Profecia rreth Luftës së Parë Botërore (1914-18)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Profecia rreth Luftës së Parë Botërore (1914-18)

Posedimi i njohurive rreth çështjeve që nuk mund të përftohen nga aftësitë njerëzore, është një shenjë dalluese për vërtetësinë e të dërguarve të Zotit, që i shquan ata nga të tjerët. Këta lajmëtarë morën “uehi” (shpallje) me përmbajtje të qartë dhe të privuar nga çdolloj ngatërrimi. Vërtetësia e tyre mbështetet nga shenjat bindëse. Ata Përpos tyre ata gjithashtu lajmërohen për ngjarjet madhështore që ende nuk kanë ndodhur.

Allahu i Lartësuar e lajmëroi Hazret Mirza Ghulam Ahmedina.s. nga njohuri të shumta nga dija e Tij e pakufishme, dhe kjo dituri është një argument i mjaftueshëm për vërtetësinë e tij dhe për faktin se ai është dërguar prej Allahut. Allahu thotë:

72_26 72_27

d.m.th. Ai (Allah) zotëron dijen për të padukshmen, dhe askujt nuk i jep mbizotërim mbi të padukshmen e Tij, përveç të dërguarit që Ai ka zgjedhur. Sigurisht Ai ecën para dhe mbrapa tij duke e mbrojtur.[1]

Këto ngjarje sanksionohen nga vullneti i Zotit dhe mohimi i tyre është shpërfillja e fjalës së Zotit Kuran Famëlartë, sepse Kurani tregon se dituria e sekreteve të Zotit u jepet vetëm të dërguarve të Tij si argument për autencitetin dhe vërtetësinë e tyre. Të mohohet ky argument, është të mohohen të gjithë të dërguarit e Zotit. Bibla gjithashtu parashtron këtë si shenjë për të dalluar profetët e rremë nga ata të vërtetë. Ajo thotë:

“Ndoshta do të të shkojë nëpër mend të thuash vet me vete:’ Si do të mund ta dalloj fjalën që nuk e ka thënë Zoti?’ Ja shenja: çkado që parakallëzoi profeti në emër të Zotit, e ajo nuk ndodhi, këtë nuk e ka thënë Zoti; e ka thënë profeti prej mendjes së vet me mendjemadhësi. S’ke pse të kesh frikë prej tij.”[2]

Nëse ne studiojmë dhe analizojmë deklaratat e Hazret Mirza Ghulam Ahmedita.s. për të qenë Imam Mehdi dhe Mesih i Premtuar, vërtetësia e tij shkëlqen si drita e diellit. Nga qindra profeci të parashtruara prej tij dhe të përmbushura tashmë, ne ilustrojmë më poshtë vetëm një prej tyre, në të cilën ai paralajmëroi imtësisht ngjarjen tragjike të shekullit të kaluar, pra Luftën I Botërore.

Kjo profeci që u publikua në 1905, përshkroi hollësisht ngjarjet kryesore të Luftës I Botërore (1914-18) e cila shkundi kontinentin Evropian dhe përmbysi marrëdhënie të brishta ndërkombëtare. Rrjedha e ngjarjeve tragjike i la gjurmë të pashlyeshme brezit të asokohe, madje pasojat e rënda të kësaj tragjedie të përgjakshme ndihen edhe sot e kësaj dite, edhe pse ka kaluar plotë një shekull. Kjo luftë përmbysi aq fort rendin e vjetër shoqëror, marrëdhëniet politike dhe sistemet financiare, saqë flakët e ndezura prej saj akoma nuk janë shuar. Më poshtë, po citojmë profecinë e kësaj Lufte të Madhe, që Mesihu i Premtuara.s. ka publikuar më 15 prill 1905 në një vjershë:

Një shenjë do të shfaqet, pas ca ditësh nga sot
Fshatra, qytete e kodrina do të marrin rrokullinë…

Kaq papritmas do të kapet prej zemërimit të Zotit kjo njerëzi
Edhe një i zhveshur nuk do të mund t’i veshë pizhamet e tij

Do të lëkunden befas prej një tërmeti
Bimë, njerëzi, shkëmbinj e oqeani…

Vetëm sa një çelembyll sysh kjo tokë do të rrëkëllehet
Dhe gjaku lumë do të rrjedhë sikur çurgje uji.

Të veshurit me të bardha prej jasemini
Do të gdhijnë me të kuqe mjerimi.

Njerëzit do të humbin ndjenjat, zogjtë do të hutohen
Pëllumbat dhe bilbilat do të harrojnë së kënduari

Për çdo udhëtar do të jetë e rëndë ajo kohë e orë
Çdo rrugëtar do të humbë rrugën prej një agoni

Përrenj e male, bjeshkë e kodrina do të skuqen
me gjakun e të vdekurve, sikur të ishin me verë të kuqe

Do të tundet prej frike madhëri e vegjëli
Edhe Cari të jetë në atë orë, do të jetë në mjeri

Simbol i llahtarisë do mbetet kjo shenjë hyjnore
Qielli do të ketë ngjeshur shpatën e tij për dore

O naiv i paditur mos nxito me mohime
mbi përmbushjen e kësaj shenje, bazohet vërtetësia ime

Kjo është shpallje e Zotit, do të ndodhë pa gabuar
Prite pak ditë, me takua dhe i përulur duke qëndruar

mosbesimi yt mos beso se do të falet
E ke borxh mbi veten, që patjetër do të lahet[3]

Ndonëse kjo profeci flet për një “tërmet”, ajo nuk mund të merret në kuptimin leksikor, por si një fatkeqësi e cila do të godiste botën me pasoja të paimagjinueshme. Për këtë gjejmë argument nga Kurani, i cili përdor shpesh fjalën “tërmet” për të përshkruar luftën (gjëmë të madhe), siç është përmendur në suren 33 el-Ahzab në ajete 11-12. Mesihu i Premtuara.s. ka shtuar një fusnotë poshtë kësaj profecie, në të cilën ai qartëson kuptimin e fjalës “tërmet”. Ai shkruan:

“Ka mundësi që të mos jetë ndonjë tërmet i thjeshtë, por të jetë ndonjë katastrofë e madhe që sjell pamje kiameti, shembullin e të cilit ta mos ketë parë bota ndonjë herë dhe të shkatërrohen tej mase edhe kafshë edhe ndërtesa. Po të mos vijë ndonjë shenjë kaq e jashtëzakonshme dhe edhe njerëzit të mos e përmirësojnë dukshëm veten e tyre, atëherë dijeni që jam gënjeshtar”.[4]

  1. Sipas profecisë, lufta do të shpërthehet menjëherë, duke shkaktuar një “tërmet” në mbarë botën.

Lufta u shpërthye pas vrasjes së kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës më 28 qershor 1914.

1914-06-29_-_Aftermath_of_attacks_against_Serbs_in_Sarajevo

Një ditë pas vrasjes së kryedukës Franc Ferdinand, në Sarajevë të Bosnjës, u shpërthyen trazira kundër popullatës serbe

  1. Profecia paralajmëron për një tërmet i cili do t’i ngjajë kiametit dhe do të përfshijë gjithë botën

Para Luftës I Botërore, bota nuk kishte parë shkatërrime dhe dëme aq të mëdha. Kjo ishte një katastrofë botërore ku përfshiheshin vende nga të gjitha kontinentet: Evropë, Azi, Australazi, Afrikë dhe Amerikë. Asnjë vend i botës nuk i shpëtoi dot pasojës së luftës.

  1. Sipas një shpalljeje “Ra një mal! Ra tërmeti! Një vullkan!”

Kjo paralajmëron shembjen e maleve dhe shkatërrimin e qyteteve dhe fushave. Si pasojë e luftës, u zhdukën male të tëra nga bombardimi dhe shpërthimi i minave. Kudo që hyjnë ushtritë, u zhdukën arat dhe tokat bujqësore. U rrafshuan qytete të tëra, ndërsa u asgjësuan kullotat dhe fushat e gjelbra.

Shkatërrime të Luftës I Botërore 1914-1918

Shkatërrime të Luftës I Botërore 1914-1918

  1. Profecia paraqet pasojat e katastrofës edhe mbi speciet shtazore. Zogjtë do të “harronin” aftësitë dhe “tingujt” e tyre.

Bombardimi i vazhdueshëm shkakton zhdukjen e hapësirave pyjore, ndërsa shpyllëzimi ka ndikime shkatërruese mbi ekzistencën e kafshëve dhe zogjve. Speciet e tyre ose humben plotësisht, ose pësojnë dëme të pashlyeshme. Është pikërisht kjo që ka ndodhur gjatë luftës.

  1. Një tjetër shenjë ishte rrëshqitje dherash dhe shfarosje e sipërfaqeve të mëdha toke

Bombardimet e tepërta në vende si Francë, Siberi dhe Rusi rezultuan rrëshqitje të mëdha dherash, gropa dhe shkatërrimin e sipërfaqeve të mëdha. Në disa vende, këto gropa u mbushën me ujë.

  1. Përrenjtë e maleve do të rrjedhin gjak

Lufta I Botërore, që u zhvillua nga 1914 deri në 1918, i kushtoi njerëzimit humbjen e 20 milionë njerëzve. U derdh aq shumë gjak, saqë nganjëherë uji i lumenjve dhe përrenjve ishte bërë i kuq për kilometra të tëra.[5]

  1. Ishte paralajmëruar se kjo katastrofë do t’u shkaktonte vështirësi të mëdha udhëtarëve

Gjatë Luftës I Botërore, ballafaqimi i ushtrive dhe lëvizja e tyre shkaktoi mbylljen e rrugëve kryesore. Nëpër oqeane, anijet gjithmonë ishin të rrezikuar, dhe njerëzit civilë duhet të përdoronin rrugët alternative për të mbërritur në destinacionin e tyre.[6]

Londër, 1918

  1. Ishte parashikuar se tërmeti do të zhdukë “veprat” e ndërtuara nga bota moderne

Pas përfundimit të Luftës, shkatërrimi e kishte luhatur edhe bazat e jetës evropiane. Qyteti belg Ypres, i cili njihej botërisht për industrinë e tij tekstile, pas përfundimit të Luftës ishte i paidentifikueshëm nga shkatërrimi i madh.[7]

  1. Çlirimi i popujt izraelit

Kurani Famëlartë paralajmëron se populli izraelit do të rivendoset në vatrat e tyre. Në suren Beni Israil, ajetin 105 Kurani thotë:

“… dhe, pas kësaj, Ne u thamë Bijve të Izraelit: “Vendosuni në këtë tokë. Kur të arrijë koha e premtimit të ditëve të mëvonshme, do t’ju sjellim të bashkuar prej popujve të ndryshëm”. Hebrenjtë nga vende të ndryshme të botës u inkurajuan që të vendoseshin në Palestinë, pasi që ajo u mor nga Turqia dhe, para se të përfundonte Lufta, u shpall si mëmëdheu i hebrenjve.[8]

  1. Mesihu i Premtuara.s. kishte paralajmëruar se kjo mynxyrë do të ndodhë brenda gjashtëmbëdhjetë viteve

Mesihu i Premtuara.s. mori këtë shpallje në 1905, ndërsa Lufta I Botërore nisi në 1914, pra brenda gjashtëmbëdhjetë viteve nga data e profecisë. Në maj 1905, kriza Marokene u kthye në një çështje botërore. Kriza në Bosnjë, kriza e dytë në Marok dhe luftëra në Ballkan, gradualisht shkaktuan mospajtime midis fuqive të Evropës, dhe përfundimisht nxitën Luftën I Botërore që zgjati deri në nëntor 1918.[9]

  1. Një tjetër shenjë ishte tipari i befasisë

Ndonëse, kishte kohë që pritej shpërthimi i luftës, por askush nuk kishte menduar se ajo do shpërthente aq shpejt në befasi. Vrasja e kryedukës së Perandorisë Austro-Hungareze dhe bashkëshortes së tij më 28 qershor 1914 nxitën luftë, e cila do të përfshinte menjëherë gjithë botën.

Kryeduka Franc Ferdinandi bashkë me familjen e tij

Kryeduka Franc Ferdinandi bashkë me familjen e tij

  1. Profeci që lufta do t’u sillte avantazh shteteve arabe

Me hyrjen e Turqisë në luftë, përfundoi edhe pritja e gjatë e vendeve arabe për pavarësinë. Ata u bashkuan me aleatët kundër Turqisë dhe përfundimisht fituan edhe pavarësinë.

  1. Profeci që forca detare të vendeve të ndryshme do të marrin pjesë në sulm kundër armikut dhe në mbrojtjen e territorit të tyre, si dhe parashikimi i lëvizjes së anijeve luftarake në det

Deri në 1917, më shumë se 100 vende ishin përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në luftë. Shumë shtet u përfshinë në luftë për shkak të lidhjeve koloniale. Disa vende dërguan trupa në luftë për mbrojtje, disa dhanë mbështetje morale ndërsa të tjerat ndërprenë marrëdhëniet e tyre me fuqitë e mëdha si shpallje lufte ndaj tyre.

  1. Mesihu i Premtuara.s. paralajmëroi shkatërrimin e qyteteve që shquheshin si vatrat e filozofisë ateiste

Në atë kohë, Franca Lindore ishte bërë famëkeqe për shthurjen në kënaqësitë seksuale, por ajo pjesë pësoi edhe shkatërrimin më të madh nga lufta. Ashtu sikur ato vende tentuan të zhduknin emrin e Zotit, Ai i Plotfuqishëm i goditi dhe shpërbëri ato.

  1. Zoti i Lartësuar, i bëri një shpallje Mesihut të Premtuara.s. më 9 maj 1905 me këto fjalë “Feteh numajan, hamari feteh” d.m.th. “Fitore e shkëlqyeshme, Fitorja jonë”.

Ajo palë, ndaj së cilës Mesihu i Premtuara.s. kishte shprehur simpati, triumfoi në këtë Luftë. Mesihu i Premtuara.s. ishte lutur për Britaninë, për shkak të lirisë fetare, drejtësinë dhe paqen të cilat gëzonin të gjithë muslimanët nën sundimin e saj. Britania triumfoi mbi armikun duke thyer çdo qëndresë kundërshtuese në fronte të ndryshme gjatë Luftës. Kjo nuk do të ishte e mundur papasur mbështetjen e fuqishme prej Zotit.  Mesihu i Premtuara.s. ishte lutur për Perandorinë Britanike, sepse gjatë sundimit të tyre kolonial në nënkontinentin Indian, anglezët u kishin dhënë liri fetare të gjithë popujve.

Ndërsa sunduesit paraardhës sikë kishin shtrënguar aq shumë të drejtat njerëzore, saqë muslimanët në veçanti nuk kishin mundësi të ndiqnin lirisht rregullat e tyre fetare.

  1. Një ndër elementet më të rëndësishme të vërtetësisë së kësaj profecie ishte që Car i Rusisë do të kalojë në gjendjen më të mjerueshme të mundshme.

Kohën në të cilën Mesihu i Premtuara.s. mori këtë shpallje, Car i Rusisë ishte një ndër sunduesit më të fuqishëm të asaj kohe, të cilit askush nuk mund t’i sillte dëm. Megjithatë, kjo profeci u përmbush në mënyrë madhështore duke habitur gjithkënd. Sundimi autoritar i Carit u rrëzua duke përfunduar sundimin treqind vjeçar. Nikolas Romanov bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes u ekzekutua më 16 korrik 1918 nga revolucionarët komunistë. Ata u varrosën në mënyrë anonime pa asnjë shenjë identifikimi. Trupat e tyre u gjetën vetëm në 1998 dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së.[10],[11]

Car i Rusisë Nikolas II

Car i Rusisë Nikolas II

Për shkak të kësaj lufte, ndodhën edhe zhvillime të tjera të papritura në botë, siç ishte rënia e Perandorisë Austrio-Hungareze në 1918, rënia e Perandorisë Osmane në 1922, rënia e Perandorisë Gjermane etj. Kjo luftë shkaktoi kryengritje masive kundër okupatorëve në Lindjen e Mesme e Vietnam, dhe dërrmoi rëndë besimin e Amerikës për reformat. Sipas marrëveshjes, Gjermania pagoi $33 miliard si dëmshpërblim. Gjermania duhet të hiqte dorë nga territoret e pushtuara, të lironte koloni të jashtme dhe të pranonte ushtritë e aleatëve për 15 vjet.

Na mbetet për të reflektuar se mundet që një njeri të parashikojë të ardhmen, duke thënë se do të bëhet një luftë dhe do të vriten njerëz, por ama është e pamundur për njeriun të bëjë profeci specifike duke treguar kohën, ditët, afatin, vendet dhe përshkrimin e hollësishëm të Luftës përveçse të ketë ndihmë hyjnore. Kur këto profeci janë plotësuar fije e për pe, atëherë nuk duhet të frenohemi nga pranimi i këtyre shenjave, shpallura prej Zotit. Kalifi V i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi në mënyrë të vazhdueshme, i ka paralajmëruar superfuqitë botërore që të jenë të kujdesshme në politikën e tyre dhe parandalojnë shpërthimin e një lufte bërthamore, pasojat e së cilës do të jenë shkatërrimtare. Ai u ka bërë thirrje edhe muslimanëve që përveç përgjegjësisë së tyre ndaj paqes botërore, duhet t’i luten Zotit që bota të kthehet nga kahu i shkatërrimit.

Në të njëjtën kohë, është përgjegjësia jonë t’u përmbahemi porosive të Mesihut të Premtuara.s. dhe këtë mesazh t’u përcjellim edhe të tjerëve. Njerëzit mund të gjejnë rrugën e shpëtimit, pra Islamin e vërtetë, vetëm duke pranuar Imamin e kohës. Është përgjegjësia e çdo besimtari të sinqertë të ndjekë rrugën e drejtë dhe t’i pranojë shenjat hyjnore manifestuar prej Zotit të Lartësuar për ardhjen e Mesihut të Premtuara.s.


[1]  Kurani Famëlartë, Surja el-Xhin 72:27,28
[2]  Ligji i përtërirë 18:20-21
[3]  Brahini Ahmedia, vëll. V, f. 120, Rruhani Khezain, vëll. 21, f. 151,152, botuar në 2009, Angli, ISBN 978-1-84880-102-8
[4] Brahini Ahmedia, vëll. V, f. 120, Rruhani Khezain, vëll. 21, f. 151, botuar në 2009, Angli, ISBN 978-1-84880-102-8
[5]  Matthew White, Source List and detailed death Tolls for the Primary Megadeaths of the Twentieth Century (2011), First World War, available at: http://necrometrics.com/20c5m.htm#WW1 accessed on: 29th January 2015.
[6]  John Whiteclay Chambers II, World War I (1914-18), The Oxford Companion to American Military History (2000), Encyclopedia.com available at: http://www.encyclopedia.com/topic/World_War_I.aspx, accessed on 29th January 2015.
[7]  Ypres, The Columbia Encyclopedia, 6th ed. (2014) Encyclopedia.com available at: http://www.greatwar.co.uk/ypres-salient/town-ieper.htm accessed on 19th January 2015.
[8]  Hazrat Mirza Bashir-Ud-Din Mahmud Ahmad, Invitation to Ahmadiyyat (2007), Islam International Publications Ltd., Pjesë II, Argument 10, f.276.
[9]  Moroccan crises, Encyclopaedia Britannica. Encyclopaedia Britannica Online. Encyclopaedia Britannica Inc., (2015), available at: http://www.britannica.com/EBchecked/topic/392599/Moroccan-crises accessed on 29th January 2015.
[10]  Waldron Peter, Nicholas II, Encyclopedia of Russian History (2004), Encyclopedia.com, available at: http://www.encyclopedia.com/topic/Nicholas_II_(Russia).aspx accessed on 29th January 2015.
[11]  Jeremy Hsu, Case Closed on Murders of Last Russian Czar’s family (2009), available at: http://www.livescience.com/7693-case-closed-murders-russianczars-family.html , accessed on 29th January 2015.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp