Udhëtim drejt dritës dhe dashurisë
Dr. Bujar Ramaj
Doktor i shkencave dhe studiues i fesëDownloads and Formats
Përshkrim i librit
Një ëndërr mund të harrohet. Por çfarë ndodh kur ajo bëhet fillimi i një kërkimi që ndryshon drejtimin e jetës?
“Udhëtim drejt dritës dhe dashurisë” ndjek rrugëtimin personal dhe intelektual të Bujar Ramajt drejt pyetjeve më themelore të ekzistencës: Kush jemi? Nga vijmë? Përse ekzistojmë? A ka një projekt pas jetës dhe gjithësisë?
Nga përvoja personale dhe ëndrrat e pazakonta, autori kalon në një kërkim të thellë në Kuran, filozofi dhe shkencë. Ai shqyrton të padukshmen, raportin ndërmjet besimit dhe arsyes, origjinën dhe zhvillimin e jetës në Tokë, vendin e njeriut në krijim dhe kuptimin e marrëdhënies së tij me Krijuesin.
Ky është një udhëtim nga pyetja te kërkimi, nga kërkimi te bindja, dhe, mbi të gjitha, drejt dritës dhe dashurisë.
Titulli i librit: Udhëtim drejt dritës dhe dashurisë
Autor: Bujar Ramaj
Redaktor përmbajtësor: Samad Ahmed Ghori
Redaktor gjuhësor: Ekleva Progonati
Botimi i parë, Tiranë 2026
Botues:
Fondacioni Xhemati Myslyman Ahmadia i Shqipërisë
Tiranë, Shqipëri (Albania)
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
© Islam International Publications Ltd.
Jo çdo pikëpamje apo interpretim i autorit i paraqitur në këtë libër përbën domosdoshmërisht qëndrim zyrtar të botuesit.
Paraqitja grafike: Petani Design, Tiranë
Shtypur në shtypshkronjën: Gent.grafik, Tiranë
ISBN 9789928449191
PDF