Lutje për të kërkuar aftësinë e vendimmarrjes, sinqeritetin, emër të mirë dhe xhenetin

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Njeriu pas abdesit, nëse përmend emrin e Allahut dhe e bën këtë lutje të Hazret Ibrahimit a.s., Allahu i Madhërishëm i jep ushqimin e xhenetit, sëmundjet ia bën shpagim të mëkateve, i dhuron jetë fatbardhë dhe vdekje dëshmore. Mëkatet e tij edhe sikur të jenë aq shumë sa shkuma e detit, do t’i falen. Atij i jepet aftësia e vendimmarrjes, sinqeritet dhe emër i mirë në këtë botë”.[1]
رَبِّ ہَبۡ لِیۡ حُکۡمًا وَّ اَلۡحِقۡنِیۡ بِالصّٰلِحِیۡنَ ﴿ۙ۸۴﴾ وَ اجۡعَلۡ لِّیۡ لِسَانَ صِدۡقٍ فِی الۡاٰخِرِیۡنَ ﴿ۙ۸۵﴾ وَ اجۡعَلۡنِیۡ مِنۡ وَّرَثَۃِ جَنَّۃِ النَّعِیۡمِ
O Zoti im! Dhuromë urtësinë dhe më bashko me të sinqertët. Te të mëvonshmit, më bëj gjuhë të së vërtetës. Më bëj një ndër trashëgimtarët e xhenetit bekimplotë.[2]
[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 4, f. 89.
[2]. Kurani Famëlartë 26:84-86.