Gjendja e sotme e shoqërisë njerëzore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
deshperimi gjendja e shoqerise

Fitorja e Islamit, lajm i mirë i manifestimit të veçantë të Zotit të Lartësuar
dhe thirrje drejt rrugëve të Tij
dhe drejt mënyrave për të gjetur mbështetjen e Tij

O Zoti im! Fry shpirt të bekuar në këtë vepër timen dhe bëj që zemrat e njerëzve të anojnë nga ajo!

O lexues! Zoti jua mbrojttë botën dhe besimin! Sot ky modest, pas një kohe të gjatë, ju tërheq vëmendjen për një çështje të rëndësishme që ka lidhje me ndërmarrjen hyjnore që Zoti i Lartësuar më ka dhënë mua për mbështetjen e Islamit.

Në këtë libër, të nderuar lexues, do të doja t’ju tregoja me gjithë mundësinë time të të shprehurit që Zoti i Lartësuar më ka dhuruar, rëndësinë e këtij Xhemati dhe nevojën për ta mbështetur këtë ndërmarrje, në mënyrë që të lirohem nga detyra e thirrjes, me të cilën jam i ngarkuar. Andaj, me shpalosjen e kësaj teme, nuk më intereson aspak se çfarë ndikimi do të shkaktojë ky shkrim te zemrat e njerëzve. I vetmi qëllim është që ta kryej siç duhet detyrën time dhe t’ju përcjell mesazhin me të cilin jam i ngarkuar. Përcjelljen e tij e kam detyrë të pashmangshme. Njerëzit në daç ta dëgjojnë me pëlqim, në daç ta shohin me përçmim a neveri; në daç të më mirëkuptojnë, në daç të më paragjykojnë:

 çështjen time ia dorëzoj Allahut dhe Allahu i sheh mirë robërit.

Do të shkruaj sa vijon temën që ju kam premtuar më sipër:

O kërkimtarë të së vërtetës dhe të dashuruar të sinqertë të Islamit! Le të keni të qartë që koha në të cilën ne jetojmë, është një kohë kaq e errët, saqë janë ngatërruar fort të gjitha çështjet, si ato të besimit, ashtu edhe ato të veprimit. Një furtunë e rrufeshme e humbjes dhe e devijimit po fryn nga çdo anë. Ajo gjë që quhet besim, është zëvendësuar me disa fjalë që pohohen vetëm gojarisht dhe ato gjëra që quhen vepra të mira, janë cilësuar me dogma ose teprime dhe punë të shtira, ndërsa mirësia e vërtetë është lënë në errësim të plotë.

Edhe filozofia dhe shkenca e kësaj kohe është bërë kundërshtare e përbetuar e aftësive shpirtërore. Ndikimet e saj i tërheqin dijetarët e vet drejt errësirës. Ato vënë në lëvizje lëndën helmuese dhe e zgjojnë djallin e përgjumur. Ata që zotërojnë këtë shkencë e filozofi shpesh shfaqin një shpërfillje të tillë ndaj besimit, saqë parimet e caktuara të Zotit të Madhërishëm, agjërimin, namazin dhe mënyrat e tjera të adhurimit fillojnë t’i shohin me nënçmim dhe tallje. Shpesh edhe në zemrat e tyre nuk vihet re ndonjë vlerë a rëndësi për qenien e Zotit të Madhërishëm, madje shumica prej tyre marrin ngjyrë mosbesimi, mbushen me frymën ateiste dhe, duke vazhduar të quhen bij të muslimanëve, bëhen armiq të besimit. Shumica e studentëve, pa dalë nga universitetet, duke i përfunduar studimet e tyre, dalin nga besimi dhe nga dhembshuria ndaj besimit.

Ju përmenda vetëm një degë të kohës së sotme, të mbushur me “frutat” e devijimit. Ka qindra degë të tjera, të cilat nuk janë më të vogla se kjo. Në të gjithë botën në përgjithësi, vërehet se sinqeriteti dhe besnikëria kanë rënë, për të mos thënë se janë zhdukur fare. Mashtrimi dhe pabesia për të fituar botën, kanë kaluar çdo kufi. Më i djallëzuari konsiderohet si më i afti.

Po rriten e përhapen lloj-lloj padrejtësish, pabesish, mëkatesh, tradhtish, mashtrimesh, gënjeshtrash, dinakërish më të avancuara, komplotesh plot lakmi, karakteresh plot ligësi dhe urrejtjesh e grindjesh të pamëshira deri në fund. Ka shpërthyer një furtunë ndjenjash kafshërore. Njerëzit sa më shumë që tregojnë shkathtësi në këto dije dhe në këto ligje të sotme, aq më shumë varfërohen nga cilësitë e mira dhe nga cilësitë njohëse të të mirave, gjithashtu u pakësohen edhe druajtja, turpi, frika ndaj Zotit dhe sinqeriteti, që janë veti të natyrës njerëzore.

Nga ana tjetër, edhe mësimet e të krishterëve po përgatisin tunele për të hedhur në erë të vërtetën dhe ndershmërinë. Dhe të krishterët, sa herë që gjejnë vend dhe mundësi, përdorin gënjeshtrën dhe shpifjen deri në imtësi për ta asgjësuar Islamin. Ata po sajojnë receta ngashënjyese nga më të rejat dhe mënyra devijuese nga më të avancuarat që ta fyejnë njeriun e përsosur, i cili është krenaria e të gjithë të shenjtëve, kurora e të gjithë të afërmve ndaj Zotit dhe prijësi i të gjithë profetëve të dëlirë. Aq saqë me plot djallëzi, ata tregojnë pamje të sajuara e të shëmtuara të Islamit dhe të udhëheqësit të dëlirë të Islamit nëpër teatro e shfaqje. Ata kanë përdorur gjithë ligësinë e tyre që nëpërmjet teatrit, të përhapin shpifje dhe trillime për t’i hedhur baltë Islamit dhe Profetit fisnik.

LEXONI EDHE

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp