Miqësia me Zotin e Madhërishëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
si mund të gjesh zotin

Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s. thotë:

“Njerëzit në botë kur krijojnë miqësi të ngushtë, shpesh e përmbushin atë. Kush mund të jetë indiferent ndaj jush, pasi të keni krijuar miqësi me të! Edhe sikur të kemi lidhje të sinqertë me një vjedhës, ai nuk do të bëjë vjedhje në shtëpinë tonë. Atëherë, si është e mundur që besnikëria e Zotit të Madhërishëm të mos jetë të paktën sa ajo e vjedhësit?! Miqësia e Zotit është e tillë që nuk mund t’ia gjesh shembullin te njerëzit e kësaj bote. Madje, në miqësinë e tyre ekziston rreziku i pabesisë. Vetëm me pak qejfmbetje, njeriu materialist bëhet gati për ta prishur atë. Por Zoti i Madhërishëm mban lidhje të forta. Ai që bën miqësi me Zotin e Madhërishëm, Zoti i Madhërishëm e spërkat me bekimet e Tij; ia bekon shtëpinë; ia bekon rrobat; madje ia bekon edhe mbetjet e ushqimit të tij.

Në Buhari thuhet se nëpërmjet nafileve (veprat e mira që njeriu i bën vullnetarisht), njeriu krijon lidhje me Zotin e Madhërishëm. Nafilet mund të jenë në fusha të ndryshme të praktikës njerëzore. Gjithçka që bëni përveç obligimeve, hyn në veprat nafile. Kur njeriu përparon në nafile, Zoti i Madhërishëm thotë se Ai bëhet sytë e tij, përmes të cilëve ai njeri shikon; gjuha e tij, përmes së cilës ai flet. Zoti i Madhërishëm thotë: “ai që përballet me mikun Tim, le të bëhet gati të luftojë me Mua”. Ata që kanë dashuri të sinqertë me Zotin e Madhërishëm, bëhen të pavarur dhe sedërmëdhenj. Nuk i kushtojnë aspak rëndësi kundërshtimit të njerëzve. Ndërsa, ata që u kushtojnë rëndësi krijesave, i adhurojnë. Robërit e Zotit të Madhërishëm, edhe pse janë shumë dashamirës, njëkohësisht kanë edhe ndenjën e pavarësisë. Nuk merakosen për botën. Më pas, kanë bekimin e Zotit të Madhërishëm, që bota të tërhiqet pas tyre”.

(“Malfuzat” vëll. 4, f. 506)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp