Kalifi i Xhematit Ahmedia në Capitol Hill: Marrëdhëniet e drejta midis shteteve është rruga drejt paqes
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Fjalimi i Kalifit të Xhematit Ahmedia në Capitol Hill | Marrëdhëniet e drejta midis shteteve është rruga drejt paqes

Capitol Hill, Uashington D.C., ShBA, 2012

Hyrje

Më 27 qershor 2012, ndodhi një ngjarje historike në Capitol Hill, Uashington D.C. Hazret Mirza Masrur Ahmedi, (Allahu e ndihmoftë fuqimisht), Kalif i Pestë i Mesihut të Premtuar a.s. dhe Udhëheqës botëror i Xhematit Musliman Ahmedia u drejtua deputetëve të Kongresit, senatorëve, ambasadorëve, stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit, kryetarëve të OJQ-ve, përfaqësuesve fetarë, profesorëve, këshilltarëve politikë, burokratëve, përfaqësuesve diplomatikë, ekspertëve të fushave të ndryshme strategjike, përfaqësuesve të Pentagonit dhe gazetarëve të medias.

Ky takim, i pari i kësaj natyre, u dha mundësi disa prej liderëve më ndikues të Shteteve të Bashkuara, përfshirë të nderuarës, znj. Nancy Pelosi, kryetare  e grupit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, për të dëgjuar drejtpërdrejtë mesazhin e Islamit për paqen botërore. Pas përfundimit të këtij eventi, Shkëlqesisë së tij iu mundësua një vizitë në ndërtesën e Capitol Hill. Pastaj, ai u shoqërua në Dhomën e Përfaqësuesve, ku u paraqit një rezolutë në nder të vizitës së Kalifit në Shtetet e Bashkuara.

Paragrafi i parë i kësaj rezolute shpreh:

“… duke i shprehur mirëseardhjen Shkëlqesisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Udhëheqësi shpirtëror i Xhematit Musliman Ahmedia, në Uashington, DC, dhe duke vlerësuar përkushtimin e tij për paqen botërore, drejtësinë, ndalimin e dhunës, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, lirisë fetare dhe demokracisë…”

Lista e plotë e pjesëmarrësve në eventin e Capitol Hill

  • Senator Robert Casey, Sr. (Demokrat Pensilvania)
  • Senator John Cornyn (Republikan Teksas)
  • Lidere demokrate Nancy Pelosi (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmen Keith Ellison (Demokrat Minnesota)
  • Kongresmsen Bradley Sherman (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmen Frank Wolf (Republikan Virgjinia)
  • Kongresmen Michael Honda (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmen Timothy Murphy (Republikan Pensilvani)
  • Kongresmene Jeannette Schmidt (Republikan Ohajo)
  • Kongresmene Janice Hahn (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmene Janice Schakowsky (Demokrat Ilinois)
  • Kongresmene Jackie Speier (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmene Zoe Lofgren (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmene Sheila Jackson Lee (Demokrat Teksas)
  • Kongresmen Gary Peters (Demokrat Mishigan)
  • Kongresmen Thomas Petri (Republikan Uiskonsin)
  • Kongresmen Adam Schiff (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmen Michael Capuano (Demokrat Masaçuset)
  • Kongresmen Howard Berman (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmene Judy Chu (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmen André Carson (Demokrat Indiana)
  • Kongresmene Laura Richardson (Demokrat Kaliforni)
  • Kongresmen Lloyd Poe (Republikan Teksas)
  • Kongresmen Barney Frank (Demokrat Masaçuset)
  • Kongresmen Bruce Braley (Demokrat Aiova)
  • Kongresmen Dennis Kucinich (Demokrat Ohajo)
  • Kongresmen Trent Franks (Republikan Arizona)
  • Kongresmen Chris Murphy (Demokrat Konektikat)
  • Kongresmen Hank Johnson (Demokrat Gjeorgji)
  • Kongresmen James Clyburn (Demokrat Karolina e Jugut)
  • Shkëlqesia e tij Bockari Kortu Stevens, Ambasador i Sierra Leonit në Kombet e Bashkuara
  • Dr. Katrina Lantos Swett, kryetare, Komisioni i Shteteve të Bashkura për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë
  • Tim Kaine, Ish-guvernator i Virgjinisë
  • Ambasdaor Susan Burk, Përfaqësues i veçantë i presidentit Barack Obama për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
  • Ambasador Suzan Johnson Cook, Ambasador i Shteteve të Bashkuara për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë
  • I nderuar Khaled Aljalahma, zëvendëskryetar i Misionit, Ambasada e Mbretërisë së Bahrainit në Shtetet e Bashkuara
  • Rev. Monsignor Jean-Francois Lantheaume, Konsul i parë (zëvendëskryetar i Misionit), Ambasada e Vatikanit në ShBA
  • Znj. Sara Al-Ojaili, zyrtare e lartë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, në Ambasadën e Mbretërisë së Omanit në ShBA
  • Salim Al Kindie, Sekretar i parë në Ambasadën e Mbretërisë së Omanit ShBA
  • Znj. Fozia Fayyaz, Ambasada e Pakistanit në ShBA
  • E nderuar Saida Zaid, Konsull, Ambasada e Morokos në ShBA
  • I nderuar Nabeel Munir, Ministër-IV (Këshilli i Sigurimit), Misioni i Përhershëm i Pakistanit pranë Kombeve të Bashkuara
  • I nderuar Josef Renggli, Ministër-Konsull, Ambasada e Zvicrës në ShBA
  • E nderuar Alyssa Ayres, z/v sekretare për Azinë Qendrore e Jugore, në Departamentin e Shtetit
  • Ambasador Karl Inderfurth, Këshilltar i lartë në Wadhwani Chair për Studimet e Politikës Indo-Amerikane, Qendër për Strategjitë dhe Studimet Ndërkombëtare
  • I nderuar Donald A. Camp, zyrtar i lartë, Qendër për Strategjitë dhe Studimet Ndërkombëtare
  • Ambasador Jackie Wolcott, Drejtor ekzekutiv, Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë
  • Dr. Azizah al-Hibri, komisionere, Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë
  • Isaiah Leggett, Kryetari i qarkut, Montgomery, Mariland
  • Znj. Victoria Alvarado, drejtore, Zyra për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Departamenti i Shtetit
  • Dr. Imad Dean Ahmad, Drejtor, Instituti “Minarja e Lirisë”
  • Dr. Zainab Alwani, Profesor asistent i studimeve islamike, në Howard University School of Divinity
  • Znj. Deborah L. Benedict, ndihmës këshilltar, Shërbimet për Shtetësinë dhe Emigracioninin në ShBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare
  • Znj. Lora Berg, Këshilltare e lartë e Përfaqësuesit të Posaçëm për Komunitetet Muslimane, Departamenti i Shtetit
  • Dr. Charles Butterworth, profesor (Emeritus) i shkencave  politike, Universiteti i Marilandit, College Park
  • At John Crossin, Drejtor ekzekutiv i Sekretariatit për Çështjet e Përgjithshme dhe Ndërfetare, Konferenca e Ipeshkvijve Katolikë në Shtetet e Bashkuara
  • Ish-major Franz Gayl, Këshilltar i lartë shkencor, Marina e Shteteve të Bashkuara
  • Dr. Sue Gurawadena-Vaughn, drejtor i programit për Azinë Juglindore për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë pranë organizatës Freedom House
  • Frank Jannuzi, Drejtor i Zyrës së Uashingtonit, Amnesty International USA
  • Kumar, Drejtor i Shtabit Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Amnesty International USA
  • George Leventhal, anëtar i këshillit, Qarku Montgomerit
  • Amer Latif, bashkëpunëtor i jashtëm në Wadhwani Chair për Studimet e Politikës Indo-Amerikane, Qendra për Studimet Strategjike Ndërkombëtare
  • Tim Lenderking, drejtor i Zyrës Për Pakistanin, Departamenti i Shtetit
  • Jalal Malik, Oficer i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Garda Kombëtare e ShBA-së
  • Naveed Malik, zyrtar i lartë në shërbimet diplomatike,  Departamenti i Shtetit
  • Znj. Dalia Mogahed, Analist dhe drejtore ekzekutive, Qendra Gallup për Studimet Islame
  • Paul Monteiro, zëvendës drejtor, Zyra për angazhimin publik në Shtëpinë e Bardhë
  • Gjeneral major David Quantock, Provost gjeneral i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara
  • Znj. Tina Ramirez, drejtore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shtetërore, The Becket Fund
  • Rabbi David Saperstein, drejtor dhe këshilltar, Director and Counsel, Qendra e Aksionit Fetar për Reformë Judaizëm
  • Kapelan, Brigadier Gjeneral Alphonse Stephenson, Drejtor i Zyrës së Kapelanit për Byronë e Gardës Kombëtare
  • Knox Thames, Drejtor i politikës dhe studimit, pranë Komisionit për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë në Shtetet e Bashkuara
  • Eric Treene, Këshilltari i posaçëm për Diskriminimin Fetar, Sektori i të Drejtave Civile, Departamenti Amerikan i Drejtësisë
  • Dr. Hassan Abbas, profesor, Departamenti i studimit rajonal e analitik, Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes
  • Malik Siraj Akbar, ndjekësi i programit Reagan-Fascell, pranë National Endowment of Democracy
  • Matthew K. Asada, Ndjekës Kongresional pranë republikanit Gary Peters
  • Znj. Stacy Burdett, Drejtoresha e Çështjeve Shtetërore e Qeveritare, Liga Anti-Diskredituese
  • Znj. Elizabeth Cassidy, Zëvendësdrejtoresha e politikës dhe studimit në Komisionin për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë në Shtetet e Bashkuara
  • Znj. Aimee Chiu, Drejtor i medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, Kongresi Islamik i Amerikës
  • Cornelius Cremin, Departamenti i shtetit, për Të Drejtat e Njeriut dhe të Punëtorëve, zëvendësdrejtor e shefi i çështjeve të jashtme për Pakistanin
  • Sadanand Dhume, ndjekës rezident, Instituti i Ndërmarrjes Amerikane
  • Dr. Richard Gathro, Dekan i Nyack College, Washington D.C.
  • Joe Grieboski, kryetar, Instituti për fenë dhe politikën publike
  • Znj. Sarah Grieboski, Instituti për fenë dhe politikën publike
  • Dr. Max Gross, ndihmës profesor, Qendra Princi Elwelid Bin Talal për Mirëkuptimin Musliman-Krishterë, Universiteti Xhorxhtaun
  • Dr. Riaz Haider, profesor klinik i mjekësisë, Universiteti Xhorxh Uashington
  • Znj. Huma Haque, asistent drejtor, Qendra Azia Jugore, Këshilli Atlantik
  • Jay Kansara, Drejtor i Asociuar, Fondacioni Amerikan i Hinduve
  • Hamid Khan, nëpunësi i lartë, Qendra për Sundimin e Ligjit, Instituti Amerikan për Paqen
  • Znj. Valerie Kirkpatrick, bashkëpunëtor për Refugjatët dhe Mbrojtjen e Shtetit, Human Rights Watch
  • Alex Kronemer, Unity Productions
  • Paul Liben, Shkrimtar ekzekutiv, Komisioni Amerikan për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë
  • Znj. Amy Lillis, Oficer i Çështjeve të Jashtme, Departamenti i Shtetit
  • Graham Mason, Ndihmës Legjislativ i Republikanit Allyson Schwartz
  • Znj. Lauren Markoe, Shërbimi i Lajmeve fetare
  • Dan Merica, CNN.com
  • Joseph V. Montville, bashkëpunëtor, Qendra e kolegjit Merrimack për studimin e marrëdhënieve hebraike-krishtere-muslimane
  • Aaron Myers, Oficer i programit, Freedom House
  • Znj. Attia Nasar, Oficere e bashkërendimit rajonal, Departamenti i Shtetit
  • Znj. Melanie Nezer, Drejtor i lartë, për Politikën dhe Mbrojtjen Amerikane, HIAS
  • Dr. Elliott Parris, Universiteti Shtetëror Bowie
  • John Pinna, Drejtor i marrëdhënieve Qeveritare dhe Ndërkombëtare, Kongresi Islamik i Amerikës
  • Arif Rafiq, ndihmës studiues, Instituti i Lindjes së Mesme
  • Znj. Maya Rajaratnam, Amnesty International
  • Znj. Rachel Sauer, Oficer i Punëve të Jashtme, Departamenti i Shtetit
  • Dr. Jerome Schiele, drejtor i Kolegjit për Arsimin Profesional, Universiteti Shtetëror i Bowie-it
  • Znj. Samantha Schnitzer, punonjëse, Komision i Lirisë Ndërkombëtare të Fesë të ShBA-së
  • Dr. Mary Hope Schwoebel, Punonjës i lartë i programit, Akademia për Menaxhimin dhe Pajtimin e Konflikteve Ndërkombëtare, Instituti Amerikan për Paqen
  • Znj. Sarah Schlesinger, punonjëse në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qeveritare, Fondi Becket
  • Dr. Frank Sellin, Oficer i zyrës për Kyrgystan, Departamenti i Shtetit
  • Znj. Anna-Lee Stangl, Solidariteti i Krishterë Ndërkombëtar
  • Znj. Kalinda Stephenson, stafi profesional, Komisioni Tom Lantos për të Drejtat e Njeriut
  • Jordan Tama, Punonjës i lartë Demokrat, Komisioni Tom Lantos për të Drejtat e Njeriut
  • Shaun Tandon, AFP
  • Dr. Wilhelmus Valkenberg, Profesor i teologjisë dhe kulturës, Universiteti Katolik i Amerikës
  • Anthony Vance, Drejtor i Punëve të Jashtme, Komuniteti Bahá’í i Amerikës
  • Jihad Saleh Williams, Përfaqësues i Çështjeve Shtetërore, Islamic Relief USA
  • Znj. Amelia Wang, kryesekretare e kongresmanit  Judy Chu
  • Znj. Moh Sharma, Ndjekëse Legjislative e kongresmanit Judy Chu

kush eshte xhemati ahmedia

Kongresi i 112-të, Seanca e 2-të H. Res. 709

Duke pritur Shenjtërinë e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed, Udhëheqës shpirtëror e administrativ të Xhematit Musliman Ahmedia në Uashington DC dhe duke vlerësuar përkushtimin e tij për paqen botërore, drejtësinë, qëndrimin kundër dhunës, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, lirinë fetare dhe demokracinë.

Dhoma e Përfaqësuesve

27 qershor, 2012

Znj. Zoe Lofgren, Kaliforni (për veten, Z. Sherman, Z. Connolly nga Virgjinia, Z. Hinchey, Znj. Eshoo, Znj. Speier, Znj. Richardson, Z. Schiff, Znj. Schakowsky, Z. Honda, Z. Wolf, Z. Peters, Z. Dent, Znj. Chu, Z. Berman, Z. Franks nga Arizona, Znj. Jackson Lee nga Teksasi, Znj. Schwartz, Z. Braley nga Aiova, dhe Z. Mcgovern) paraqitën rezolutën vijuese, e cila iu referua Komitetit për Çështjet e Jashtme.

REZOLUTË

Duke pritur Shenjtërinë e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed, Udhëheqës shpirtëror e administrativ të Xhematit Musliman Ahmedia në Uashington DC dhe duke vlerësuar përkushtimin e tij për paqen botërore, drejtësinë, kundër dhunës, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, lirinë fetare dhe demokracinë;

Duke ditur se Shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmedi Udhëheqës shpirtëror e administrativ i Xhematit Musliman Ahmedia, një organizatë fetare ndërkombëtare me miliona anëtarë në botë, po bën një vizitë historike në Shtetet e Bashkuara nga 16 qershor 2012 deri më 2 korrik 2012;

Duke njohur se, më 22 prill 2003 Shenjtëria e tij, u zgjodh Kalifi (pasardhësi) i Pestë i Mirza Ghulam Ahmedit, një pozicion i përjetshëm;

Duke njohur se Shenjtëria e tij është një figurë kryesore muslimane, i cili po promovon paqen, dhe përmes fjalimeve, ligjëratave, librave dhe takimeve personale ka mbështetur dhe ka mbrojtur vlerat ahmediane të shërbimit ndaj njerëzimit, të drejtave universale të njeriut dhe për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe paqësore;

Duke shprehur keqardhje se Xhemati Musliman Ahmedia është përballur me vështirësi të vazhdueshme, përfshirë diskriminimin, persekutimin dhe dhunën;

Duke rikujtuar datën 28 maj 2010, kur 86 muslimanë ahmedianë u vranë në Lahor, Pakistan, kur dy xhamitë që i përkisnin Xhematit Musliman Ahmedia u sulmuan nga terroristët anti-ahmedianë;

Duke njohur se pavarësisht nga persekutimi i zgjatur ndërsektar ushtruar mbi muslimanët ahmedianë, Shenjtëria e tij vazhdon të denoncojë dhunën;

Duke njohur se Shenjtëria e tij ka udhëtuar në mbarë botën për të promovuar dhe mbështetur shërbimet ndaj njerëzimit, për të takuar presidentë, kryeministra, deputetë dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme;

Duke njohur se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përveç liderëve të rëndësishëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Shenjtëria e tij do të takojë mijëra muslimanë amerikanë, për të përforcuar marrëdhëniet dhe për të gjetur mjetet e vendosjes së paqes dhe të drejtësisë për mbarë njerëzimin; dhe

Duke njohur se në mëngjesin e 27 qershorit 2012, Shenjtëria e tij do të mbajë fjalimin e tij kryesor “Rruga drejt paqes: Marrëdhëniet e drejta midis shteteve” në një pritje të veçantë ndërpartiak në Rayburn House Office Building në Capitol Hill,

I.        vendoset që Dhoma e Përfaqësuesve –

(1)     pret Shenjtërinë e tij, Mirza Masrur Ahmed në Uashington DC.

(2)     vlerëson përpjekjet e Shenjtërisë së tij për promovimin e paqes individuale dhe botërore, si dhe të drejtësisë individuale dhe botërore.

(3)     shpreh konsideratë të lartë për Shenjtërinë e tij, për këmbënguljen e tij për t’i këshilluar muslimanët ahmedianë që t’u shmangen të gjitha formave të dhunës, edhe pse përballen me persekutim të ashpër.

kush eshte xhemati ahmedia

1-Kongresmeni i parë musliman, Keith Ellison. 2-Brad Sherman (anëtar demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara) duke i prezantuar Kalifit të Pestë flamurin amerikan. 3-Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalif i Pestë i Mesihut të Premtuar duke mbajtur fjalimin kryesor në Capitol Hill, Amerikë.

Rruga drejt paqes: marrëdhëniet e drejta midis shteteve

Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim: Në emër të Allahut, të Gjithë-mëshirshmit, Mëshirëplotit

Es-selamu alejkum ua rrahmatullahi ua brakatuhu

Të nderuar miq, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju të gjithë!

Para se të filloj, dua të përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar të gjithëve ju, që gjetët kohë për të ardhur këtu e për të më dëgjuar.

Mua më kanë kërkuar të flas rreth një çështjeje që është madhore dhe mban një spektër të gjerë temash. Ajo përfshin aspekte të ndryshme dhe prandaj nuk është e mundur për mua që t’i mbuloj të gjitha ato brenda një kohe kaq të shkurtër. Tema që mua më është besuar të shtjelloj është: “Vendosja e paqes botërore”. Sigurisht, kjo është çështja më jetësore dhe më e ngutshme me të cilën ballafaqohet bota e sotme. Megjithatë, ngaqë koha është e kufizuar, do të parashtroj shkurtimisht këndvështrimet e Islamit për vendosjen e paqes përmes marrëdhënieve të drejta dhe të barabarta midis shteteve.

Në të vërtetë, paqja dhe drejtësia janë të pandashme. Ju s’mund ta gëzoni njërën pa arritur tjetrën dhe sigurisht, këtë parim e kuptojnë të gjithë njerëzit e mençur dhe të zgjuar.

Duke lënë mënjanë ata që kanë vendosur të shkaktojnë vetëm çrregullim në botë, askush s’mund të besojë që në një shoqëri, shtet apo në gjithë botën, mund të ekzistojë kaosi apo mungesa e paqes edhe nëse aty funksionon drejtësia dhe marrëdhëniet e drejta.

kush eshte xhemati ahmedia

Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalif i Pestë duke udhëhequr lutje solemne në Capitol Hill

Megjithatë, ne shohim që çrregullimi dhe mungesa e paqes janë dominuese në shumë vende të botës. Një anarki e tillë është e dukshme edhe së brendshmi, brenda shteteve, dhe së jashtmi për sa u përket marrëdhënieve midis shteteve të ndryshme. Ky pështjellim dhe mosmarrëveshje ekziston edhe pse të gjitha qeveritë pretendojnë se politikat e tyre janë bazuar në drejtësi dhe të gjithë deklarojnë që vendosja e paqes është objektivi i tyre kryesor. Por, në përgjithësi, nuk ka asnjë dyshim që pakënaqësia dhe ndjenja e ankthit janë në rritje, dhe po kështu edhe pështjellimi po përhapet në botë. Kjo vërteton qartazi që në këtë linjë mungojnë disa elemente në përmbushjen e kërkesave të drejtësisë. Prandaj, kemi nevojë të ngutshme për të bërë përpjekje për ta eliminuar këtë pabarazi, kudo dhe kurdo shfaqet ajo.

Për këtë arsye, duke qenë udhëheqës i Xhematit Musliman Ahmedia, dua të parashtroj disa këndvështrime në lidhje me nevojën e paqes si dhe për mënyrat për ta arritur atë paqe që bazohet në drejtësi.Xhemati Musliman Ahmedia është një bashkësi plotësisht fetare. Ne besojmë me bindje të plotë që Mesihu dhe Reformatori, i cili ishte premtuar që do të vinte në këtë kohë dhe do të ndriçonte botën përmes mësimeve të vërteta të Islamit, në të vërtetë ka ardhur. Ne gjithashtu besojmë se themeluesi i bashkësisë sonë, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi i Kadijanit, ishte po ky ai Mesih i Premtuar dhe Reformator, dhe prandaj ne e kemi pranuar atë. Duke iu përmbajtur porosive të tij, ne ndjekim dhe përhapim mësime të vërteta të Islamit, bazuar në Kuranin Famëlartë. Prandaj, gjithçka që do të them në lidhje me vendosjen e paqes si dhe me krijimin e marrëdhënieve të drejta ndërkombëtare, bazohet në mësimet e Kuranit Famëlartë.

Për sa i përket arritjes së paqes botërore, ju të gjithë vazhdimisht shprehni opinionet tuaja dhe me të vërtetë bëni përpjekje të mëdha. Intelekti dhe arsyeja juaj ju mundëson të parashtroni ide dhe plane të mëdha dhe sigurisht edhe vizionin për paqe. Prandaj, nuk është e nevojshme ta trajtoj këtë çështje nga këndvështrimi material apo politik. Për këtë arsye, siç kam thënë, do të paraqes disa këshilla mjaft të çmuara bazuar në mësimet e Kuranit Famëlartë.

Është shumë e rëndësishme që të mbajmë mend se dija njerëzore dhe intelekti i njeriut nuk janë të përsosura, përkundrazi ato janë të kufizuara. Prandaj, duke marrë vendimet ose duke formuar mendimet, shpesh disa faktorë hynë në mendjen njerëzore dhe mund të influencojnë gjykimet dhe mund t’i prijnë njeriut që të përmbushë interesat e veta. Rrjedhimisht, kjo mund ta çojë atë drejt një rezultati dhe vendimi të padrejtë. Megjithatë, ligji i Zotit është i përkryer dhe tek Ai nuk ekzistojnë interesa të ulëta dhe masa të padrejta. Kjo sepse, Zoti dëshiron vetëm të mirën dhe mirëqenien e krijesës së Tij, prandaj edhe ligji i Tij bazohet tërësisht në drejtësi. Ditën kur popujt e botës do të arrijnë ta njohin dhe ta kuptojnë këtë pikë vendimtare, ajo do të jetë dita kur do të vendoset baza e paqes së vërtetë dhe të përhershme. Për ndryshe, do të shohim që ndonëse janë bërë përpjekje të pafundme për të vendosur paqen mbarëbotërore, ato akoma nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar.

Pas përfundimit të Luftës I Botërore, liderët e disa shteteve të caktuara shprehën dëshirën për vendosjen e marrëdhënieve të mira miqësore në të ardhmen midis të gjitha shteteve të botës. Kështu që në përpjekje për të arritur paqen botërore, u formua “Liga e Shteteve”. Qëllimi i saj kryesor ishte të ruante paqen botërore dhe të parandalonte shpërthimin e luftërave të reja. Fatkeqësisht, ligjet e Ligës dhe rezolutat që ajo miratoi kishin disa të meta dhe mangësi dhe kështu ato nuk mbrojtën të drejtat e të gjithë popujve apo të të gjitha kombeve në mënyrë të barabartë. Kështu vendet filluan të shkëputeshin nga Liga një nga një si pësojë e pabarazive ekzistuese, paqja e qëndrueshme nuk mundi të realizohej. Përpjekjet e Ligës dështuan dhe kjo i parapriu drejt për drejt Luftës së Dytë Botërore.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për shkatërrimin dhe rrënimin e pashembullt që shkaktoi kjo luftë, ku më shumë se 75 milion njerëz humbën jetën, ku pjesa dërrmuese prej tyre ishin civilë të pafajshëm. Ajo luftë duhet të ishte më se e mjaftueshme për t’i çelur sytë botës. Kjo duhet të kishte shërbyer si mjet për të hartuar politika të mençura, të bazuara në drejtësi, të cilat do t’u siguronin të gjitha palëve të drejtat e tyre të merituara, dhe kështu të rezultonin si mjete për vendosjen e paqes në botë. Qeveritë botërore të asokohe, sigurisht u orvatën deri në një farë mase, që të ushtronin përpjekje dhe të vendosnin paqe, dhe prandaj u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, u bë e qartë shumë shpejt, që objektivat më qendrore dhe më madhështore që duhet të mbështesnin “Kombet e Bashkuara”, nuk mund të përmbusheshin. Sigurisht sot, disa qeveri të caktuara shpallin haptazi deklarata që vërtetojnë dështimin e saj.

Çfarë thotë Islami në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare që bazohen në drejtësi dhe që shërbejnë si mjet për vendosjen e paqes? Në suren 49, në ajetin 14 të Kuranit Famëlartë, Zoti i Plotfuqishëm duke treguar që përkatësitë tona kombëtare dhe prejardhjet tona etnike shërbejnë vetëm si një mjet identifikimi, na qartëson që ato nuk i japin apo nuk i atribuojnë askujt ndonjë epërsi.

Kështu Kurani bën të qartë se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë. Madje, gjatë fjalimit të tij të fundit, Profet Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) porositi të gjithë muslimanët që të kishin parasysh se një arab nuk gëzon asnjë lloj epërsie mbi një jo-arab dhe as një joarab nuk gëzon epërsi mbi një arab. Ai gjithashtu mësoi se një i bardhë nuk është më i mirë se një njeri me ngjyrë dhe as ky i fundit nuk ka epërsi mbi një person të racës së bardhë. Kështu, ky është mësim i qartë i Islamit se njerëzit e të gjitha kombësive dhe të gjitha racave janë të barabartë. Po kështu, është bërë e qartë se të gjithë qytetarëve duhet t’u sigurohen të drejtat e barabarta, pa asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi. Kjo është çështja kyçe dhe parimi i artë që hedh themel për harmoninë midis grupeve dhe shteteve të ndryshme si dhe për vendosjen e paqes.

Megjithatë, ne shohim një hendek dhe ndarje midis shteteve të fuqishme dhe shteteve të dobëta. Për shembull, ne vërejmë që në Kombet e Bashkuara ekziston një dallim për disa shtete të caktuara. Kështu në Këshillin e Sigurisë, disa shtete janë anëtare të përhershme dhe disa të tjera janë anëtare të përkohshme. Kjo ndarje ka shërbyer si një burim i brendshëm ankthi e indinjate dhe prandaj ne shpesh dëgjojmë që disa shtete të caktuara protestojnë ndaj kësaj pabarazie.Islami mëson drejtësi dhe barazi absolute në të gjitha çështjet. Një tjetër udhëzim mjaft domethënës e gjejmë në suren 5, ajetin 3 të Kuranit Famëlartë. Në këtë ajet ai deklaron që për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të drejtësisë, është e rëndësishme që edhe ata persona, që kalojnë çdo kufi në urrejtje e armiqësi, të gjykohen me drejtësi dhe paanësi. Kurani predikon se kudo dhe cilido që ju këshillon për të mirat dhe virtytet, ju duhet t’i pranoni ato, po ashtu kurdo e cilido ju nxit për sjellje të gabuar apo të padrejtë, ju duhet ta hidhni poshtë atë.

Një pyetje që lind natyrshëm është se cilat janë standardet e drejtësisë që kërkon Islami? Kurani Famëlartë në kapitullin 4, ajetin 136 tregon se edhe pse ju kërkohet të jepni dëshmi kundër vetes apo prindërve tuaj dhe njerëzve më të dashur, ju duhet ta bëni këtë për të përkrahur drejtësinë dhe të vërtetën. Shtetet e fuqishme dhe të pasura, për të mbrojtur të drejtat e tyre, nuk duhet të uzurpojnë të drejtat e shteteve të varfra dhe të pafuqishme e as nuk duhet të sillen padrejtësisht me këto vende. Ndërsa në anën tjetër, shtetet e varfra dhe më pak të fuqishme nuk duhet t’u sjellin dëme shteteve të pasura dhe të fuqishme sa herë që u jepet mundësia. Përkundrazi, të dyja palët duhet të orvaten t’i përmbahen plotësisht parimeve të drejtësisë sepse kjo në të vërtetë, është një çështje me rëndësi vendimtare në lidhje me ruajtjen e marrëdhënieve miqësore midis shteteve.

Një tjetër kusht për vendosjen e paqes midis shteteve, përmendet në suren 15, ajetin 89 të Kuranit Famëlartë, aty ku ai shprehet që asnjë grup nuk duhet të vështrojë resurset dhe pasuritë e të tjerëve me lakmi. Po kështu asnjë shtet nuk duhet të synojë të përvetësojë padrejtësisht apo të rrëmbejë resurset e shtetit tjetër me pretekstin se përpiqet ta ndihmojë apo ta mbështesë atë. Prandaj, duke përdorur dhënien e ekspertizës teknike si një parakusht, qeveritë nuk duhet të shfrytëzojnë situatën për të nënshkruar marrëveshje apo pakte jo të barabarta. Në të njëjtën mënyrë, me pretekstin e dhënies së ekspertizës apo mbështetjes, qeveritë nuk duhet të synojnë të rrëmbejnë me dredhi burimet natyrore apo pasuritë e shteteve në zhvillim. Aty ku ka nevojë që qytetarët apo qeveritë të trajnohen për mënyrën e shfrytëzimit të burimeve natyrore, atëherë kjo duhet realizuar. Shtetet dhe qeveritë gjithmonë duhet të synojnë për t’i shërbyer dhe përkrahur ato shtete që janë në nevojë. Megjithatë, këto shërbime nuk duhen ofruar me qëllimin e përmbushjes së përfitimeve kombëtare apo politike ose si një mjet për të realizuar interesat e ligëta. Ne shohim se gjatë gjashtë apo shtatë dekadave të fundit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hartuar programe dhe ka themeluar fondacione të shumta që synojnë të ndihmojnë vende të varfra në zhvillim e progres. Për ta arritur këtë qëllim, ato kanë eksploruar burime natyrore të vendeve që janë në zhvillim. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, asnjëri nga shtetet e varfra nuk ka arritur nivelin e shteteve të zhvilluara. Sigurisht, një ndër shkaqet e kësaj prapambetjeje është korrupsioni i gjithanshëm në shumë ndër qeveritë e këtyre vendeve të varfra. Megjithatë, dua të shpreh keqardhjen time që shtetet e zhvilluara, vazhdojnë të bashkëpunojnë me qeveri të tilla vetëm për të shtyrë përpara interesat e tyre vetjake. Pra, marrëveshjet tregtare, ndihmat ndërkombëtare dhe kontratat e biznesit vazhdojnë të kryhen. Si rezultat, pakënaqësia dhe zemërimi i shtresës së varfër dhe i segmenteve të tjera të privuara të shoqërisë vazhdojnë të rriten në këto vende dhe kjo ka nxitur kryengritje e trazira të brendshme. Popujt e varfër të vendeve në zhvillim janë zhgënjyer aq shumë saqë kanë dalë jo vetëm kundër liderëve të tyre por edhe kundër fuqive perëndimore. Kjo situatë është shfrytëzuar nga grupet ekstremiste, të cilat kanë përfituar nga dëshpërimei i popullit, dhe kështu kanë arritur të nxisin njerëzit për t’iu bashkuar grupeve të tyre dhe për të mbështetur ideologjinë e tyre plotë urrejtje. Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj situate është se paqja e botës po shkatërrohet. Kështu, Islami na tërheq vëmendje ndaj mjeteve që duhen për vendosjen e paqes. Ai kërkon drejtësinë absolute. Ai kërkon që gjithmonë të paraqiten vetëm dëshmi të vërteta. Ai kërkon që vështrimet tona të mos hidhen lakmueshëm ndaj pasurive të të tjerëve. Ai gjithashtu kërkon që vendet e zhvilluara të heqin dorë nga interesat e tyre vetjake, përkundrazi të përkrahin dhe t’u vijnë në ndihmë shteteve të varfra dhe më pak të zhvilluara me një qëndrim të sinqertë dhe frymë altruiste. Nëse të gjithë këta faktorë respektohen, vetëm atëherë mund të arrihet paqja.

Mbani mend, aty ku bëhet padrejtësi, kurrë nuk mund të ketë paqe. Po kështu, nëse një shtet shkel të gjithë kufijtë e hidhet në sulm ndaj shtetit tjetër dhe synon të zaptojë padrejtësisht të gjitha resurset e tij, atëherë shtetet e tjera domosdoshmërisht duhet të marrin masat për të ndaluar padrejtësi të tillë. Por, edhe ato duhet të veprojnë gjithmonë me drejtësi.

Rrethanat të cilat sipas mësimeve të Islamit, detyrojnë për të vepruar, janë përshkruar imtësisht në sure 49, ajet 10 të Kuranit Famëlartë: Ai mëson që nëse dy shtete kanë mosmarrëveshje apo konflikte midis tyre dhe kjo situatë i çon ato deri në luftë, atëherë shtetet e tjera duhet t’i drejtojnë ato në mënyrë rigoroze ndaj dialogut dhe diplomacisë, me qëllim që ato të mund të arrijnë një marrëveshje dhe të pajtohen në bazë të një ujdie të hartuar pas bisedimeve midis tyre. Megjithatë, nëse njëri prej tyre nuk pranon kushtet e pajtimit dhe i shpall luftë shtetit tjetër, atëherë shtetet e tjera duhet të bashkohen dhe të luftojnë për të ndaluar agresorin. Kur të mposhtet shteti agresor dhe të pajtohet për bisedime të ndërsjella, atëherë të gjitha shtetet duhet të bashkëpunojnë për të realizuar një marrëveshje midis tyre, e cila mund t’u prijë drejt paqes së qëndrueshme dhe pajtimit të ndërsjellë. Nuk duhen imponuar sanksione të rrepta dhe të padrejta, që mund të gjymtojnë cilindo shtet, sepse në planin afatgjatë, kjo çon drejt pakënaqësisë e cila acarohet dhe përhapet me shpejtësi. Rezultati i gjithë kësaj pakënaqësie do të jetë vetëm më shumë çrregullime. Në rrethana të tilla, nëse një shtet i tretë ndërmjetës mundohet t’i pajtojë të dyja palët në konflikt, ai duhet të veprojë me sinqeritet dhe paanshmëri të plotë. Kjo paanshmëri duhet të mbetet kësisoj edhe nëse njëra palë shprehet kundër tij. Pra, shteti ndërmjetës nuk duhet të shfaqë zemërimin e tij në rrethana të tilla e as nuk duhet të kërkojë hakmarrje apo ndonjë veprim tjetër në mënyrë të padrejtë. Të gjitha palëve të interesuara, u duhen siguruar të drejtat që u takojnë atyre.

Pra, për të përmbushur kërkesat e drejtësisë, është e domosdoshme që të gjitha shtetet që janë pjesëmarrëse në negociatat për një marrëveshje, nuk duhet të synojnë përmbushjen e interesave të tyre personale, as të tentojnë të nxjerrin përfitime të padrejta nga njëra prej palëve. Po kështu, ato nuk duhet të ndërhyjnë padrejtësisht ose të mbajnë nën presion njërën prej palëve në mënyrë abuzive. Resurset natyrore të një shteti absolutisht nuk duhen zhvatur. Sanksionet e panevojshme dhe të padrejta nuk duhen vendosur mbi shtete të tilla, sepse kjo mënyrë jo vetëm që nuk është e drejtë, por nuk mund të shërbejë kurrën e kurrës si një mjet për të përmirësuar marrëdhëniet midis shteteve.

Për shkak të kohës së kufizuar, unë kam përmendur përciptas vetëm disa pika. Për ta përmbledhur: nëse ne duam që paqja të mbizotërojë, atëherë ne doemos duhet të heqim dorë nga interesat tona personale apo kombëtare për dobitë më të mëdha dhe ne gjithashtu duhet të themelojmë marrëdhënie të ndërsjella bazuar plotësisht mbi drejtësinë. Në të kundërt, siç ju të gjithë jeni në dijeni se për shkak të pranisë së aleancave dhe blloqeve politike, nuk mund të themi që trazirat dhe çrregullimet nuk do të përhapen në botë. Një situatë e tillë rrjedhimisht do t’i paraprijë shkatërrimit të jashtëzakonshëm. Pasojat e këtij shkatërrimi të tillë dhe të këtyre luftërave sigurisht do të mbeten për shumë gjenerata. Andaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si fuqia më e madhe e botës, duhet të luajë rolin e saj duke vepruar me drejtësi të vërtetë dhe me qëllime të sinqerta, siç kam përmendur përpara. Nëse ju arrini ta realizoni këtë, atëherë bota gjithmonë do t’ju kujtojë me admirim madhështor për përpjekjet tuaja të mëdha. Lutja ime është që dëshira ime të shndërrohet në realitet.kush eshte xhemati ahmedia

Faleminderit shumë! Faleminderit edhe një herë!Sipas traditës sonë, në përgjithësi në fund të programit, ne bëjmë një lutje të heshtur. Prandaj, unë do ta udhëheq këtë lutje solemne dhe ahmedianët do të më ndjekin mua, ndërsa ju të gjithë mysafirë të nderuar, mund të luteni sipas mënyrës suaj.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp