Çfarë kërkon ringjallja e Islamit? | Xhemati Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
Kurani i madherishem

Njerëzit e botës që kanë mendime të errëta dhe që këmbëngulin në imagjinatat e tyre të vjetra, nuk do ta pranojnë atë, por shumë shpejt koha do t’ua tregojë gabimin. “Në botë erdhi një alarmues dhe bota nuk e pranoi atë, por Zoti do ta pranojë dhe do të shfaqë vërtetësinë e tij me sulme shumë të fuqishme”. Kjo nuk është thënie e njeriut, por shpallje e Allahut të Lartësuar dhe fjalë e Zotit të Madhërishëm. Dhe jam i bindur që ditët e këtyre sulmeve janë afër. Por këto sulme nuk do të bëhen me shpatë e me sëpatë. Nuk do të ketë nevojë për shpata dhe pushkë.

Ndihma e Zotit të Madhërishëm do të zbresë me armatime shpirtërore dhe do të bëhet një luftë e fortë me çifutët. Kush janë ata? Janë njerëzit adhurues të formës që ndoqën unanimisht hapat e hebrenjve. Shpata qiellore e Allahut do t’i ndajë dysh të gjithë këta, aq sa do të zhduket natyra çifute.

Çdo dexhall mbulues i së vërtetës, adhurues i botës, njësy që nuk e ka syrin e besimit, do të vritet nga shpata e argumentit therës. E vërteta do të fitojë dhe Islamit edhe një herë do t’i vijë ajo ditë pranverore dhe e ndritshme, që i pati ardhur në kohët e kaluara dhe ai diell edhe një herë do të ngrihet me gjithë shkëlqimin e tij si në të kaluarën.

Por, jo ende. Duhet që qielli ta ndalë ngritjen e tij, derisa zemrat tona të bëhen gjak nga mundimi dhe vetëflijimi, derisa ne të humbasim gjithë rehatinë tonë për hir të shfaqjes së tij dhe të pranojmë të gjitha çnderimet për nderin e Islamit. Ringjallja e Islamit kërkon një shpërblesë prej nesh. Çfarë është ajo? Është “vdekja”(1) jonë në këtë rrugë. Pikërisht në këtë “vdekje” bazohen jeta e Islamit, jeta e muslimanëve dhe manifestimi i Zotit të Gjallë. Dhe pikërisht kjo është ajo që me fjalë të tjera quhet Islam.

LEXONI EDHE


  1. “Vdekja” këtu nënkupton nënshtrimin e plotë ndaj Islamit, dedikimin e jetës dhe përpjekjen e palodhur nën udhëheqjen e Imamit të kohës. Vdekja këtu kurrsesi nuk nënkupton vdekje fizike, vetëvrasje, etj.. (Redaksia)
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp