Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Të ngjashme rreth kësaj teme

Xhamia Bejtur-Rashid
Hamburg, Gjermani, 2012

Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim: Në emër të Allahut të Gjithë-mëshirshmit, Mëshirëplotit.

Miq të nderuar, Es-selam alejkum ue rrahmatullahi ue barakatuhu: Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ju!integrimi - Bejtul Rashid Hamburg GjermaniSë pari, dua t’ju shpreh mirënjohjen time të gjithëve ju miq të nderuar që keni pranuar ftesën tonë për të marrë pjesë në këtë event. Shumica prej jush e njohin mirë Xhematin tonë ose kanë lidhje të hershme miqësie me muslimanë ahmedianë dhe jam i sigurt që edhe ata prej jush, të cilët rishtas u njohën me Xhematin Ahmedia, duhet të kenë krijuar tashmë një dëshirë të fortë në zemrat e tyre për të ditur më shumë rreth këtij Xhemati. Pjesëmarrja juaj dëshmon se ju besoni se nuk ka asnjë rrezik a kërcënim për t’u takuar dhe për të mbajtur kontakt me muslimanët ahmedianë e për të vizituar xhamitë e tyre.

E vërteta është që në mjedisin e sotëm, ku shumica e lajmeve dhe reportazheve rreth Islamit janë skajshmërisht negative, derisa jo-muslimanët mes jush, mund të ishin të shqetësuar prej vizitës në një xhami ahmediane duke menduar se kjo mund t’i fuste në vështirësi ose t’u shkaktonte dëm atyre. Sidoqoftë, siç e thashë, fakti që të gjithë jeni prezentë në këtë event, dëshmon që ju nuk keni asnjë frikë nga muslimanët ahmedianë dhe nuk i konsideroni ata si kërcënim. Kjo tregon se ju vlerësoni ahmedianët dhe besoni se ata janë njerëz të sinqertë e të përmbajtur, ashtu si ju dhe shumica e popullsisë.

Megjithatë, nuk e mohoj mundësinë që mund të ketë edhe një numër të vogël midis jush, të cilët edhe pse erdhën këtu, prapëseprapë vazhdojnë të kenë rezerva ose shqetësime, që pjesëmarrja e tyre mund të ketë pasoja negative. Mund të keni qenë të shqetësuar se do të uleshit me njerëzit me tendenca ose mendime ekstremiste. Nëse ndokush prej jush e mban këtë frikë, atëherë le ta heqë nga zemra menjëherë. Jemi skajshmërisht vigjilentë në lidhje me këtë dhe në qoftë se rastësisht ndonjë person i tillë ekstremist tenton të hyjë në këtë xhami ose në ambientin tonë, ne marrim masa të forta për ta hequr atë nga ky ambient. Prandaj, jini të bindur që jeni në duar të sigurta.integrimiNë të vërtetë, Xhemati Musliman Ahmedia është një bashkësi, në të cilën, nëse ndonjë anëtar i saj shfaq ndonjëherë ndokund tendenca ekstremiste, thyen ligjin ose dëmton paqen, përjashtohet nga Xhemati (Bashkësia). Jemi të detyruar të marrim masa të tilla për shkak të respektimit tonë absolut ndaj fjalës “Islam”, e cila fjalë për fjalë do të thotë “paqe” dhe “siguri”. Përfaqësimi i vërtetë i fjalës “Islam” bëhet nga Xhemati ynë. Ardhja në jetë e këtij përfaqësimi të Islamit, në fakt, ishte parashikuar në një profeci madhore të bërë nga Themeluesi i Islamit, Hazret Profeti Muhammedsa, më shumë se 1400 vjet përpara. Në atë profeci, Profeti i shenjtësa tha se do të vinte një kohë kur shumica e muslimanëve do t’i harronin mësimet e vërteta e të pastra të Islamit. Në një kohë të tillë, sipas asaj profecie, Allahu do të dërgonte një person si reformator, një Mesih e Mehdi, për ta rimëkëmbur Islamin e vërtetë në botë.

Ne, Xhemati Musliman Ahmedia, besojmë se Themeluesi i Xhematit tonë, Hazret Mirza Ghulam Ahmedias i Kadijanit është po ai person që u dërgua në përmbushje të kësaj profecie madhore. Me bekimin e Allahut, ky Xhemat ka lulëzuar dhe është përhapur në 202 shtete të botës. Në çdo vend, vendas që u përkasin bekgraundeve dhe etniteteve të ndryshme, e kanë pranuar Ahmediatin. Përveç të qenët muslimanë ahmedianë, ata vijojnë të luajnë rolin e tyre si qytetarë besnikë të shteteve përkatëse. Nuk ekziston asnjë kontradiktë apo konflikt midis dashurisë së tyre ndaj Islamit dhe dashurisë së tyre ndaj vendit. Në fakt, të dyja këto besnikëri janë të gërshetuara e të lidhura me njëra-tjetrën. Muslimanët ahmedianë, kudo që jetojnë, janë zbatuesit më të mirë të ligjit në vendet e tyre. Mund të pohoj pa asnjë fije dyshimi, që këto vlera ekzistojnë te një shumicë e konsiderueshme e Xhematit tonë.

Pikërisht për shkak të këtyre vlerave, muslimanët ahmedianë kurdoherë mërgojnë nga një vend në një tjetër, ose në rastin kur vendas e pranojnë Ahmediatin, ahmedianët kurrë nuk kanë shqetësime për t’u integruar në shoqëritë e tyre të reja, as nuk shqetësohen për mënyrën se si do të luajnë rolin e tyre për të çuar përpara vizionin e gjerë të interesave të kombeve që ata pranojnë. Kudo që shkojnë ahmedianët, i duan vendet e tyre, siç duhet t’i duan të gjithë qytetarët e sinqertë, dhe kalojnë jetën e tyre me plot veprimtari duke kërkuar përmirësimin dhe progresin e vendit të tyre. Në fakt, është Islami ai që na mëson të jetojmë në këtë mënyrë dhe padyshim, ai jo vetëm që na këshillon butësisht, por na urdhëron që të jemi besnikë të përkryer e të përkushtuar ndaj vendit ku jetojmë. Në të vërtetë, Profeti i shenjtësa veçanërisht theksoi se dashuria ndaj vendit është pjesë e besimit të një muslimani të vërtetë. Kur dashuria ndaj vendit është një element bazë i Islamit, atëherë si mundet që një musliman i vërtetë të shfaqë pabesi ndaj kombit të tij ose ta tradhtojë atë, duke hequr dorë kështu nga besimi?! Për sa u përket muslimanëve ahmedianë, në të gjitha eventet kryesore, të gjithë anëtarët e Xhematit, qofshin burra apo gra, fëmijë apo të moshuar, ngrihen në këmbë dhe marrin një betim duke pasur Zotin si dëshmitar. Në atë betim, ata premtojnë të japin jetën, pasurinë, kohën dhe nderin jo vetëm për fenë e tyre, por edhe për kombin dhe vendin e tyre. Andaj, kush mund të provojë veten si qytetar më besnik sesa ahmedianët, të cilëve vazhdimisht u kujtohet shërbimi ndaj vendit dhe prej të cilëve në mënyrë të përsëritur merret betimi për të qenë gati të bëjnë çdo sakrificë për hir të besimit, vendit dhe kombit të tyre?

Duke qenë se shumica e muslimanëve këtu në Gjermani vijnë nga Pakistani, Turqia apo nga ndonjë vend tjetër aziatik, pyetja që mund të shtrohet është nëse këta muslimanë, kur të vijë koha për të bërë sakrifica, do të sakrifikojnë për Gjermaninë apo për vendet e tyre të origjinës? Më duhet të qartësoj e të shpjegoj se kur një njeri merr shtetësinë gjermane ose shtetësinë e cilitdo vendi tjetër, ai bëhet shtetas i plotë i atij vendi. Këtë e kam thënë edhe më përpara gjatë këtij viti, kur mbajta një fjalim në Qendrën Ushtarake Gjermane në qytetin Koblenz. Unë shpjegova se si do të veprohej, sipas mësimeve të Islamit, në një situatë kur Gjermania të jetë në luftë me ndonjë vend, i cili është origjinë e një imigranti që është bërë edhe shtetas gjerman. Nëse imigranti ndien simpati ndaj vendit të origjinës dhe mendon se ka rrezik t’i shkaktojë dëm Gjermanisë, ai menjëherë duhet të heqë dorë nga shtetësia ose statusi i imigrimit dhe të kthehet në vendlindjen e tij. Por, nëse ai zgjedh për të qëndruar në Gjermani, Islami nuk e lejon atë të shfaqë asnjë lloj pabesie ndaj vendit ku jeton. Ky është një mësim absolut dhe i qartë. Islami nuk lejon sjelljen rebele të çfarëdo forme qoftë. Ai nuk lejon shtetasin, i cili qoftë i ardhur apo vendas, të planifikojë kundër shtetit të tij apo ta dëmtojë atë, në çfarëdo forme qoftë. Nëse ndonjë person punon kundër shtetit të përvetësuar ose e dëmton atë, ai duhet të trajtohet si armik dhe tradhtar i shtetit dhe si i tillë, të ndëshkohet sipas ligjeve të vendit.

Kjo e qartëson situatën në lidhje me një imigracion musliman. Në rast se një vendas gjerman ose ndonjë person i një shteti tjetër, konvertohet në Islam, është më së e qartë që për të, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të shfaqë besnikëri absolute ndaj shtetit që i përket. Një tjetër pyetje që bëhet nganjëherë është: çfarë duhet të bëjnë muslimanët që jetojnë në Perëndim, kur një shtet perëndimor hyn në luftë me ndonjë shtet musliman? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, së pari më duhet t’ju tregoj se Themeluesi i Xhematit tonë, Mesihu i Premtuaras, ka shpjeguar se tashmë jemi në një epokë, kur luftërat fetare kanë marrë fund. Gjatë rrjedhës së historisë ka pasur kohëra kur janë zhvilluar luftëra dhe beteja midis muslimanëve dhe popujve të feve të tjera. Në këto beteja, synimi i jomuslimanëve ka qenë që të vrisnin muslimanët e t’i jepnin fund Islamit.

Në shumicën e luftërave të para, jomuslimanët ishin të parët për të bërë agresion, ndërkohë muslimanët nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër, përveçse ta mbronin veten dhe besimin e tyre. Sidoqoftë, Mesihu i Premtuaras shpjegoi se rrethana të tilla nuk ekzistojnë më, sepse nuk ka më qeveri që deklaron ose lufton për ta asgjësuar Islamin. Përkundrazi, ekziston gjerësisht liria fetare në një shumicë të madhe të vendeve perëndimore dhe jomuslimane. Xhemati ynë është thellësisht mirënjohës gjersa ekziston liria fetare e tillë, që i lejon muslimanët ahmedianë të përhapin mesazhin e Islamit në vendet jomuslimane. Për këtë shkak, ne arrijmë t’i prezantojmë botës perëndimore mësimet e vërteta e të bukura të Islamit, mësimet e paqes dhe të harmonisë. Padyshim, pikërisht për shkak të lirisë dhe tolerancës fetare, kam mundësi të qëndroj sot para jush e t’ju paraqes Islamin e vërtetë. Prandaj, është shumë e qartë që sot nuk mund të bëhet fjalë për luftërat fetare. E vetmja situatë tjetër që mund të krijohet është ajo midis dy vendeve me shumica të ndryshme fetare, ku njëri vend të jetë me shumicë muslimane e tjetri të krishtere apo të ndonjë feje tjetër, e të jenë të përfshira në luftëra jo-fetare. Si duhet të reagojë në këtë situatë një shtetas musliman që jeton në ato vende, të krishtera apo të ndonjë feje tjetër? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Islami ka dhënë një parim të artë, që njeriu kurrsesi nuk duhet të marrë pjesë në dhunë ose tirani. Prandaj, nëse dhuna ose tirania bëhet prej një vendi islamik, ajo duhet të ndalet. Po ashtu, nëse ajo bëhet nga ndonjë vend i krishterë, sërish duhet të ndalet.

Si mundet që një shtetas individualisht ta ndalojë shtetin e tij nga dhuna dhe padrejtësia? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Në kohët tona, demokracia mbizotëron në mbarë botën Perëndimore. Nëse një shtetas i drejtë vëren se qeveria e tij është duke bërë tirani, ai ose një grup njerëzish që ndajnë të njëjtin mendim me të, duhet të ngrejë zërin në opozitë e të përpiqet ta udhëzojë qeverinë në rrugën e drejtë. Nëse një shtetas vëren se shteti i tij është duke cenuar sovranitetin e një shteti tjetër, ai duhet t’i tërheqë vëmendjen qeverisë së tij e t’i tregojë shqetësimet e tij. Të ngriheni e të ankoheni në mënyrë paqësore për shqetësimet tuaja, nuk është kryengritje a revoltë. Në fakt, ajo është një mënyrë e të shprehurit të dashurisë së vërtetë ndaj vendit tuaj. Një qytetar i drejtë nuk mund të durojë të shohë se reputacioni i shtetit të tij të bjerë apo thjesht të zbehet para komunitetit ndërkombëtar, andaj duke i bërë thirrje shtetit të tij për llogaridhënie dhe reflektim, ai manifeston dashurinë dhe besnikërinë e vet ndaj tij.

Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të tij, Islami mëson se kur një shtet sulmohet padrejtësisht, shtetet e tjera duhet të bashkohen e të përpiqen për ta ndalur agresorin. Nëse shteti që tregohet agresiv i thërret mendjes dhe tërhiqet, atij nuk duhet t’i imponohen vendime të padrejta dhe  dënime barbare si hakmarrje ose si mjet për të përfituar nga situata. Prandaj, Islami jep përgjigjet dhe zgjidhjet për të gjitha situatat e mundshme. Esenca e mësimeve të Islamit është që patjetër duhet ta përhapni paqen deri në masën që Profeti i shenjtësa e përkufizon muslimanin si një njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit, njerëzit e tjerë paqedashës janë të sigurt. Sikundër ju thashë pak më parë që Islami mëson që kurrsesi nuk duhet të bashkëpunoni për dhunë e mizori, pikërisht ky mësim i bukur e plot urtësi, e bën muslimanin e vërtetë të mbajë një qëndrim të ndershëm e dinjitoz, në cilindo shtet që jeton ai. Padyshim, të gjithë njerëzit e sinqertë e të përmbajtur do të duan të kenë njerëz të tillë paqedashës e të përmbajtur në shoqëritë e tyre.

Profeti Muhammedsa u ka dhënë muslimanëve edhe një mësim të bukur që ata ta praktikojnë në jetën e tyre. Ai mësoi që një besimtar i vërtetë gjithmonë kërkon atë që është e mirë dhe e pastër. Ai mëson se kur një musliman gjen një fjalë të urtë ose çfarëdo gjëje tjetër fisnike, ai duhet ta trajtojë atë si trashëgimi të tij personale. Pra, ashtu siç një person përpiqet për ta gjetur trashëgiminë e tij të drejtë, muslimanëve u është dhënë mësimi që ata të përpiqen për të përfituar nga këshillat e urta dhe mirësitë, kudo që i gjejnë. Sa i bukur dhe udhëzues i përsosur mund të jetë ky parim, sidomos në një kohë kur shqetësimet për integrimin e imigrantëve janë rritur shumë. Muslimanëve u është dhënë mësimi që ata duhet të përpiqen për të mësuar të gjitha aspektet e mira të çdo shoqërie, feje, qyteti apo shteti, në mënyrë që të integrohen në shoqëritë lokale e të zhvillojnë respektin e ndërsjellë. Nuk është e mjaftueshme vetëm të dinë rreth vlerave të tilla, por muslimanët duhet të mundohen për t’i sjellë në jetë, në jetët e tyre personale. Ky është ai udhëzim që me të vërtetë thellon bashkëjetesën dhe shpirtin e besimit dhe të dashurisë reciproke. Kështu pra, kush mund të jetë më paqedashës se sa një besimtar i vërtetë, i cili përveçse përmbush kërkesat e besimit të tij, përpiqet gjithashtu për të përvetësuar të gjitha vetitë e mira të shoqërisë së vet?! Kush mund të përhapë paqe dhe siguri më shumë se ai?!

fjala e kalifit ne betjtul rashid

Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar duke mbajtur fjalën e tij në xhaminë Bejtur-Rashid.

Falë mjeteve të komunikacionit që gjenden sot, bota tashmë njihet si një fshat global. Kjo ishte ajo që Profeti i shenjtësa kishte parashikuar para 1400 vitesh, kur ai kishte thënë se do të vinte një kohë kur bota do të bëhej një trup dhe largësitë do të shkurtoheshin. Ai tha se në sajë të mjeteve të shpejta e moderne të komunikacionit, njerëzit do ta shihnin të gjithë botën. Në fakt, kjo ishte një profeci e Kuranit Famëlartë, të cilën Profeti i shenjtësa e shtjelloi gjerësisht. Për këtë, Profeti i shenjtësa tha se kur të vinte një kohë e tillë, njerëzit duhet të mësonin e të pranonin vlerat e njëri-tjetrit, ashtu sikurse përpiqen për të gjetur trashëgiminë e tyre të humbur. Me fjalë të tjera, mund të themi se duhet të përvetësojmë të gjitha vlerat pozitive dhe njëherësh, duhet të shmangim të gjitha vlerat negative. Kurani Famëlartë e shpjegon këtë porosi duke thënë se muslimani i vërtetë është ai që urdhëron për të mirën dhe të ndalon nga e keqja. Duke i marrë parasysh të gjitha këto, cili shtet ose cila shoqëri mund të mohojë të ketë muslimanë kaq paqedashës midis tyre? Vitin e kaluar pata rastin të takoja Kryebashkiakun e Berlinit dhe i shpjegova se Islami mëson që njerëzit duhet të shohin vlerën pozitive të një kombi sikur ajo të ishte prona e tyre personale. Si përgjigje ai më tha: “Nëse ju e praktikoni këtë mësim, atëherë padyshim e gjithë bota do t’i bashkojë duart për t’ju mbështetur ju”.Kam mbetur shumë i befasuar dhe i trishtuar kur dëgjova se në disa vende të Gjermanisë, ka njerëz që pohojnë se as muslimanët e as Islami nuk kanë aftësi për t’u integruar në shoqërinë gjermane. Patjetër që është e vërtetë se Islami që paraqitet nga ekstremistët ose terroristët nuk ka aftësi për t’u integruar në asnjë komb apo shoqëri, jo vetëm në Gjermani. Madje, me siguri do të vijë koha kur zërat opozitare kundër ideologjisë së tillë ekstremiste do të ngrihen ndjeshëm edhe në vendet islamike. Megjithatë, Islami i vërtetë, që ishte sjellë nga Profeti i shenjtësa, do të tërheqë patjetër gjithmonë drejt vetes njerëz të sinqertë e të përmbajtur. Për të ringjallur mësimet e vërteta të Islamit, në këtë kohë, Allahu dërgoi Mesihun e Premtuaras në shërbim të Profetit të shenjtësa dhe kështu Xhemati i tij praktikon dhe përhap mesazhin e vërtetë të Islamit.

Më lejoni t’ju bëj të qartë se askush nuk mund të pohojë me të drejtë se Islami i vërtetë nuk mund të integrohet në ndonjë shoqëri. Islami i vërtetë është ai që përhap drejtësinë e mirësinë dhe shmang të gjitha format e ligësisë dhe të së keqes. Islami i vërtetë mëson muslimanët që të ndalin të keqen dhe dhunën kudo që ato ekzistojnë. Pra, jo vetëm që nuk mund të ngrihet pyetja e mosintegrimit të Islamit në ndonjë shoqëri të caktuar, përkundrazi Islami i vërtetë natyrshëm tërheq shoqërinë drejt vetes, tamam si një magnet. Islami thotë që njeriu nuk duhet të përpiqet për paqe duke e dëshiruar atë vetëm për vete, por duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të përhapur paqe e harmoni te të tjerët në atë masë që e dëshiron edhe për vete. Ky qëndrim vetëmohues është një mënyrë e vendosjes së paqes në botë. A ka ndonjë shoqëri që nuk vlerëson mësime të tilla dhe që nuk miraton një qasje të tillë? Padyshim, një shoqëri e mirë asnjëherë nuk do të dëshirojë që imoraliteti dhe ligësia të përhapen në të dhe gjithashtu, ajo asnjëherë nuk do të kundërshtojë që mirësia dhe paqja të shtrihen në të.

Kur vjen fjala për ta përkufizuar ‘mirësinë’, ka mundësi që të ketë diferencime në përkufizimin e saj nga një person fetar dhe nga një jo-fetar. Ndër aspektet e mirësisë dhe virtytit që tregon Islami, dy janë kryesoret, prej të cilave burojnë të gjitha mirësitë e tjera. Njëra është detyrimi ndaj Allahut të Plotfuqishëm dhe tjetra është detyrimi ndaj njerëzimit. Për sa i përket aspektit të parë, ekziston një dallim në përkufizimin e tij nga një person fetar dhe nga një jo-fetar, por në aspektin e dytë që ka të bëjë me detyrimin ndaj njerëzimit, nuk ekziston asnjë dallim. Detyrimet që njeriu ka ndaj Zotit kanë lidhje me adhurimin e Tij dhe të gjitha fetë udhëzojnë ndjekësit e tyre për to. Për sa u përket detyrimeve ndaj njerëzimit, këto ua mësojnë njerëzve edhe fetë, edhe shoqëria. Islami na mëson deri në thellësi e me detaje për të drejtat e njeriut, por është e pamundur që t’ju tregoj të gjitha mësimet e tij në kaq kohë. Megjithatë, do të përmend disa nga të drejtat e rëndësishme që u vendosën nga Islami, të cilat janë jetike që paqja të zhvillohet në shoqëri.integrimi - fjala e kalifit ne HamburgIslami mëson që duhet të respektoni ndjenjat e njerëzve të tjerë e të kujdeseni për to. Këtu përfshihen edhe ndjenjat fetare, edhe ndjenjat që njerëzit ushqejnë ndaj çështjeve të tjera shoqërore. Në një rast, për të mbrojtur emocionet fetare të një hebreu, Profeti i shenjtësa e përkrahu hebreun kur ky i fundit i raportoi për një debat që ishte zhvilluar midis atij dhe një muslimani. Për të mbrojtur ndjenjat e hebreut, Profeti i shenjtësa i bëri vërejtje muslimanit duke thënë se ai nuk duhet të pohonte se Profeti i shenjtësa kishte epërsi mbi Moisiunas, edhe pse ai e dinte se vetë ai kishte sjellë Librin që sot është kodi përfundimtar ligjor. Në këtë mënyrë, Profeti i shenjtësa u kujdes për ndjenjat e të tjerëve dhe vendosi paqe në shoqëri.

Një tjetër mësim madhor i Islamit kërkon që t’i jepen të drejtat njerëzve të varfër e të shkretë. Për ta arritur këtë, ai mëson që njerëzit duhet të krijojnë mundësi, përmes të cilave, jetesa e shtresës së varfër të shoqërisë të mund të përmirësohet. Ne duhet të përpiqemi që të ndihmojmë të pamundurit me vetëmohim dhe asnjëherë e në asnjë mënyrë nuk duhet t’i shfrytëzojmë ata. Fatkeqësisht, në shoqërinë e sotme, kur krijohen mundësi dhe projekte gjoja për të ndihmuar njerëzit në nevojë, shpesh herë ato bazohen mbi një sistem të kredisë, ku u kërkohet të shlyejnë interesin. Për shembull, për të mbështetur studentët që ata të mbarojnë studimet e tyre, u jepen borxhe, ose njerëzit marrin kredi për të filluar bizneset e tyre, por u duhen vite, madje edhe dekada për t’i shlyer ato. Ka mundësi që edhe pas disa vitesh mundimi, për shkak të grevave apo të ndonjë krize ekonomike, ata mbeten aty ku ishin në fillim, ose ka shumë mundësi që të përfundojnë në një gjendje akoma më të rëndë financiare. Kemi dëshmuar dhe dëgjuar për raste të panumërta të kësaj natyre gjatë viteve të fundit, kur shumë vende të botës u pllakosën nga një krizë financiare.

Një akuzë që zakonisht bëhet kundër Islamit është që ai nuk e trajton femrën në mënyrë të drejtë ose të barabartë. Por, kjo akuzë është pa bazë e pa kriter. Islami i ka dhënë gruas dinjitet dhe nder dhe në lidhje me këtë do t’ju jap një a dy shembuj. Në një kohë kur gruaja konsiderohej vetëm si pronë ose plaçkë, Islami i dha të drejtën për t’u divorcuar nga bashkëshorti nëse ai e keqtrajton atë, një e drejtë e cila vetëm në shekullin e fundit u vendos në vendet e zhvilluara të botës. Përveç kësaj, Islami i dha gruas edhe të drejtën e trashëgimisë, në një kohë kur ajo as nuk mund të imagjinonte dot për ndonjë status apo vlerë për vete. Edhe kjo e dejtë, gruas evropiane iu dha relativisht vonë.

Islami gjithashtu na kujton se edhe fqinji ka të drejtën e tij. Kurani jep udhëzime të detajuara për të përcaktuar se cilët janë fqinjët tuaj dhe çfarë janë të drejtat e tyre. Sipas Islamit, fqinji është edhe ai që ulet bashkë me ju, që ka shtëpi pranë shtëpisë suaj, të cilin mund ta njihni apo jo. Sipas Islamit, fqinjësia përfshin dyzet shtëpi përreth jush. Po ashtu, në kategorinë e fqinjëve përfshihen edhe ata me të cilët ju udhëtoni dhe si të tillë jeni të porositur të kujdeseni edhe për ta. Kjo e drejtë ishte theksuar kaq shumë, saqë Profeti i shenjtësa priste që fqinji do të shpallej si trashëgimtar i rregullt. Në fakt, Profeti i shenjtësa ka shkuar deri atje saqë tha se nëse fqinji i një personi nuk është i sigurt nga ai, ai nuk është besimtar ose musliman.

Një tjetër porosi e Islamit kërkon që të gjitha palët të ndihmojnë e të mbështesin njëra-tjetrën për mirëqenien e të tjerëve dhe për të përmbushur detyrën për të ndihmuar të dobëtin e të lënduarin, që të ngrenë statusin e tyre. Për t’i përmbushur këto mësime dhe për të luajtur rolin e tij, Xhemati Musliman Ahmedia mundëson arsimin fillor e të lartë në vendet e varfra e të prapambetura. Ne ndërtojmë dhe drejtojmë shkolla, japim bursa për arsimin e lartë, në mënyrë që ata që janë të privuar, të mund të aftësohen e të ngrihen me këmbët e tyre.

Një tjetër porosi e Islamit është që ju duhet të përmbushni të gjitha betimet dhe marrëveshjet tuaja. Kjo përfshin të gjitha premtimet që bëni me njëri-tjetrin dhe gjithashtu, që një musliman ta përmbushë patjetër edhe betimin e besnikërisë që bën edhe ndaj vendit të tij si qytetar. Kjo është ajo për të cilën kam folur pak më herët.

Këto ishin vetëm disa pika që ju tregova për të demonstruar se Islami është një fe me shumë dhembshuri e dashuri. Është për të ardhur shumë keq që ashtu siç Islami mëson dhe këshillon për paqe në botë, me po aq forcë, armiqtë e Islamit ose ata që janë në padijeni për mësimet e tij të vërteta, ngrenë akuza të pabaza kundër tij. Siç e thashë, në këtë epokë, Xhemati Musliman Ahmedia paraqet dhe përhap mesazhin e vërtetë të Islamit. Në dritë të kësaj, do t’u bëja kërkesë atyre që ngrenë akuza kundër Islamit, duke u bazuar në veprimet e një pakice të muslimanëve, le t’i marrin në pyetje e t’u kërkojnë llogari autorëve, por ata nuk kanë të drejtë të përdorin shembuj të tillë të padrejtë për të shpifur për Islamin dhe për të diskredituar mësimet e tij të vërteta.

Nuk duhet të mendoni se mësimet e Islamit janë të rrezikshme dhe kërcënim për Gjermaninë apo për ndonjë vend tjetër. As nuk duhet të shqetësoheni duke menduar se a mund të integrohet një musliman në shoqërinë gjermane apo jo. Siç e kam thënë më herët, një veçori e Islamit është që ai u mëson muslimanëve të adoptojnë të gjitha mësimet e mira, andaj nuk ka asnjë dyshim në faktin se muslimanët mund të integrohen e të jetojnë në cilëndo shoqëri. Nëse dikush bën diçka kundër kësaj, ai është musliman vetëm me emër, e jo ndjekës i mësimeve të vërteta të Islamit. Padyshim, nëse muslimanëve u thuhet të bëjnë diçka që nuk është e drejtë ose diçka që shpërfill udhëzimet e Kuranit Famëlartë që kanë të bëjnë me parimet e modestisë dhe me shenjtërinë e fesë, ose të veprojnë kundër drejtësisë, ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, çështje të tilla nuk lidhen me integrimin, por në fakt, ato kanë lidhje me lirinë fetare të gjithsecilit.integrimiShkelja e lirisë fetare është një çështje, kundër së cilës ngrihen jo vetëm muslimanët, por të gjithë njerëzit e sinqertë e të përmbajtur. Gjithë flasin e deklarojnë hapur kundër saj se asnjë qeveri apo shoqëri nuk duhet të ndërhyjë në të drejtat personale të fesë. Lutja ime është që Gjermania dhe çdo vend tjetër që është bërë shtëpi e njerëzve të shtetësive dhe kulturave të ndryshme, të tregojë standardet më të larta të tolerancës dhe respektit për ndjenjat dhe emocionet e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, ata të bëhen model për të tjerët për të treguar dashuri të ndërsjellë, dhembshuri dhe paqe. Kjo do të bëhet një mjet për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme të botës, në mënyrë që bota të shpëtojë nga shkatërrimi, drejt të cilit ajo po shkon për shkak të një mungese totale të tolerancës së ndërsjellë.

Kërcënimi i shkatërrimit të llahtarshëm përhijon mbi ne dhe për të shpëtuar nga ai, çdo vend e çdo individ, qoftë fetar apo jofetar, ka nevojë të hedhë hapa në mënyrë shumë shumë të kujdesshme. Uroj që çdo person kudo që jeton në botë, të arrijë ta kuptojë këtë realitet. Në fund, do të doja t’ju falënderoja edhe një herë që ndatë kohën për të ardhur këtu e për të dëgjuar fjalën time. Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Shumë faleminderit!

Image Courtesy: NemoralisLiscence Creative Commons