Sakrifica financiare në rrugë të Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sakrifica financiare në rrugë të Zotit

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

(Për hutben e plotë, ju lutemi, ndiqeni videon!)

Pas recitimit të Teshehud-it, Te‘avvudh-it dhe të sures El-Fatiha, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, recitoi këtë ajet të Kuranit Famëlartë:

Nuk je ti përgjegjës për udhëzimin e tyre, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, është në dobinë tuaj. Ju nuk shpenzoni asgjë, përveçse për të kërkuar pëlqimin e Allahut. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, do t’ju rikthehet e gjitha dhe juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi.  (El-Bekare 2:273)

(Pas kësaj, Huzuri tregoi rëndësinë e sakrificës financiare në rrugë të Zotit dhe paraqiti shembullin e pashoq të Xhematit në këtë drejtim. Në vazhdë të kësaj teme, Huzuri tregoi disa ngjarje tejet besimnxitëse të sakrificave që kanë treguar anëtarët e Xhematit anekënd botës. Disa prej tyre, janë si vijon)

Ju tregoj edhe një shembull tjetër të sinqeritetit dhe të besnikërisë. Misionari i Xhematit nga Benini (Afrikë) shkruan se zona Lokossa e Beninin pësoi përmbutje të shumëta. Rrugët u mbyllën. Disa xhemate kontaktuam përmes telefonit, por ngaqë kjo është një zonë kufitare, me shumicën e xhemateve nuk bëhej asnjë kontakt. Misionari lokal sugjeroi të merrnim ndihmën e policisë, pasi ata kanë motoskafë dhe kështu ne mund të arrijmë të takojmë anëtarët e xhematit për të parë se si është gjendja e tyre. E kontaktuam policinë, e cila na lejoi të përdornim motoskafët, me kushtin që të lëvizim me naftën tonë.

Sidoqoftë, kur mbërritëm në një xhemat dhe e takuam presidentin e xhematit të atij fshati, ai filloi të qante. Ishim të vetëdishëm se ai me siguri pati humbje të mëdha, arat duhet t’i ishin shkatërruar dhe atij i kishte rënë edhe muret e një dhome.

E ngushëllova duke thënë të mos mërzitej dhe se Zoti është i Madh dhe do t’ia largojnte humbjen, por ai m’u përgjigj:

“Jo jo, nuk qaj për humbjet financiare. Para se të vinin përmbytjet, kisha mbledhur çandat (kontributet financiare në rrugën e Zotit) e mia për arkën Tehrik-e-Xhedid dhe prisja të më vinte Misionari i Xhematit që t’ia dorëzoja ato. Por u mbyllën rrugët për shkak të përmbytjeve dhe ngela i shqetësuar. I lutesha Zotit se pak ditë kishin mbetur në mbylljen e vitit dhe nuk gjej mundësi t’ia çoj çandat Xhematit. “O Zot! Hap Ti ndonjë rrugë për mua!” Sot që keni ardhur ju dhe nuk më pyetët për çandat por për gjendjen time, nuk u përmbajta dot nga emocioni dhe nga fakti se sa shpejt Zoti më dëgjoi lutjen që ta përmbushja detyrën time.”

Nga Kanadaja kemi një shembull nga radhët e të rinjve. Presidenti i Xhematit të Vankuverit shkruan:

Në tetor u bëmë thirrje anëtarëve të Xhematit që të përmbushnin premtimet e tyre për çandat (kontributet) në Tehrik-e-Xhedid. Edhe fëmijët nuk qëndruan mbrapa. Edhe të rinjtë treguan sakrificë shembullore.

Një vajzë që sapo kishte mbaruar studimet e inxhinierisë kishte mbledhur disa para. Ajo të gjitha i dha për Tehrik-e-Xhedidin. Ajo kishte dënë mjaft intervista për punë, por pa sukses. Por ditën kur i dha çandat, të nesërmen i erdhi telefonatë për një intervistë pune. Pas intervistës kur u khtye në shtëpi, ishte mjaft e gëzuar pasi kishte shkëlqyer dhe kishte vetëbesim të lartë, sikur një fuqi nga e padukshmja po e ndihmonte. Mjaft njerëz kishin dhënë intervistë për këtë vend pune dhe rezultati do të dilte vetëm para Vitit të Ri. Por nuk kaluan dy ditë që asaj i erdhi telefonata e dytë nga kompania se ajo e kishte siguruar punën dhe se do ta fillonte nga shkurti 2020. Pas një dite i erdhi edhe një telefonatë tjetër, ku kompania i tha se të tjerët do të fillojnë nga shkurti 2020, por ajo mund ta fillonte punën që nga nëntori i këtij viti. Vajzës i është forcuar besimi pasi vetë pa bekimet e Allahut të Madhërishëm.

Shembujt e sakrificës financiare në rrugën e Zotit në Xhematin tonë tashmë janë në çdo vend të botës dhe në çdo vend të botës Zoti i Madhërishëm tregon shenjat e bekimeve të Tij pas sakrificave financiare.

Një ahmedian që quhet Zaer sahib, është nga qyteti Bukhara i Uzbekistanit, por shkon në Moskë për të punuar. Punon pak kohë dhe kur mbledh ca para, kthehet në Uzbekistan.

Gruaja e tij në fillim pati ngurrim për të bërë Bejtin, por kur studioi dhe bëri edhe lutje, u bë edhe ajo anëtare e Xhematit. Para pak kohe, Xhemati vendas i kujtoi Zaer sahibit për çandat në Tehrik-e-Xhedid dhe i tha t’ia thoshte edhe bashkëshortes që edhe ajo të marrë pjesë në arkat Tehrik-e-Xhedid dhe Vakf-e-Xhedid.

Zaer sahibi thotë se këto ditë ai punon me taksi në Uzbekistan, kurse gruaja është rrobaqepëse. Të dy bashkëshortët e kanë si parim. I ndajnë të ardhurat në tri pjesë. Një pjesë e lënë për fëmijët, një për shtëpinë dhe një tjetër caktojnë për kontributet në rrugën e Allahut të Madhërishëm. Ata thonë se jetojnë një jetë mjaft të lumtur dhe edhe punët e shtëpisë shkojnë shumë mirë.

“Që kur kam filluar të jap kontributet financiare në rrugën e Zotit”, shton Zaer sahibi, “Zoti më ka bekuar në mënyrë të veçantë. Tanimë kam kaq shumë bereqet në të ardhurat e mia, që nuk kisha pasur asnjëherë në vitet e kaluara.”

Shikoni se në çfarë mënyrash të ndryshme anëtarët e Xhematit përpiqen të japin kontribute dhe të fitojnë pëlqimin e Zotit të Madhërishëm. Habitesh duke parë sinqeritetin dhe sakrificën e tyre! Emir sahibi i Indonezisë shkruan:

Në Bantan të Indonezisë është një ahmedian, Orjano sahibi, i cili jeton vetëm. Gruaja i ka vdekur. Merret me bujqësi. Është një njeri i varfër. Fëmijët i ka të martuar, gruaja nuk jeton. Ndihmon shpesh Misionarin e Xhematit në Tablig dhe Tarbijet. Ai ka një arë të vogël dhe, si çdo bujk tjetër, të ardhurat i ka vetëm pas çdo tre a katër muajsh. Megjithatë, kontributet financiare i jep muaj për muaj. Njëherë Misionari e pyeti se për sa kohë që të ardhurat i merr pas 3 a 4 muajsh, si arrin t’i japë kontributet financiare në rrugën e Zotit çdo muaj, rregullisht?  Duke iu përgjigjur, ai tha:

“Kam krijuar një metodë pune vetëm që çandat (kontributet) t’i jap çdo muaj, rregullisht. Një pjesë të arës sime kam përcaktuar për të mbjell vetëm banane. Dhe banenet i mbolla me pauza kohore. Disa i kam mbjellë në një kohë, e disa pas një muaj, e disa të tjera një muaj pas kësaj pjese të dytë, e me radhë. Bananja ngaqë bëhet gjithë vitin, unë çdo herë kam pemë me banane të pjekura, të cilat i vjel dhe i shet në treg. Të ardhurat që më vijnë nga bananet, të gjitha i jap në rrugën e Zotit.”

Në Xhematin e Mesihut të Premtuar a.s. shohim se edhe fëmijët japin kontribute financiare me zell të madh.

Misionari lokal i Siera Leonit, Beshiru sahibi, shkruan:

Në fshatin Serabo, kur u bëra thirrje anëtarëve të Xhematit për kontributet në arkën Tehrik-e-Xhedid, të njëjtën ditë, më erdhi një fëmijë 9 a 10 vjeç. Pashë që kishte ca dru që mbartte në kokë. M’u afrua dhe më tha:

A m’i blen dot këta dru, dhe paratë të mos m’i japësh mua, por t’i fusësh në kontribute?

Po, i thashë, dhe menjëherë ia bleva drunjtë dhe preva një faturë të kontributeve me emrin e tij. Më pas ia ktheva edhe drunjtë duke thënë:

Kontributet e tua më erdhën. Tani, drunjtë të takojnë ty!

Sakrifica të tilla të fëmijëve, të cilët punojnë ose shkojnë në pyll, presin dru, i shesin dhe kontribuojnë në rrugën e Zotit, mbase fëmijët e vendeve të zhvilluara nuk i konceptojnë dot, pasi këtu gjendja ekonomike është më e mirë se atje. Megjithatë, edhe këtu ka plot shembuj të sakrificës së jashtëzakonshme në radhët e fëmijëve. Ka disa fëmijë që kanë dhënë të gjitha paratë e xhepit. Dikush kishte mbledhur paratë për të blerë diçka të caktuar, dhe ai nuk e bleu dhe paratë i dha si kontribute në rrugë të Zotit. Kështu që, fëmijët ahmedianë në çdo mjedis, po rriten me një shpirt sakrifikues. Zoti i shpërbleftë të gjithë  dhe i shtoftë edhe më shumë në sinqeritet dhe besnikëri! Zoti i Madhërishëm ua shtoftë pasurinë dhe besimin sa më shumë!

Tani do të përmend disa detaje të sakrificës që Zoti i Madhërishëm u ka mundësuar ndjekësve të Mesihut të Premtuar a.s. dhe mënyra siç janë bërë këto sakrifica tregon se kjo nuk mund të bëhej pa pasur ndihmën e veçantë të Zotit të Madhërishëm. Zemrat vetëm Zoti i ndryshon dhe vetëm Ai mund të diktojë njerëzit, të të mëdhenj, edhe fëmijë. Një që ka pak logjikë, mjafton ta shohë vetëm këtë për të kuptuar vërtetësinë e Hazret Mesihut të Premtuar a.s..

Sidoqoftë, tani do t’ju tregoj disa të dhëna të sakrficave të Tehrik-e-Xhedidit që janë bërë gjatë këtij viti.

Me bekimin e Allahut, më 31 tetor, viti i 85-të i Tehrik-e-Xhedidit u mbyll dhe viti i 86-të ka filluar. Me bekimin e Zotit, në vitin që sapo e lamë pas, anëtarët e Xhematit kontribuuan 13,6 milionë paundë dhe kjo sakrificë ka një rritje prej 802,000 paundë nga një vit më parë. Elhamdulil-lah!

Këtë vit, monedha e Pakistanit është zhvlerësuar ndjeshëm për shkak të problemeve politike dhe ekonomike atje. Zoti e mëshiroftë këtë vend. Lutni për Pakistanin. Zoti i bekoftë ahmedianët atje. Dhe për shkak të kësaj rënieje, Xhemati i Pakistanit nuk e ka mbajtur dot vendin e parë të tij në Tehrik-e-Xhedid.

Vendin e parë tanimë ka zënë Xhemati i Gjermanisë, kurse Pakistani ka përfunduar në vendin e dytë. Më pas vjen Xhemati i Britanisë së Madhe.

Më përpara unë Pakistanin e përjashtoja nga lista e 10 vendeve të para, por duke pohuar se ai e zinte vendin e parë. Edhe këtë herë, pavarësisht se Pakistani nuk e ka zënë vendin e parë, do t’ju tregoj 10 vendet e para me përjashtim të tij. Kështu që, 10 vendet e para me përjashtim të Pakistanit janë:

  1. Gjermania
  2. Pakistani
  3. Britania e Madhe
  4. SHBA
  5. Kanadaja
  6. India
  7. Një vend arab
  8. Indonezia
  9. Australia
  10. Ghana
  11. Një tjetër vend arab

Pavarësisht se gjendja ekonomike është në rënie, jo vetëm në Pakistan, por edhe në vende të tjera në përgjithësi, të ardhurat në këtë arkë janë në rritje. Renditja e vendeve për sa i përket monedhës vendase, janë:

  1. Një vend arab
  2. India
  3. Kanadaja
  4. Gjermania
  5. Britania e Madhe
  6. Ghana
  7. Pakistani
  8. Indonezia
  9. SHBA
  10. Australia

Për sa i përket sakrificës për frymë, pesë vendet e para janë:

  1. Zvicra
  2. SHBA
  3. Singapori
  4. Britania e Madhe
  5. Pastaj vijnë vendet e tjera.

Vendet e para në kontinetin Afrikan janë:

  1. Gana
  2. Nigeria
  3. Burkina Faso
  4. Tanzania
  5. Gambia
  6. Benini

Gjatë viteve të fundit kisha thënë t’i jepni rëndësi numrit të pjesëmarrësve dhe për këtë arsye, vendeve të ndryshme u jepej synimi për numrin e pjesëmarrësve, sesa për shumën e kontributeve. Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, pjesëmarrësit sivjet në arkën e Tehrik-e-Xhedid ishin më shumë se 1 milion e 827 mijë, që janë 120 mijë më shumë sesa në vitin e kaluar.

Vendet afrikane që vlejnë për t’u përmendur për sa i përket shtimit të numrit të pjesëmarrësve janë:

  1. Nigeri
  2. Sierra Leone
  3. Nigeria
  4. Kameruni
  5. Benini
  6. Senegal
  7. Guinea Bissau
  8. Bregu i Fildishtë
  9. Tanzania
  10. Guinea Conakry

Kurse vendet jashtë kontinentin afrikan janë:

  1. Bangladeshi
  2. Kanadaja
  3. Malajzia
  4. India
  5. Indonezia
  6. Gjermania
  7. Britania e Madhe
  8. SHBA
  9. Australia

Sipas të dhënave të qendrës, me bekimin e Zotit, llogaritë e atyre që i përkasin Zyrës së Parë (Daftar Evel) janë gjithsej 5,927. Tridhjetë e gjashtë prej tyre janë akoma gjallë dhe paguajnë vetë çandat (kontributet) e tyre, kurse për ata që kanë vdekur, trashëgimtarët e tyre dhe anëtarët e sinqertë të Xhematit po vijojnë të paguajnë.

Ngaqë Gjermania zuri vendin e parë, do t’ju tregoj 10 xhematet e para në Gjermani e që janë:

  1. Rödermark
  2. Neuss
  3. Pinneberg
  4. Mehdi-Abad
  5. Aansaberg (është shkruar në urdu, mbase nuk lexohet në këtë mënyrë),
  6. Kiel
  7. Flörsheim
  8. Weingarten
  9. Koeln

Nga Xhematet e mëdha, 10 xhematet e para të Gjermanisë janë:

  1. Hamburg
  2. Frankfurt
  3. Gross-Gerau
  4. Moerfelden
  5. Dietzenbach
  6. Wiesbaden
  7. Riedstadt
  8. Darmstadt
  9. Mannheim
  10. Azalsheim

Në Pakistan, përsa i përket kontributit të përgjithshëm në arkën e Tehrik-e-Xhedidit, xhematet e para renditen:

  1. Lahore
  2. Rabwah
  3. Karaçi

Kurse në rangun provincial, 10 provincat e para janë:

  1. Islamabad
  2. Sialkot
  3. Faisalabad
  4. Gujranwala
  5. Umerkot
  6. Hyderabad
  7. Mirpur Khas
  8. Qasur
  9. Toba Tek Singh
  10. Mirpur Azad Kashmir

5 xhematet e vogla të Pakistanit që kanë bërë sakrificë të vyer janë:

  1. Vah Cant
  2. Saban Dasti
  3. Khokher Gharbi
  4. Chek Nau Panjar
  5. Chonda

Pesë rajonet e para në Mbretërinë e Bashkuar janë:

  1. Rajoni Baitul Futuh
  2. Masjid Fazl
  3. Midlands
  4. Baitul-Ihsan
  5. Islamabad

Për sa i përket kontributit të përgjithshëm, 10 xhematet e para të Britanisë së Madhe janë:

  1. Masjid Fazl
  2. Worcester Park
  3. Islamabad
  4. Aldershot
  5. Putney
  6. New Malden
  7. Gillingham
  8. Birmingham West
  9. Glasgow
  10. Scunthorpe

Për sa i përket xhemateve të vogla të UK-së, ato janë:

  1. Swansea
  2. Spen Valley
  3. Keighley
  4. Uellsi i Veriut
  5. Northampton

Xhematet e SHBA-ve për sa i përket kontributit të përgjithshëm janë si vijon:

  1. Silver Spring
  2. Los Angeles
  3. Silicon Valley
  4. Seattle
  5. Virxhinia Qendrore
  6. Detroit
  7. Chicago
  8. Oshkosh
  9. Houston
  10. Georgia South
  11. Virginia

Xhematet e Kanadasë për sa i përket kontributit të përgjithshëm janë si vijon:

  1. Calgary
  2. Peace Village
  3. Vancouver
  4. Mississauga
  5. Saskatoon

Pesë xhematet e vogla të Kanadasë janë:

  1. Edmonton West
  2. Durham
  3. Bradford
  4. Hamilton
  5. Ottawa West

Xhematet e Indisë për sa i përket kontributit të përgjithshëm janë si vijon:

  1. Karulai
  2. Kadiani
  3. Pathapiriyam
  4. Hyderabad
  5. Coimbatore
  6. Payangadi
  7. Bangalore
  8. Calicut
  9. Kalkuta
  10. Yadgir

10 shtetet e para të Indisë janë:

  1. Kerala
  2. Karnataka
  3. Tamil Nadu
  4. Telangana
  5. Jammu Kashmir
  6. Odissa
  7. Punjab
  8. West Bengal
  9. Delhi
  10. Utter Pradesh

Edhe në Kashmir situata politike është tejet e brishtë, megjithatë, anëtarët e Xhematit edhe këtu kanë bërë sakrifica të mëdha.

Xhematet e Australisë për sa i përket kontributit të përgjithshëm janë si vijon:

  1. Castle Hill
  2. Melbourne
  3. Berwick
  4. Melbourne Long Warren
  5. ACT Canberra
  6. Marsden Park
  7. Adelaide South
  8. Penrith
  9. Monteith Parramatta
  10. Adelaide West

Allahu i Madhërishëm ua bekoftë pasuritë dhe jetët pa masë të gjithë këtyre sakrificëbërësve!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp