Përshkrim i librit
Libri “Fitorja e Islamit” është shkruar në gjuhën urdu në fillim të vitit 1891. Në këtë libër, Hazret Mirza Ghulam Ahmedias, Mesih i Premtuar, Imam Mehdi, tregon se profecia e Profetit Muhammedsavs se umeti i tij do të kishte ngjashmëri të plotë me umetin e Musaitas, u përmbush. 14 shekuj pas Profetit Muhammedsavs, muslimanët janë njësoj sikur hebrenjtë e shekullit 14-të pas Hazret Musaitas. Gjithashtu tregon se Islami është sulmuar nga çdo anë, nga njerëzit e feve të tjera, e nga ata që nuk besojnë në asnjë fe. Në një kohë të tillë, Zoti i Madhërishëm e mbajti premtimin dhe e dërgoi atë si Mesih të Premtuar, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe profecinë e rishfaqjes së Hazret Isaitas. Pra, ashtu siç hebrenjtë patën Mesihun e tyre në një situatë të caktuar e 14 shekuj pas Hazret Musaitas, në të njëtën situatë e pas po aq periudhe kohore mbas Profetit Muhammedsavs, Zoti u dërgoi muslimanëve Mesihun e tyre. Autori gjithashtu tha se Hazret Isaias ndërroi jetë si të gjithë profetët e kaluar dhe ardhja e tij e dytë ishte një metaforë për shkak të ngjashmërisë së kohës dhe të situatës.
Në këtë libër, nën udhëzimin e Zotit të Madhërishëm, Hazret Mesihu i Premtuaras tregon ardhjen e tij në një epokë të errët për nevojën e një reforme njerëzore nëpërmjet ringjalljes së Islamit si feja e vërtetë dhe vendos pesë degë për funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti madhor, duke bërë zbatimin praktik të thënies Kuranike, pra, të bërjes së xhihadit me Kuran. Ai gjithashtu u bëri thirrje muslimanëve që të dilnin dhe të bënin çdo sakrificë për ta mbështetur Xhematin e vendosur prej Zotit të Lartësuar.