u larguan.

Edhe ushqimi nuk serviret aq i preferuar. E forta është që duhet të paguash për gjithë këtë qëndrim dhe ushqim. Shkurt, karantina është një burg për disa ditë që të qëndrosh i vetëm dhe i izoluar. E nëse doni ta kuptoni me terma islamë, karantina është një lloj itikafi.

7 mësime nga karantina

Ka disa mësime që mund të nxjerrim nga karantina. Mësimi i parë është që flamuri që vendoset në karantinë ka ngjyrë të verdhë, gjë që simbolizon sëmundjen ose praninë e njerëzve të sëmurë. Në hadithe përmendet që kur do të zbresë Mesihu i Premtuar, ai do të jetë i veshur me dy çarçafe të verdha. Sipas dijes së interpretimit të ëndrrave, këto dy çarçafe të verdha nënkuptojnë dy sëmundje. Këtë shpjegim e përforcon edhe ngjyra e flamurit të karantinës. Eh, sikur kundërstharët tanë ta kuptonin këtë pikë [që janë duke pritur Isain birin e Merjemes të zbresë prej qiellit, i veshur me dy çarçafe të verdha]!

Mësimi dytë është që është e domosdoshme që njeriu t’i shmanget shoqërisë së keqe. Shikoni, pra, unë as nuk kisha hyrë në Basra, por ngaqë vetëm kalova nga kufiri i saj, e pësova karantinën. Sa bukur e thotë Zoti në Kuran:

mesime nga karantina“Mos anoni nga ata që bënë padrejtësi, sepse do t’ju prekë zjarri (edhe ju)”[1]

Mësimi i tretë që marrim nga karantina është që derisa një shtet i kësaj bote merr kaq shumë masa përpara se një njeri të hyjë në të, sa shumë kufizime mund të ketë në Shtetin Hyjnor dhe në Sundimin Qiellor? Disa njerëz arrijnë edhe të mashtrojnë shtetet e kësaj bote, por kush mund ta mashtrojë Zotin që deperton deri në thellësi të zemrës së njeriut?!

Mësimi i katërtë nga karantina është se është e nevojshme të kalosh testin dhe provën përpara se të hyjë në një mbretëri a shtet të ri. Në të njëjtën mënyrë, kur njeriu largon sëmundjen e mohimit dhe dëshiron të hyjë në mbretërinë e besimit, është e nevojshme që ai të kalojë disa sprova, në mënyrë që të pastrohet dhe të marrë certifikatën se nuk ka më papastërti në shpirtin e tij.

Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm tha:

mesime nga karantina“A menduan njerëzit që do të lihen të thonë – Ne besuam, dhe nuk do të sprovohen?!”[2]

Mësimi i pestë që marr nga karantina është vështirësia për pak kohë në hyrje të diçkaje është e mirë për vet njeriun. Prandaj, duke parë vështirësitë në Xhematin e Zotit, gabojnë ata anëtarë të tij që mendojnë se do të shkatërrohen, sepse këto vështirësi janë vetëm për të mirën dhe kalitjen e tyre.

Mësimi i gjashtë që marrim nga karantina është se feja islame është një fe e përsosur dhe e përshtatshme për natyrën e njeriut, sepse ajo synon ta bëjë njeriun të fortë duke e porositur për përpjekje dhe ushtrime të vazhdueshme dhe duke e bërë gati për çdo të papritur që mund t’i dalë në jetë. Karantina në aspektin e izolimit, ngjason shumë me itikafin.

Mësimi i shtatë nga karantina është që njeriu ka frikë derisa t’i dalë rezultati se është i shëndetshëm. E kur i jepet certifikata se është i shëndetshëm, ai e harron gjithë ankthin dhe ndihet i gëzuar dhe i lumtur.

Në të njëjtën mënyrë, edhe vështirësitë e kësaj bote i duken asgjë, pas marrjes së certifikatës së pëlqimit të Zotit dhe njeriu, i gëzuar dhe i lumtur, hyn në xhenetin e Zotit ku nuk ka as vdekje e as frikën e vdekjes: e kjo certifikatë është komunikimi i ëmbël i Zotit që i bëhet me këto fjalë:

mesime nga karantina“O shpirt i qetësuar (Nefsun mutmeinneh)! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe duke gjetur kënaqësinë (e Tij)! Hyr te robërit e Mi dhe hyr në xhenetin Tim!”[3]

(Botuar për herë të parë në gjuhën urdu
në revistën “Misbah”, 15 tetor, 1931)


[1] Kurani Famëlartë 11:114.
[2] Kurani Famëlartë 29:3.
[3] Kurani Famëlartë 89:28-31.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem