Përballja me një armik të Islamit në SHBA dhe Fitorja Madhështore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Përballja me një armik të Islamit në SHBA dhe Fitorja Madhështore

Fitorja Madhështore

دیکھو خدا نے ایک جہاں کو جھکا دیا
گمنام پاکے شہرائے عالم بنا دیا

Shikojeni!
Zoti bëri një botë të tërë të më dëgjojë
Edhe pse isha krejt i panjohur,
Ai në të gjithë botën më dalloi

Turneu në SHBA, 2022
Qyteti i Sionit (Zion)

Kur ky qytet Sion, në veri të Çikagos, u themelua në vitin 1900, themeluesi i tij pretendoi se Sioni do të zhdukte Islamin nga e gjithë bota.

Allahu është më i Madhi!

Njëqind vjet më vonë, Islami ndërtoi një xhami në zemër të këtij qyteti. Në mbrëmbje të datës 26 shtator 2022, me ndihmën e Zotit të Madhërishëm, Hazret Kalifi i Pestë, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, mbërriti në aeroportin e Çikagos për një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo vizitë historike është vizita e tij e parë jashtë vendit, që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Ndërsa delegacioni i Huzurit u nis për në Sion, më shumë se një mijë muslimanë ahmedianë të mbledhur në xhaminë Fet’he Adhim, e prisnin me padurim mbërritjen e Huzurit.

Huzuri më pas udhëhoqi namazet e akshamit dhe të jacisë.

Si një fener ndriçues nga qendra e Sionit, xhamia Fet’he Adhim do të përurohej nga vetë Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar a.s..

Ishte armiqësia e Aleksandër Douit ndaj Islamit dhe gjuha e tij e ligë ndaj Profetit Muhammed, ajo që shqetësoi tej mase Hazret Mirza Ghulam Ahmedin, shërbëtorin më të devotshëm të Profetit Muhammed s.a.v.s., dhe si i tillë, ai menjëherë u ngrit në mbrojtje të Islamit.

Mesihu i Premtuar a.s. e paralajmëroi Douin të hiqte dorë, por ai nuk e mori parasysh paralajmërimin. Pastaj nën urdhrin e Zotit të Madhërishëm, Mesihu i Premtuar a.s. e sfidoi Douin në një mubahile, një duel lutjesh, që cilido prej të dyve të ishte gënjeshtar, të vdiste gjatë jetës së tjetrit. Doui edhe pse ishte 12 vjet më i ri se Mesihu i Premtuar a.s. dhe ishte në kulmin e fuqisë së tij, mu sipas profecisë, u rrëzua papritur nga paraliza dhe vdiq në vitin 1907, gjatë jetës së Mesihut të Premtuar a.s.. Vdekja e tij e përmbushi profecinë, dhe këtë përmbushje të saj, Mesihu i Premtuar a.s. nën udhëzimin Hyjnor, e shpalli një fat’he adhim, që do të thotë një fitore madhështore.

Kjo ishte një fitore madhështore jo vetëm për ata që banonin në Indi, por këtë e dëshmuan miliona njerëz në të gjithë botën perëndimore, dhe ishte një shenjë e madhe e vërtetësisë së njeriut të zgjedhur nga Zoti, Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s..

Ndërsa Huzuri zbuloi pllakën, të gjithë të pranishmit ngritën slogane të Madhështisë së Allahut.

Le të bëjmë dua!

Para zbulimit të pllakës, Huzuri vizitoi një ekspozitë në xhami rreth profecisë së Mesihut të Premtuar a.s., ku janë vënë në pah gazetat dhe botimet që raportuan ngjarjet e këtij dueli lutjesh.

Selamalejkum Huzur i dashur!

Si jeni?

Elhamdulillah!

Çfarë do të na tregoni?

Huzur, kemi organizuar një ekspozitë të vogël dhe jemi të nderuar nga prania juaj.

Ky është botimi i parë i revistës The Review of Religions në gjuhën urdu, në të cilin Mesihu i Premtuar a.s. i shkroi një letër të hapur Douit.

Doui ndërtoi këtë qytet. Më 31 dhjetor 1899, ai bëri një plan (të qytetit), që mbulonte një hapësirë prej 40 miljesh. Më pas Doui nisi një lëvizje që kishte 100,000 anëtarë. Dhe pasuria e tij financiare ishte 800 milionë dollarë me vlerën e sotme.

160 gazeta e dhanë lajmin.

A i keni përfshirë emrat e të gjitha gazetave?

Po, këtu kemi të 160 gazetat nga e gjithë bota.

Këtu i kemi kategorizuar kopjet e të gjitha gazetave në bazë të shteteve. Huzur, do t’ju lutesha ta lançoni këtë aplikacion.

Huzur, kjo është gazeta “The Nome Nugget”, një gazetë e Alaskës që botohej në atë kohë e publikoi lajmin.

Si e paskeni zmadhuar këtë?

Huzur, për këtë ne kemi marrë një leje të posaçme. Kemi kontaktuar Bibliotekën Publike të Bostonit dhe ata na siguruan kopjen origjinale të gazetës, dhe na siguruan gjithashtu certifikimin zyrtar. Kështu që, ata e certifikuan se kjo është kopje identike e gazetës origjinale të asaj kohe. Pra, ata kanë shënuar që “kjo është kopje autentike dhe e certifikuar.

Kurse kjo foto këtu i përket vitit 1894, ku disa njerëz janë duke vëzhguar eklipsin. Disa njerëz thonë se nuk ndodhi eklipsi, por ja ku është dëshmia vizuale që eklipsi ndodhi me të vërtetë. Ky është libri origjinal.

Eklipsi ndodhi në vitin 1895 në hemisferën Perëndimore, kurse në Indi ndodhi në vitin 1894. Pra, këtu ndodhi në vitin 1895.

Këtu është përmendur edhe për kometat dhe kemi gjetur botimin origjinal nga San Fransisco. Këto janë prerje nga gazeta orgjinale “The New York Times” që u botua asokohe.

Këto janë koleksione të rralla që kemi mbledhur.

Huzur, kjo vitrinë është në lidhje me “Fitoren Madhështore”. Kjo është diçka e rrallë. Revista “The Times” në atë kohë quhej “Literary Digest”. Kemi gjetur botimin e parë origjinal. Dhe këta publikuan një foto të Hazret Mesihut të Premtuar a.s. në atë kohë.

Këtë ne e kemi gjetur nga një koleksionist.

A nuk e gjetët këtë nga Biblioteka?

Jo Huzur, nuk e kemi gjetur dot nga Biblioteka por e kemi gjetur nga një koleksionist.

Kjo është një gazetë 115-vjeçare.

Huzuri gjithashtu vuri gurthemelin për minaren që do të ndërtohet pranë xhamisë dhe inspektoi gjithë kompleksin e xhamisë. Ambienti ka një sipërfaqe prej 1207 metrash katrorë. Në sallën kryesore të xhamisë mund të falen 150 besimtarë, ndërsa 600 të tjerë mund të akomodohen në pjesët e tjera të saj.

Më vonë gjatë ditës, një media e njohur “Religion News Service”, pati mundësinë të intervistonte Huzurin. Gazetarja e pyeti Huzurin se pse ishte e rëndësishme që Huzuri të ishte prezent këtu për inaugurimin e xhamisë.

Kudo që e përurojmë xhaminë, normalisht anëtarët e Xhematit në atë vend, më kërkojnë nëse është e mundur, të vij për ta përuruar. Pra, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë, unë zakonisht udhëtoja përpara Covid-it për të inauguruar xhami të ndryshme. Por këtu ka një gjë të veçantë, siç e keni parë edhe në ekspozitë. Pra, kjo është gjithashtu një nga arsyet, përveç asaj që thashë. Unë normalisht inauguroj xhaminë dhe takoj anëtarët e Xhematit tim kudo që shkoj. Në këtë mënyrë ata inkurajohen. I këshilloj se cili është qëllimi i xhamisë. Ua kujtoj se qëllimi i jetës sipas besimit dhe fesë sonë është ta adhurojmë Allahun. Pra, xhamitë ndërtohen për këtë qëllim dhe këtë ua kujtoj që ata të ndërgjegjësohen, të mos mjaftohen vetëm me ndërtimin e xhamisë, por u them se na duhet edhe ta realizojmë qëllimin e jetës sonë. Kështu ata inkurajohen, mbushen me energji, sjellin reformë në veten e tyre dhe kuptojnë se cilat janë detyrat e tyre.

Gazetarja pyeti se çfarë shpreson Huzuri që njerëzit të mësojnë nga historia e Aleksandër Douit.

Shikoni, detyra jonë është të përçojmë mesazhin e Islamit. Kurani thotë se nuk ka imponim në fe. Pra, thotë se ju nuk mund të impononi askënd që ai të ndryshojë fenë e tij, por duhet ta vijoni detyrën tuaj. Ata që nuk e ndryshojnë fenë e tyre, të paktën do të kuptojnë se mësimet e Islamit në të vërtetë janë mësimet që të kërkojnë të bashkëjetosh me të tjerët në mënyrë miqësore dhe të kryesh detyrat që ke ndaj tjetrit. Themeluesi i Xhematit Ahmedia tha: Qëllimi im është t’i sjell njerëzit e botës para Zotit; t’i bëj ata të kuptojnë se si ta adhurojnë Zotin dhe pse duhet ta adhurojnë Zotin; dhe të përkulen para Krijuesit të tyre. Së dyti, qëllimi i tij është t’i bëjë njerëzit të kuptojnë detyrat e tyre që kanë ndaj njëri-tjetrit; ta respektojnë njëri-tjetrin; të respektojnë fenë e njëri-tjetrit. Dhe kjo është ajo që thotë Kurani; kjo është ajo që ne besojmë; kjo është ajo që praktikojmë dhe kjo është ajo që e predikojmë.

Gazetarja vijoi duke e pyetur Huzurin nëse ende laujnë ndonjë rol fetë e organizuara në botë dhe a mundet që feja të jetë një zë për paqen.

Shikoni, ne themi se qëllimi i fesë nuk është të trembë dikë, siç ju thashë më parë. Dy janë qëllimet për të cilat erdhi themeluesi i Xhematit Ahmedia: ringjallja e mësimeve të vërteta të Islamit; dhe baza e mësimeve të vërteta është t’i bëjë njerëzit të kuptojnë detyrat e tyre që ata kanë ndaj Krijuesit, dhe së dyti, të kuptojnë detyrat e tyre që ata kanë ndaj njerëzve të tjerë. Pra, nëse i dini këto dy detyra, nuk ka nevojë të keni frikë nga ne. Ne nuk imponojmë askënd. Ne predikojmë. Ne nuk themi se duhet ta pranoni këtë, përndryshe do të bëjmë këtë apo atë. Ne nuk jemi ata lloje mullahësh a keqdashës fanatikë që prishin qetësinë e shoqërisë. Ne themi, duhet të bashkëjetojmë dhe ne i respektojmë të tjerët. Kurani thotë se ju duhet të respektoni fenë e njëri-tjetrit. Thotë se nuk duhet të përdorni gjuhë të keqe as kundër idhujve të idhujtarëve, sepse ata si hakmarrje do të përdorin të njëjtën gjuhë kundër Allahut të Plotfuqishëm, Zotit tuaj, dhe kështu do të jeni ju shkaku i sharjeve të tyre. Pra, respektoni të tjerët dhe mos flisni keq për asnjë person, për asnjë hyjni të asnjë feje.

Gjatë gjithë javës, muslimanët ahmedianë të Shteteve të Bashkuara patën mundësinë të kalonin kohë pranë Imamit të tyre të dashur. Qindra ahmedianë gëzuan mundësinë të kishin takim privat a familjar me të, ndërsa të tjerët e takuan atë në grupe.

Sot kemi pasur takimin me Huzurin. Ai moment ishte e gjithë pasuria e jetës sime, pasuria e jetës së fëmijëve të mi. Kaq shumë mirësi dhe kaq shumë hirësi na dhuroi! Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë. Kaq shumë dritë dhe nur që buronte prej tij, saqë unë e besoj me bindje se ai është njeri i Zotit dhe Zoti e zgjodhi atë për këtë detyrë. Sot këtë e kam parë me sy. Deri më parë ne thjesht e thoshim, por sot e kam parë se kjo dashuri është nga të dyja anët.

Huzuri është njeriu më i afërt me Allahun në Tokë dhe të rreshtohesh me këtë njeri dhe të falësh namaz mbrapa tij, ishte diçka që neve na mungonte prej shumë vitesh. Dhe tani përfundimisht na u mundësua kjo, ta dëgjonim zërin e ëmbël të recitmit të tij në namaze. Është thjesht drithëruese të jesh sot këtu. Të falesha mbrapa Huzurit ishte e vetmja arsye për të cilën kam bërë gjithë këtë udhëtim bashkë me familjen time. Mora leje nga puna. Fëmijët morën leje nga shkolla dhe nga fakulteti, vetëm që ta fitojmë praninë e tij sa më shumë të jetë e mundur.

Për mua është hera e parë që e shoh Huzurin drejtpërdrejt. Pa dyshim, e kam parë Huzurin në televizor në kanalin MTA. Bashkë kemi pasur edhe letërkëmbime, ku unë i kërkova të më udhëzojë në një sërë çështjesh, i kërkova të lutej për mua, dhe Huzuri vazhdimisht më ka shkruar duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të mia, dhe gjithashtu u lut për mua. Tani duke e parë këtë personalitet, këtë figurë për herë të parë në jetën time, që gjithmonë kisha dëshirë ta shikoja dhe të isha pranë tij, është një përvojë që vështirë të përshkruhet me fjalë. Është thjesht sikur të shohësh njeriun tënd të dashur. Prandaj, gjithçka që mund të them është se është shumë e bukur, shumë e përzemërt.

Faleminderit!

Huzur, këta janë dy djemtë e mi të mëdhenjë.

Ju keni tre djem apo jo?

Po, Huzur, kam tre djem.

Ky është 11-vjeç dhe ky tjetri 9-vjeç.

Bij! Ejani!

Kjo është për ty. Në ç’klasë je?

Në të gjashtën.

MashaAllah!

Hajde edhe ti.

Në ç’klasë je?

Në të tetën.

Çfarë dëshiron të bëhesh?

Dua të bëhem mjek.

MashaAllah!

Ditën e enjte, organizata e shkencëtarëve muslimanë ahmedianë nga SHBA-ja, pati nderin e një takimi me Huzurin.

Sa doktorë shkencash keni mes këtyre njerëzve?

Huzur, ne kemi afërsisht 35 doktorë shkencash.

Dhe sa është numri i përgjithshëm i burrave?

Numri i përgjithshëm i meshkujve është 45.

Po gratë?

Në dhjetor 2019, ju mbajtët një fjalim në Konferencën e Organizatës së Shkencëtarëve Musilmanë të Xhematit dhe e përfunduat fjalimin me fjalët: “së shpejti mund të dëshmojmë agimin e një epoke të re islame, të udhëhequr nga muslimanët ahmedianë.” Dhe me këtë ne përcaktuam një mision për të uhdëhequr epokën e artë të shkencës dhe të teknologjisë në Islam.

Pra, kaluan pothuajse 4 vjet. Apo jo?

Po.

Çfarë keni arritur deri më tani? Kemi nevojë për 100 Dr. Abdus Salamë. Sa Abdus Salamë keni prodhuar?

Huzur, jemi shpresëplotë.

Ju keni potencial, por ende nuk po e përdorni të gjithin.

E saktë, Huzur. Ne besojmë se shkencëtarët tanë janë në majë. Shumë prej tyre janë në krye të fushave të tyre.

Unë shërbej si Presidente e Shoqatës së Shkencëtarëve të Grave Ahmediane të SHBA. Kur studiuam me kujdes fjalimet tuaja, Huzur, që mbajtët në UNESCO dhe në AMRA, kuptuam se ju në mënyrë të përsëritur na kërkoni të ndjekim gjurmët e Dr. Abdus Salamit dhe të shkencëtarëve të shquar muslimanë që qenë shumë shekuj më parë. Ju na keni kujtuar edhe dëshirën e Hazret Kalifit të Tretë r.a. që ne të kemi të paktën 100 muslimanë ahmedianë që do të ndiqnin hapat e Dr. Abdus Salamit dhe të bëheshin shkencëtarë të shquar, deri në fund të shekullit të parë tonin.

Dëshira e tij ishte që ne duhet të kishim 100 shkencëtarë deri në vitin 1989. Dhe tani, që nga ajo kohë, ka kaluar ‘89, ‘99, ‘09, ’19, pra 33 vjet. Shpresoj që brenda viteve të ardhshme të kemi të paktën 1 ose 2.

Insha Allah!

Kemi disa kandidatë që janë premtues dhe që po ndjekin hapat e Dr. Abdus Salamit, të cilët Xhemati po i mbështet, inshaAllah

XhezakAllah!

Tani, inshaAllah duhet të kthehet në mashaAllah. Pra, kur të arrini objektivin tuaj, atëherë mund të thoni MashaAllah.

Unë punoj në fushën e automjeteve elektrike në teknologjinë e baterive. Me ndihmën e Allahut, kam themeluar një kompani të quajtur “One”, për të lavdëruar Njëshmërinë e Allahut dhe për të prodhuar mjetet elektrike për njerëzit në masë. Në fillim të këtij muaji, kompania “One” lançoi baterinë e parë me performancë nga qelizat jonike të litiumit, me një përbërje të re kimike, e aftë për të kryer 1000 km vetëm me një karikim, me një kosto më të vogël se bateritë e zakonshme prej acidi plumbi.

Huzur, ju më kishit udhëzuar të punoja për teknologji për masat. Kërkoj me përulësi të luteni që kjo teknologji të përshpejtojë adoptimin e automjeteve elektrike në nivel global, duke përfshirë edhe vendet në zhvillim. Xhezakumullah

A keni qenë në Ganë për të eksploruar burime të reja?

Unë nuk kam qenë në Ganë.

A mendoni se ka ndonjë mundësi për të zhvilluar biznesin tuaj atje?

Në Gana ka furnizim me litium dhe materiale të tjera që po kërkojmë.

Epo, unë mendoj se duhet të përpiqeni të eksploroni disa vende të tjera afrikane.

Mirë, inshaAllah. Xhezakumullah.

Sepse nuk mund të mjaftohesh vetëm me një vend. Apo jo?

Insha Allah.

Bëni planin e duhur të fizibilitetit dhe më pas vazhdoni përpara.

Insha Allah. Xhezakumullah Huzur! Selamalejkum.

لوگوں کی اس طرف کو ذرہ بھی نظر نہ تھی
میرے وجود کی بھی کسی کو خبر نہ تھی

Njerëzit nuk kishin aspak vëmendje nga kjo anë
Madje, askush nuk dinte asgjë për mua

Qyteti i Sionit mund ta ketë harruar Douin dhe pretendimet e tij, por vërtetësia e Mesihut të Premtuar tanimë është përjetësuar me ngritjen e xhamisë Fat’he Adhim. Me hutben e së xhumasë, xhamia u përurua nga vetë Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp