Takimi i të sapoanëtarësuarve të Xhematit në SHBA, me Kalifin e nderuar | Tetor 2022
Më vonë gjatë ditës Huzuri pati takime me të anëtarësuarit më të fundit në Xhematin Musliman Ahmedia
Kur e keni pranuar Xhematin?
Në 2019
A e keni lexuar literaturën?
Po
Në rregull
Një komunitet shumë i bukur, paqedashës dhe i butë që më bëri për vete menjëherë.
Mirë, tjetri.
Faleminderit.
Huzur unë u konvertova në vitin 2019, unë jam nga Pakistani. Kur u anëtarësova akoma nuk isha i bindur plotësisht sepse duke qenë nga Pakistani…
Ishte shumë e vështirë ta pranoje Xhematin.
Po, pra nuk isha akoma plotësisht i bindur edhe pasi kisha biseduar me misionarin e xhematit, por pastaj unë pashë një ëndërr në të cilën një person erdhi tek unë dhe më tha që ti je në rrugën e drejtë, kështu që si përfundim unë e pranova Xhematin.
MashaAllah
Selam aleikum Huzur
Ue aleikum selam
Emri im është Xhahim Tamiz, jam nga Xhemati i Filadelfias dhe unë e kam firmosur bejatin në vitin 2020. Që nga ajo kohë jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Jam martuar, jam bërë me fëmijë. Gruaja ime është ahmediane gjithashtu.
MashaAllah
Unë kam qenë shumë i bekuar falë xhematit
Zoti i Lartësuar të bekoftë!
XhezakAllah
Jam lindur dhe rritur në Bruklin, Nju Jork. E pranova Xhematin më 19 Mars 2022. E gjeta Xhematin falë kureshtjes sime dhe faktit që kam qenë një kërkues i së vërtetës gjatë gjithë jetës sime. Falenderoj Zotin dhe jam shumë i lumtur që po ju takoj.
A dini ta lexoni Kuranin?
Akoma jo plotësisht.
A e keni mësuar përmendësh suren El-Fatiha, kapitullin e parë?
Po
A e dini kuptimin e saj?
Po
Shumë mirë, kjo është shumë e rëndesishme.
Elhmdulillah, po!
Unë jam nga Xhemati i Orlandos dhe jam gati të bëj bejat. Doja ta dija nëse është e mundur që ta bëj në dorën tuaj? Do të ishte një bekim shumë i madh.
Doni të bëni bejatin?
Po
A do qëndroni këtu edhe për pak kohë, për disa ditë?
Unë largohem nesër mbrëma.
Nesër ikën?
Po
Atëhere mund ta bësh bejatin nesër në mëngjes. Ok?
InshaAllah, faleminderit.
Dëshmoj se nuk ka të adhurueshëm tjetër, përveç Allahut, Ai është i vetëm dhe i pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi, paqja qoftë mbi të, është rob dhe i dërguar i tij. Unë hyra këtë ditë në Xhematin Ahmedia në Islam në dorën e Masrurit.
Në atë moment unë thjesht u ndjeva…isha vetëm përballë Huzurit dhe po i recitoja fjalët përmendësh. Allahu më ka udhëzuar në këtë udhëtim. Ai më bekoi me këtë mundësi për të takuar Huzurin, për të qëndruar në të njëjtën dhomë me të, dhe sigurisht të bëja bejatin nga dora e Huzurit.
Ndonjëherë më duket si një ëndërr, ndjej një lloj gëzimi në zemër dhe shpirt për të cilin as nuk e kisha ëndërruar. Dua ta memorizoj këtë moment përgjithmonë, të gjithëve ju, fytyrat tuaja, se sa të lumtur dukeni, që ndani me mua këtë lumturi. Kjo është pjesa më e mrekullueshme e kësaj ceremonie.
Të rinovon pasionin dhe energjinë për këtë fe të bukur. Të mësosh rreth Kalifatit është shumë e bukur dhe të bësh bejatin në duart e bekuara të Kalifit të kohës, duket thjesht e pabesueshme.