Lutje për të pasur pushtet dhe forcë të jashtëzakonshme

Lutja e poshtëshënuar e Hazret Sulejmanit a.s. u pranua dhe, edhe njerëzit më rebelë iu nënshtruan atij. Hazret Seleme Ibni El-Ekua r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur bënte ndonjë lutje, përmendte në veçanti atributin El-Uehab (Dhuruesi) të Zotit të Madhërishëm. Për shembull thoshte:
Subhane rabbijel-A’la El-Uehhab, domethënë I Shenjtë është Zoti im, i Lartësuari, Dhuruesi.[1]
Të njëjtën gjë e shohim edhe në lutjen e mëposhtme të Hazret Sulejmanit a.s.:
رَبِّ اغۡفِرۡ لِیۡ وَ ہَبۡ لِیۡ مُلۡکًا لَّا یَنۡۢبَغِیۡ لِاَحَدٍ مِّنۡۢ بَعۡدِیۡ ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡوَہَّابُ
O Zoti im! Më fal dhe më dhuro pushtet (të tillë), që pas meje të mos i përkasë askujt. Ti je Dhuruesi i madh.[2]
[1]. Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XXVII, redaktor: Shu‘ajb el-Arnaut, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1419 h./ 1999, fq. 81, hadithi nr. 16548.
[2]. Kurani Famëlartë 38:36.