Lutja e namazit të xhenazes - Duaja e xhenazes
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
xhenazja varreza namazi

Lutja e namazit të xhenazes – Duaja e xhenazes

Hazret Ebu Hurejrah r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në xhenaze bënte këtë lutje:

duaja e xhenazesO Allah! Fale të gjallin dhe të vdekurin tonë, të pranishmin dhe të papranishmin tonë, të voglin dhe të madhin tonë, mashkullin dhe femrën tonë. O Allah! Këdo që të lësh gjallë nga ne, mbaje gjallë në Islam dhe kujtdo që t’ia marrësh shpirtin nga ne, merrja shpirtin në iman. O Allah! Mos na moho nga shpërblimi i këtij të vdekuri dhe mos na sprovo pas tij.[1]

(Nëse xhenazja është femër, do të ndryshojë gjinia e përemrit në dy fjalitë e fundit, gjegjësisht: “tavafejtaha”, “fatavafaha”, “axhirha” dhe “ba’daha”.

Xhenazja e fëmijëve – Lutja e xhenazes së të miturit

Sipas Hazret Imam Hasan Ibni Aliut r.a., në xhenazen e të miturit, pas sures El-Fatiha, bëhet kjo lutje:

duaja e xhenazesO Allah! Bëje këtë fëmijë për ne të parë, prijës, thesar, shpërblim, ndërmjetësues dhe të pranuar si ndërmjetësues.[2]

Në rastin e gjinisë femërore, fjalët arabe janë: “ixh’elha” dhe “safieten mushfieten”.

Lutja kur varros të vdekurin

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur varroste ndonjë të vdekur, bënte këtë lutje:

duaja e xhenazes(1) Me emrin e Allahut, me ndihmën e Allahut dhe për popullin e të Dërguarit të Allahut!

(2) Me emrin e Allahut, me ndihmën e Allahut dhe për praktikën e të Dërguarit të Allahut![3]

Duaja kur viziton varrezën

Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur vizitonte varrezën, thoshte këto fjalë:

duaja e xhenazes - varrezëPaqja qoftë mbi ju, o banorët e shtëpisë (së ahiretit) prej besimtarëve e prej muslimanëve. Ne, në dashtë Allahu, do t’ju bashkohemi juve. Ju kemi prijës e ne jemi ndjekësit tuaj. I kërkoj Allahut mbarësi për ne dhe për ju.[4]


[1]. Tirmidhiu dhe Ebu Daudi, Kitabul-xhenaiz, bab ma jekulu fis-salati alel-mejit; Kitabud-dua, lit-Tibrani, vëll. 3, f. 1351.
[2]. Buhariu, Kitabul-xhenaiz, bab jukrau Fatihatul-kitab, alal-xhenaza; Eunul-ma’bud, Sharh Ebu Daud, Kitabul-xhenaiz, bab ed-dua lil-mejit.
[3]. Tirmidhiu, Kitabul-xhenaiz, bab ma jekulu idha adkhalal-mejit.
[4]. Nisai, Kitabul-xhenaiz, bab el-amr bil-istigfari lil-mu’minin.

 

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp